Sport

Wijnaldum: “Nëse ka racizëm do ta braktisi fushën, nuk jam i lumtur me shortin”

Published

on

Wijnaldum thotë se nuk është i lumtur me shortin, derisa foli edhe për racizëm, që është shpeshtuar kohëve të fundit. Në rundin tjetër të Euro 2020, Holanda sfidon Çekinë, skuadër e lehte në letër, por mesfushori i PSG-së thotë se në fushë po ndodh e kundërta.

Georgine Wijnaldum luan në mesfushë, por një gjë e tillë nuk e ka penguar kapitenin e Holandës të shënojë tre gola në takimet e grupeve dhe të jetë për momentin golashënuesi më i mirë i kombëtares tulipane.

Holanda e mbylli aventurën në grupin C me pikë të plota dhe të dielën do të sfidojë Çekinë në “Puskas Arena” të Budapestit për një biletë në çerekfinalet e Euro 2020.

Edhe pse në letër Çekia duket kundërshtar i lehtë për Holandën, Wijnaldumi nuk është i lumtur me shortin.

Ai foli edhe për racizëm, që është shpeshtuar kohëve të fundit. Mesfushori i PSG-së tha qartë se nëse me të ndodh diçka e tillë gjatë një ndeshje, pa u menduar dy herë do të lërë fushën.

“Nuk mund të them që jam i lumtur me shortin, por mund të na shkonte edhe më keq. E pamë të gjithë se çfarë ndodhi në ndeshjen Gjermani-Hungari. Na pret një rrugëtim i mirë përpara, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një nëse duam të fitojmë Euro 2020”, deklaroi ai.

“Racizmi? UEFA duhet të na mbrojë, duhet të ndalohen ndeshjet nëse ndodhin skena të tilla. Një përgjegjësi e tillë nuk duhet të bjerë mbi lojtarët, por nuk e përjashtoj braktisjen e fushës. Gjithsesi, shpresoj të mos jetë i nevojshëm gjesti im”.

Sport

Xhaka rikthehet dhe udhëheq Sunderlandin drejt objektivit të sezonit

Published

on

By

Sunderland A.F.C. ka arritur objektivin kryesor për këtë edicion në Premier League, duke siguruar 40 pikë pas fitores 1:0 në udhëtim ndaj Leeds United F.C..

Grumbullimi i 40 pikëve ishte synimi i vendosur në fillim të sezonit, shifër që zakonisht konsiderohet e mjaftueshme për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez. Pas 29 xhirove, Sunderland pozicionohet i qëndrueshëm në mesin e tabelës.

Kapiteni i skuadrës, Granit Xhaka, u aktivizua nga minuta e 56-të, duke u rikthyer gradualisht pas një lëndimi që e la jashtë për pesë ndeshje. Pas përfundimit të takimit, Xhaka u shpreh për TNT Sports.

“Synimi ynë ishte 40 pikë. Tani që e kemi arritur, duam më shumë sepse uria është e madhe. Duhet të qëndrojmë modestë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.”

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e skuadrës si kolektiv, duke veçuar kontributin e Luke O’Nein dhe karakterin e treguar nga të gjithë lojtarët, pavarësisht mungesave të rëndësishme në ekip.

Paraqitja e Sunderlandit u vlerësua edhe nga mediumi prestigjioz BBC, i cili theksoi ndikimin e menjëhershëm të Xhakës në lojë. Sipas BBC-së, skuadra u përmirësua dukshëm pas hyrjes së mesfushorit, duke e cilësuar atë si transferimin me ndikimin më të madh këtë sezon falë përvojës dhe lidershipit të tij.

Deri në përfundim të sezonit në Premier League kanë mbetur edhe nëntë xhiro, ndërsa Sunderland synon të vazhdojë formën pozitive dhe të ngjitet edhe më lart në renditje.

Continue Reading

Sport

Merr fund aventura e Barcelonës në Copa del Rey

Published

on

By

FC Barcelona është eliminuar nga Copa del Rey, pavarësisht fitores 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.

Skuadra katalanase zhvilloi një paraqitje të fuqishme dhe arriti të shënojë tre gola, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 0-4 nga ndeshja e kaluar. Barcelona kishte nevojë për të paktën pesë gola për të siguruar kualifikimin, por rrugëtimi i saj në kupë u mbyll këtu.

Golat për Barcelonën u realizuan nga Bernal në minutën e 29-të dhe 72-të, ndërsa Raphinha shënoi në minutën e 45+5, duke ndezur shpresat e tifozëve për një rikthim spektakolar. Megjithatë, diferenca e ndeshjes së parë rezultoi vendimtare.

Përkundër përpjekjes dhe dominimit në këtë përballje, Barcelona i jep fund aventurës në Copa del Rey, ndërsa Atletico Madrid siguron finalen falë epërsisë së krijuar në takimin e parë.

Continue Reading

Sport

Dardanet mposhtin Gjibraltarin 6-0

Published

on

By

Përfaqësuesja e vajzave e Kosovës ka shënuar një fitore të thellë dhe shumë të rëndësishme ndaj Përfaqësueses së vajzave të Gjibraltarit, duke triumfuar me rezultat bindës 6-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Dardanet dominuan plotësisht nga minuta e parë deri në fund të takimit.

Kjo fitore dëshmon formën e shkëlqyer dhe përparimin e vazhdueshëm të ekipit kosovar në arenën ndërkombëtare. Vajzat e Kosovës treguan organizim të lartë në lojë, efikasitet në sulm dhe siguri në mbrojtje, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit.

Me këtë triumf të rëndësishëm, Kosova fiton pikë të vlefshme në grup dhe forcon pozitat në kualifikime, duke dhuruar gëzim për tifozët e futbollit të vajzave.

Continue Reading

Sport

Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit.

Sipas tij, në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare po zhvillohet takimi i planifikimit sportiv, ku po detajohet masterplani i objekteve. Ai theksoi se gjatë këtij procesi po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në kryeqytet.

Rama u shpreh se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por dëshmi se kryeqyteti është gati të performojë në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara