Lajmet

Xhakartë: Protestuesit djegin flamurin suedez pas djegies së Kuranit nga politikani danez

Rasmus Paludan shkatërroi librin e shenjtë mysliman në Stokholm para disa ditësh jashtë ambasadës turke.

Published

on

Protestuesit u mblodhën jashtë ambasadës suedeze në Xhakarta, Indonezi, të hënën për të demonstruar kundër djegies së librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, nga një politikan danez i ekstremit të djathtë.

Rasmus Paludan shkatërroi librin e shenjtë mysliman në Stokholm para disa ditësh jashtë ambasadës turke.

Djegia dhe protesta të tjera kanë çuar në një grindje të madhe diplomatike midis Suedisë dhe Turqisë.

Suedia ka nevojë për miratimin e Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n — diçka që tani është në rrezik.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij mund të miratojë ofertën e Finlandës, por jo edhe atë të Suedisë.

Protesta të tjera kundër Suedisë janë zhvilluar edhe në Pakistan, Irak, Iran, Afganistan dhe Liban këtë muaj.

Ambasada suedeze në Xhakartë tha se djegia nuk pasqyron opinionin e qeverisë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë indoneziane që jo vetëm ta dënojë këtë, por gjithashtu të bashkohet në bojkotimin e gjithçkaje suedeze”, tha një protestues në Xhakartë, Wati Salam.

“Ajo që bënë ata [suedezët] ishte një fyerje ndaj shkrimit tonë të shenjtë”, tha një tjetër, Junaedi Abdilla.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n.

Turqia paralajmëruar Suedinë që në mënyrë specifike të distancohet nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Grupi konsiderohet si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE.

Suedia ka bërë ndryshime ligjore që i lejojnë asaj të bëjë ligje më të ashpra anti-terror të kërkuara nga Turqia.

Qeveria ka hequr gjithashtu një ndalim për shitjen e pajisjeve ushtarake në Turqi, që ishte në fuqi që nga ndërhyrja ushtarake e Ankarasë në Siri në vitin 2019.

Por Turqia u zemërua kur një figurë e presidentit turk u var nga grupet kurde në Stokholm në janar.

Turqia më pas anuloi një vizitë të planifikuar në vend nga ministri suedez i mbrojtjes, në kohën e djegies së Kuranit.

Atë kohë, shpresohej se udhëtimi mund të zgjidhte kundërshtimet e Ankarasë ndaj ofertës së Suedisë në NATO.

Qeveria turke e përshkroi djegien e Kuranit si një “akt të ndyrë” dhe tha se vendimi i qeverisë suedeze për të lejuar vazhdimin e protestës ishte “plotësisht i papranueshëm”.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, leja që Paludan mori nga policia thoshte se demonstrata e tij ishte kundër Islamit dhe, siç e quajti ai, përpjekjen e presidentit turk Tajip Erdogan për të ndikuar në lirinë e shprehjes në Suedi./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara