Lajmet

VV fajëson komunën e Prishtinës për dështimin e “Sunny Hill”

Sveçla u shpreh se mos kompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së shumti këtë dështim.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë e kanë hedhur fajin karshi qeverisjes komunale për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Asamblistët e këtij subjekti opozitar u shprehën se nuk janë kundër mbajtjes së festivalit në Prishtinës, por kundër procedurave për dhënien e pronës komunale për ‘Sunny Hill SHPK”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla u shpreh se mos kompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së shumti këtë dështim.

“Vërejtjet tona janë në tri drejtime. Çështja e parë ka qenë aspekti procedural, çështja e dytë ka qenë kohëzgjatje e kontratës dhe çështja e tretë ka qenë qasje për festivalet tjera në kontratën që na është dorëzuar. Neve atë ditë është decidivisht e shprehur se festivalet tjera të karakterit të ngjashëm nuk iu lejohet mbajtja e asnjë eventi në atë parcelë… E kemi ditur se gjendja në menaxhim të komunës së Prishtinës nuk është e mirë po kjo paraqitje dëshmoi se gjendja është katastrofale u vërejt qartë se fajtorët për dështimin e festivalit “Sunny Hill” ndodhen në këtë objektin prapa. Mos kompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së shumti këtë dështim”, u shpreh ai.

Sipas tij me një kërkesë drejtuar në MAPL për shfrytëzim të përkohshëm të pronës do të mundësonte që lehtësisht festivali të mbahej në Prishtinë.

“Është e padrejtë ajo që po i bëhet rinisë të kryeqytetit tonë për mënyrën se si është vendosur të bartet në Tiranë, ka mundur të ndodhë edhe në Prishtinë. Me një kërkesë drejtuar Ministrisë të Shërbimeve Publike për shfrytëzim të përkohshëm kjo gjë do të ishte rregulluar dhe festivali do të ishte mbajtur sikurse viteve të kaluara. Do t’i jepet kohë e mjaftueshme komunës që të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për një zgjidhje afatgjate”, theksoi ai.

Ndërsa, bashkëpartiakja e tij, Nora Kelmendi derisa ka përmendur se cila nga dokumentet kanë munduar në seancën kur ishte votuar dhënia e pronës komunale për “Sunny Hill” theksoi se kërkesa për këtë pronë ishte e vitit 2020 drejtuar ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Tutje ajo tha se LVV nuk është kundër këtij festivali, por kundër procedurave të zhvilluara për dhënien e pronës komunale për ‘Sunny Hill SHPK”.

“Ne si grup i Lëvizjes Vetëvendosje vetëm kemi kërkuar që dokumentacioni për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të jetë konform legjislacionit në fuqi dhe të ketë transparencë në tërë procesin dhe vendimet e marra… Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër festivalit dhe këtë e kemi thënë në seancë dhe vërejtjet tona kanë qenë vetëm sa i përket procedurave të zhvilluara në dhënien në shfrytëzim prej 99 viteve për ‘Sunny Hill SHPK”, u shpreh ajo.

E gjatë ditës së sotme konferencë për medie për çështjen e “Sunny Hill” ka mbajtur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili fajin për zhvendosje të këtij festivali në Shqipëri ia ka hedhur Qeverisë së Kosovës.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara