Sport

Xhaka në qendër të polemikave, eksperti i referimit mbron vendimin e gjyqtarit

Published

on

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndaj Kanadasë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të pas një incidenti gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Xhaka tentoi të ekzekutonte një ndërprerje, por nuk e goditi topin dhe në të njëjtin moment pati kontakt me sulmuesin kanadez Cyle Larin. Gjyqtari brazilian Ramon Abatti vendosi të ndëshkojë me karton të verdhë të dy lojtarët, pasi edhe Larin nuk kishte respektuar distancën e kërkuar gjatë ekzekutimit të goditjes së lirë.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, la të kuptohet se situata mund të ishte interpretuar ndryshe nga gjyqtari. Megjithatë, ish-gjyqtari i njohur zviceran dhe eksperti i referimit, Urs Meier, e mbështeti plotësisht vendimin e arbitrit.

“Kartoni i verdhë për të dy lojtarët ishte vendimi i duhur. Edhe unë do të veproja njësoj”, deklaroi Meier për mediat zvicerane.

Pavarësisht këtij episodi, Zvicra triumfoi ndaj Kanadasë dhe siguroi vendin e parë në grup, duke avancuar me sukses në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara