Kulturë

Walt Disney pezullon veprimtarinë në Rusi

Pavarësisht vendimit, Disney tha se do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj.

Published

on

Kompania Walt Disney njoftoi të enjten se ka pezulluar të gjitha bizneset në Rusi mes luftës në Ukrainë.

Vendimi përfshin licencimin e përmbajtjes dhe produkteve, aktivitetet e Disney Cruise Line, revistën dhe turnetë e National Geographic, prodhimet e përmbajtjes lokale dhe kanalet lineare, tha në një deklaratë konglomerati shumëkombësh amerikan i argëtimit dhe medias.

“Disa nga këto aktivitete biznesi ne mund dhe do t’i ndalojmë menjëherë. Të tjerat, të tilla si kanalet lineare dhe disa përmbajtje dhe licencime produktesh do të kërkojnë kohë duke pasur parasysh kompleksitetin kontraktual”, thuhet më tej në deklaratë.

Pavarësisht vendimit, Disney tha se do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj të organizatave joqeveritare për të ofruar ndihmë urgjente për refugjatët.

Kompania njoftoi më 28 shkurt se ka ndërprerë shfaqjen e filmave teatrale në Rusi për shkak të luftës së saj në Ukrainë dhe ka vënë nën shqyrtim pjesën tjetër të bizneseve të saj në vend./UBTNews/

Kulturë

Vazhdon java informuese për COOP 2026, sesioni i radhës në Prishtinë

Published

on

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se Desku i Evropës Kreative po vijon organizimin e javës së sesioneve informuese për thirrjen COOP 2026.

Sipas njoftimit, takimi i fundit është mbajtur në hapësirat e 7Arte në Mitrovicë, ndërsa sesioni i radhës pritet të zhvillohet në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Të interesuarit mund të marrin më shumë informacione për thirrjen përmes linkut të publikuar nga organizatorët, ndërsa afati për aplikim mbetet i hapur deri më 5 maj 2026.

Continue Reading

Kulturë

Shtëpia Shkollë e Herticëve drejt shndërrimit në muze

Published

on

Dje, drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, ka vizituar nga afër punimet në Shtëpinë Shkollë të Herticëve, një objekt me rëndësi të veçantë historike që dikur ka shërbyer si shkollë në zonën e Prishtinës.

Në këtë hapësirë po zhvillohet procesi i restaurimit, me synim shndërrimin e saj në muze. Projekti përbën një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke i dhënë jetë të re një ndërtese me vlera të spikatura për kryeqytetin.

Continue Reading

Kulturë

Pianistja Melisa Ibrahimi nderohet me dy tituj ndërkombëtarë në Spanjë

Published

on

Pianistja nga Kosova, Melisa Ibrahimi, është vlerësuar me dy tituj ndërkombëtarë nga World Piano Association Spain, duke shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj artistike në arenën evropiane.

Ibrahimi është nderuar me titujt “Award of Supreme Excellence” dhe “Artistic Ambassador of Kosovo – Spain”, të cilët i janë dhënë në shenjë vlerësimi për kontributin e saj artistik dhe përfaqësimin e Kosovës përmes muzikës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, pianistja ka theksuar se ndihet thellësisht e nderuar nga ky vlerësim, duke e cilësuar atë si një simbol të rëndësishëm të lidhjes kulturore mes Kosovës dhe Spanjës.

“Jam thellësisht e nderuar nga World Piano Association Spain me këtë titull prestigjioz. Ky vlerësim përfaqëson një simbol të fuqishëm të përfaqësimit të Kosovës në Spanjë, një urë e ndërtuar përmes muzikës, përkushtimit dhe pasionit të palëkundur,” ka deklaruar Ibrahimi.

Ajo ka shtuar se mbajtja e këtij titulli përfaqëson përgjegjësi për të vazhduar ndërtimin e një karriere ndërkombëtare dhe për të përfaqësuar vendin e saj me dinjitet në skenën artistike.

Pianistja ka shprehur mirënjohje për të gjithë mbështetësit dhe institucionet që e kanë përkrahur gjatë rrugëtimit të saj artistik në Spanjë prej tre vitesh, duke veçuar profesorin Giuseppe Devastato për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe z. Pierro për dorëzimin e çmimit.

Ky vlerësim konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e Melisa Ibrahimit, duke forcuar prezencën e artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike.

Continue Reading

Kulturë

103 vjet nga botimi i gazetës “Ora e Maleve” në Shkodër

Published

on

Më 15 prill 1923, në qytetin e Shkodrës nisi botimin gazeta e përjavshme “Ora e Maleve”, një nga botimet më me ndikim në jetën politike, shoqërore dhe kulturore të kohës.

Deri në vitin 2026, janë bërë plot 103 vjet nga dalja e numrit të parë të saj, duke e kthyer këtë gazetë në një pjesë të rëndësishme të historisë së shtypit shqiptar.

“Ora e Maleve” u shndërrua shpejt në një platformë të fuqishme mendimi, ku pasqyroheshin zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit, me theks të veçantë në rajonin e Shkodrës. Gjatë ekzistencës së saj, gazeta botoi 51 numra, deri në fund të vitit 1924.

Në faqet e saj shkruan figura të njohura si Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi, të cilët promovuan ide për një Shqipëri demokratike dhe kontribuan në formësimin e mendimit politik të kohës.

Gazeta luajti një rol të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit, duke u bërë njëkohësisht zëri i opozitës liberale. Ajo ndërthurte analizën serioze politike me elemente satire, duke kritikuar fenomenet negative si prapambetja dhe korrupsioni.

“Ora e Maleve” pasqyroi gjithashtu zhvillimet e vrullshme të vitit 1924, përfshirë edhe programin qeverisës të Fan Nolit, duke mbetur një dëshmi e rëndësishme e historisë shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara