Lajmet

VV, PDK, koalicioni AAK-NISMA ende nuk kanë dorëzuar listat në KQZ

Published

on

Subjektet politike kryesore në vend, me përjashtim të LDK-së, ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-NISMA- Konservatoërt-E30-Lista Ideal ende nuk kanë dorëzuar listat sipas afatit të paraparë, deri në orën 16:00, afat i cili nga KQZ-ja sot u shty deri në mesnatë.

LDK-ja ka dorëzuar listën në KQZ, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku në Facebook. KQZ më herët njoftoi se janë dhjetë subjekte politike që kanë dorëzuar listat sipas afateve, por në mesin e tyre nuk janë asnjë nga ato kryesore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se KQZ-ja ka zgjatur afatin, deri në orën 23:59 të ditës së sotme. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pasi janë larguar mediat.

Afati i aplikimit të subjekteve politike, ka përfunduar sot, por arsyeja pse është zgjatur, sipas njoftimit të Elezit është se “për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës.

Lajmet

Siguria në Kosovë, kreu i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve të NATO-s

Published

on

By

Komandant i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani priti sot në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

Kam vënë theksin në unitetin e përpjekjeve dhe qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Continue Reading

Lajmet

​Britania e Kosova, partnerë në luftimin e krimit

Published

on

By

Britania e Madhe dhe Kosova janë partnerë në luftimin e krimit, ka shkruar Ambasada britanike në Prishtinë.

Ambasada në një postim në rrjetin X ka njoftuar se sekretari i përhershëm britanik Simon Ridley diskutoi sot me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Doganës Agron Llugaliu mbi angazhimin e përbashkët për luftimin e krimit të organizuar transnacional.

Rritja e bashkëpunimit tonë e bën më të vështirë veprimin e kriminelëve”, shkruan ambasada.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 100 mijë kërkesa për azil nga sirianët janë në pritje nga BE-ja

Published

on

By

Agjencia e Azilit të BE-së (EUAA) njoftoi sot se mbi 100 mijë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare të dërguara nga sirianët në mërgim në BE janë duke u shqyrtuar në 27 shtete anëtare.

Në fund të tetorit janë regjistruar pak më shumë se 108.200 kërkesa në pritje për vendimin e parë dhe përveç kësaj, bëhet e ditur se kërkesat e refuzuara mund të ankimohen, tha i njëjti burim.

Këto të dhëna u publikuan në një kohë kur Gjermania, Italia, Suedia dhe Belgjika, njoftuan se po pezullonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga sirianët pas rënies së Bashar al-Assad.

Qe nga fillimi i luftës në Siri, mbi gjysma e popullsisë është larguar nga vendi ose 13 milionë njerëz, sipas UNHCR. Turqia, Libani, Jordania, Egjipti pranuan shumicën e gjashtë milionë refugjatëve sirianë, por shumë prej tyre u larguan në Evropë.

Gjermania ka pothuajse 800 mijë refugjatë sirianë, ndërsa Suedia është në vendin e dytë.

Belgjika thotë se rreth 35 mijë sirianëve u është dhënë mbrojtje në tokën e saj gjatë dekadës së fundit. Franca numëronte 45.600 refugjatë sirianë në vitin 2024. Të dy vendet thanë se po trajtonin rreth 4.500 kërkesa të reja për azil nga sirianë qe nga fillimi i këtij viti.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

Published

on

By

Pokurori i Shtetit ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, në orën 09:30.

Prokurori i Shtetit thirrje për dëshmitarin Albin Kurti në objektin e Prokurorisë Speciale më 16 dhjetor 2024, në ora 09:30, thuhet në dokumentin e publikuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në Facebook.

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

Continue Reading

Të kërkuara