Lajmet

Xhaferi: RMV me kryeministër shqiptar para zgjedhjeve,

Xhaferi vlerëson se situata aktuale është shumë e volitshme për palën shqiptare.

Published

on

Në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar me ose pa qeveri teknike.

Kështu deklaron kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë një interviste për Euronews Albania.

Xhaferi vlerëson se heqja e qeverisë teknike duhet të bëhet me konsensus mes të gjitha partive politike në Parlament.

Në Maqedoni të Veriut ka një procedurë të veçantë për zgjedhjet parlamentare. Ato organizohen gjithmonë nga një qeveri teknike që krijohet 100 ditë para zgjedhjeve. Por, aktualisht ka debate mes partive politike, për ta shfuqizuar krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve.

I pyetur lidhur me Ballkanin e Hapur, kryetari i Kuvendit tha se është vazhdim i procesit të Berlinit, por mungesa dhe skepticizmi i tre shteteve e bën atë jo të plotë. Ai u shpreh se çështja e përfshirjes së Kosovës në këtë proces, varet edhe nga bisedimet me Serbinë.

“Ky proces nuk do të jetë i plotë nëse nuk janë të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor të kyçur në atë proces”, tha ai.

Lidhur me veton Bullgare që ka bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, Xhaferi beson se këto dy shtete do të ecin së bashku, pavarësisht rrethanave pasi kjo është pjesë e një strategjie të BE-së që ka ndarë tre çifte shtetesh që duan të integrohen.

“Çështja e pakos RMV-Shqipëri nuk është çështje që varët nga vendimi i veto-s, është strategji e aktiviteteve të institucioneve të unionit europian”, u shpreh ai.

Sa i përket fuqisë vendimmarrëse të shqiptarëve në shtet, Xhaferi vlerëson se situata aktuale është shumë e volitshme për palën shqiptare pasi edhe në Qeveri por edhe me mandate deputetësh kanë shumë më shumë numra.

Continue Reading

Lajmet

Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë, ku në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.

“Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët”, tha Hajdari.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi./S.K/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Bislimi priti në takim Jiri Plecity, diskutuan rreth integrimit të Kosovës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Së bashku diskutuan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri theksoi se është me rëndësi ratifikimi në Kuvend i marrëveshjeve rreth Planit të Rritjes në mënyrë që të krijohen kushtet për lirimin e fondeve të destinuara për Kosovën. Ai shtoi se Kosova ishte vendi i parë që aprovoi agjendën e reformave.

Në vijim, foli rreth nevojës për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga ana e shtetit tonë.

Shefi i Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, po qëndron në vendin tonë ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./EO

Continue Reading

Lajmet

Të hënën mbahet Konventa e PDK-së ku shpallet kryetari i ri, Krasniqi thotë se e preferon Bedri Hamzën

Published

on

By

Të hënën do të mbahet Konventa e PDK-së e ku do të shpallet Kryetari i ri, raporton Ekonomia Online. Këtë e bërë të ditur Memli Krasniqi në konferencën për media, pasi dha lajmin e vendimit të tij për t’u dorëhequr nga pozita.

Sot, si një thirrje prej zemrës, dua të ftoj të gjithë që të bashkohemi dhe të jemi më të bashkuar se kurrë më parë, sepse PDK-ja e ka për detyrë t’i dalë zot vendit. Kosova sot po përballet me një sfidë stagnimi, dhe vendi ka nevojë për një udhëheqje të vërtetë një udhëheqje që vetëm PDK-ja mund ta ofrojë.  PDK-ja ka shumë energji, shumë vullnet dhe shumë zemra që rrahin për Kosovën. Kjo është arsyeja pse unë besoj në një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Të dashur miq, sot, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, kam thirrur Konventën e Partisë, e cila do të mbahet të hënën, ku do të shpallet Kryetari i ri. Në fund, dua t’ju them një faleminderit të madh qytetarëve, votuesve dhe ekipit tim të jashtëzakonshëm”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

​Atentat në Rinas, 10 plumba në trupin e punonjësit të AMP

Published

on

By

Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë.

40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani, raporton tch.

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to dy në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona./KP

Continue Reading

Të kërkuara