Lajmet

VV-ja e bindur se do t’i fitojë zgjedhjet

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se po presin datën e zgjedhjeve, duke shtuar se brenda pak muajve Kosova do ta ketë Qeverinë e re.

Ajo është e bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, VV-ja në këtë fazë nuk ka shumë opsione për koalicione, vetëm se po presin bashkëpunim me Vjosa Osmanin.

“Ne po presim që të caktohet data e zgjedhjeve dhe në momentin që do të vendosim çka do të bëjmë në të ardhmen, do t’iu informojmë me kohë. Ne e kemi listën me të cilën dalim dhe e publikojmë. Tani për tani ne ende s’kemi vendosur dhe jemi duke e diskutuar brenda Lëvizjes. Në momentin kur ta kemi datën e zgjedhjeve, ne po presim aktgjykimin e gjykatës kushtetuese ta marrim ta shohim edhe të presim për datën kur do të caktohen. Ne definitivisht do t’i fitojmë këto zgjedhje. Tashmë qytetarët kanë vendosur. Ka kohë që kemi kërkuar që Kosova të ketë një Qeveri të re, për shkak se jemi në një situatë ku vendi nuk mund të vazhdojë më në këtë formë dhe duhet zgjedhje të reja të vijnë sa më parë. Ne kemi deklaruar deri më tani që nuk kemi shumë opsione. Po presim që Vjosa Osmani të deklarohet edhe për nismën e saj dhe të shohim se si bashkëpunojmë në të ardhmen. Tani për tani nuk kemi shumë opsione tjera”, deklaroi ajo.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e 21 dhjetorit rrëzoi Qeverinë e cila udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Kjo gjykatë vendosi se vota e deputetit Etem Arifi nuk është e ligjshme, prandaj konstatoi se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i datës 3 qershor 2020, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Lajmet

Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare

Published

on

Ndahet nga jeta kultivuesi i anekdotave, gojëdhënave dhe i trashëgimisë burimore shqiptare, Salih Zogiani.

Ai nuk ishte vetëm një autor, por një ruajtës i fjalës së urtë, i humorit dhe i mençurisë popullore, i cili me pasion të jashtëzakonshëm mblodhi dhe botoi thesaret më të çmuara të kulturës sonë.

Librat e tij, të pasur me anekdota dhe gojëdhëna të mrekullueshme, do të mbeten një dëshmi e përjetshme e përkushtimit ndaj traditës shqiptare, duke sjellë buzëqeshje dhe reflektim te lexuesit.

Trashëgimia që la pas nuk do të shuhet kurrë; në çdo faqe të veprave të tij do të jetojë zëri i ngrohtë dhe i dashur i Salih Zogianit, që na kujton kush jemi dhe nga vijmë. Kujtimi i tij i përjetshëm dhe fjala e tij e ëmbël do të mbeten burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.

Continue Reading

Lajmet

KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka themeluar Komisionin mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2025–2027.

Në këtë mbledhje, kryetare e komisionit është zgjedhur Erza Bajrami, ndërsa anëtarë janë emëruar Shkelzen Ibrahimi dhe Besim Kelmendi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, propozoi Bajramin për kryesuese të këtij komisioni, duke theksuar përvojën e saj në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Unë e njoh nga afër punën që ka bërë kolegia jonë, zonja Erza Bajrami. Ka qenë pjesë e njësisë për një kohë të gjatë që është marrë në njësinë për hulumtimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë, ku ka trajtuar lëndët e korrupsionit në kuadër të kësaj njësie, dhe është do të thotë e familjarizuar. Nuk do të thotë që edhe të tjerët nuk mund të kenë njohuri të tilla, por konsideroj se kjo mundet me qenë do të thotë edhe kryesuese e këtij komisioni, për shkak se duhet të jetë një anëtar i Këshillit”, është shprehur Gashi.

Në të njëjtën mbledhje, KPK shqyrtoi edhe vazhdimin e mandatit të dy anëtarëve të Komisionit për vlerësim të performancës së prokurorëve, Nazan Shero dhe Aleksandër Lumezi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se nuk ka bazë ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, por vetëm për rikonfirmimin e mandatit të anëtarëve aktualë.

“Nuk kemi bazë që të bëjmë zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe t’ua ndërprejmë atyre mandatin sepse komisioni ekziston sikurse ai në ligjin e vjetër edhe në ligjin e ri. Propozimi im ishte që këtyre dy anëtarëve aktualë që janë në këtë komision t’u vazhdojë dhe t’u rikonfirmohet mandati i tyre me zgjedhjen e anëtares së re të këtij komisioni”, tha ai.

Ndërsa anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, paraqiti kundërshtime duke theksuar nevojën për përbërje të re të komisionit.

“Reforma nuk nënkupton vetëm formën, por edhe përmbajtjen. Mendoj se janë tri baza që duhet të ofrohen në tërësi te komisioni. E para, në bazë të rregullores, propozimet duhet të vijnë nga kryeprokurorët e prokurorive. Në atë kohë, më 23 mars 2023, pas dorëheqjes së Qalajt, është caktuar Aleksandër Lumezi në këtë komision, pa u respektuar që duhet të priten nominimet nga prokuroritë themelore. Kjo është e para. Rregullorja parasheh obligimet e Komisionit që jo vetëm në zyrë të bëjnë vlerësime të performancës, por të dalin edhe në terren, në seanca. Sipas informacioneve që i kam, kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh ai. /Ekonomia Online/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në zonat urbane

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njxerr një vendim me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve bujqësore në rrugët publike të zonave urbane të Kryeqytetit.

Në kuadër të kësaj urdhërese, si mjete bujqësore që nuk lejohen për qarkullim janë motokultivatorët -multikultivatorët, makineritë e tjera të destinuara për punë bujqësore.

“Policia e Kosovës dhe Inspektorati Kryeqytetit do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në terren, ndërsa ndaj çdo shkeljeje do të ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin .

Komuna i ka bërë ftesë të gjithë qytetarët që të respektojnë këtë urdhëresë, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë në komunikacion.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonia e Veriut, 6 vjet pjesë e NATO-s

Published

on

Maqedonia e Veriut sot shënon gjashtë vjet nga anëtarësimi në NATO, pasi në këtë ditë në vitin 2020 u bë anëtarja e 30-të e aleancës. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e tij strategjike, i cili është përcaktuar edhe në rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.

Kuvendi më 11 shkurt 2020 njëzëri ratifikoi Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, pas së cilës, më 20 mars 2020, pasoi edhe nënshkrimi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e presidentit të shtetit.

Maqedonia e Veriut plotësisht e mbështet avancimin e partneritetit strategjik NATO-BE, duke theksuar rëndësinë e forcimit të konsultimeve politike dhe rritjes së bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët. Këto përfshijnë mobilizimin ushtarak, qëndrueshmërinë, ndikimin e ndryshimeve klimatike në siguri, teknologjitë e reja dhe shkatërruese, sigurinë njerëzore, agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Continue Reading

Të kërkuara