Lajmet

VV dorëzon në PZAP ankesën për vendimin e KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës

Published

on

Lëvizja VETËVENDOSJE ka dorëzuar sot ankesë në PZAP në lidhje me vendim e KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët. Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosvotimin”, thuhet në njoftim.

Për të shmangur problemet dhe komplikimet e tilla, përfaqësuesit e LV-së janë pajtuar që aplikimi për regjistrim të verifikohet vetëm për rastet me mospërputhje sipas procedurave, kur nga një email adrese dërgohen shumë aplikacione me mbiemra të ndryshëm dhe numër të njëjtë telefoni. Për zbatimin e vendimit KQZ duhet të hartojë një Udhëzim Administrativ, i cili rregullon mënyrën e hollësishme të verifikimit. Ai pritet të miratohet sot. Ky udhëzim duhet të përjashtojë çdo mundësi të largimit të votuesve nga lista e votimit përmes një telefonate. Me këtë udhëzim, Sekretariati i KQZ-së duhet të udhëzohet t’i raportojë KQZ-së për të gjitha rastet me mospërputhje veç e veç që janë verifikuar dhe për hapat e verifikimit të ndërmarrë. Ky udhëzim administrativ duhet të bëhet publik menjëherë pas aprovimit.

“Përfaqësuesit tanë për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja. Kjo teknikisht nuk është e mundshme dhe ligjërisht është e ndaluar! Por, pavarësisht se dëmi më i madh është evituar, e i cili vinte përmes komplikimeve dhe kufizimeve që përdorimi i email adresave personale dhe ndarja e zarfeve sjellte, ne sërish konsiderojmë që edhe me këtë vendim cenohet e drejta e bashkatdhetarëve tanë për të votuar. Andaj, në lidhje me të Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë iu është drejtuar PZAP-së”, thuhet më tej./UBTNews

Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzon në PZAP ankesën mbi vendimin e KQZ-së në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, January 12, 2021

Lajmet

Irani ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen në Botërorin 2026

Published

on

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt për shkak të tensioneve politike me SHBA-në dhe Izraelin.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi se Irani do të marrë pjesë si ekip i kualifikuar dhe se turneu organizohet nga FIFA, jo nga administrata amerikane. Ai theksoi se vendi pritës nuk është politik, por sportiv.

Sipas tij, Irani kërkon garanci se gjatë turneut nuk do të ketë fyerje ndaj simboleve shtetërore, veçanërisht ndaj Gardës Revolucionare Islamike. Ai përmendi edhe një incident në Kanada, ku delegacioni iranian pati probleme me vizat dhe sjelljen e autoriteteve të imigracionit.

Irani është parashikuar të luajë ndeshje në Los Angeles dhe Seattle, ndërsa FIFA ka deklaruar më herët se orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar, pavarësisht kërkesave për zhvendosje të tyre në Meksikë.

Continue Reading

Lajmet

Derbi kryeqytetas hap xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës

Published

on

Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës ka nisur sot me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, i cili ka filluar sot në orën 15:00.

Skuadra e Prishtinës, fituese aktuale e Kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në finalen e Superkupës Kosovë -Diasporë gjatë fundjavës, ndaj kjo ndeshje është zhvendosur për t’u zhvilluar më herët.

Prishtina e Re ndodhet në një situatë të vështirë dhe është pranë rënies nga elita, ndërsa një humbje eventuale sot do ta vuloste edhe matematikisht largimin e saj nga Superliga.

Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e tretë, e cila siguron dalje në garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Prishtina e Re: Smakiqi, Zekolli, Vitija, Morina, Zeqiri, Doukoure, Smaci, Mekic, Nya-Vedji, Berisha, Fazliu.

Prishtina: Gjokaj, Mokono, Bytyqi, Vitija, Bajraktari, Taipi, Zeqiri, Krasniqi, Muja, Ahmeti, Kryeziu.

Continue Reading

Lajmet

Mbrëmje muzikore polake në Prishtinë

Published

on

Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Polonisë, më 3 maj, dhe në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës solli për publikun e Prishtinës Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës.

Mbrëmja u hap nga drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, i cili për fjalët përshëndetëse ftoi Mateusz Prendotën, drejtor i Filharmonisë së Krakovës, dhe Drilon S. Gashin, ambasador i Republikës së Kosovës në Varshavë. Në fjalimet e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kulturore dhe roli i shkëmbimeve artistike në forcimin e miqësisë mes Kosovës dhe Polonisë.

Në një atmosferë të veçantë, muzikantët Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys interpretuan dy vepra të rëndësishme të repertorit polak për kuartet harkor: “Kuarteti Harkor Nr. 2, Op. 42” nga Władysław Żeleński dhe “Kuarteti Harkor Nr. 3” nga Grażyna Bacewicz.

Mbrëmja konfirmoi edhe një herë rolin e artit dhe kulturës si ura të fuqishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe dëshmoi përkushtimin për thellimin e pranisë kulturore polake në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Vizita kulturore në El Salvador nis me institucione kyçe

Published

on

Në ditën e parë të qëndrimit në El Salvador, Ministria e Kulturës e këtij vendi organizoi një program vizitash në disa nga institucionet më të rëndësishme kulturore për ekipin nga Kosova.

Vizita nisi në Bibliotekën Kombëtare, ku u prezantuan hapësirat moderne, përfshirë laboratorë të avancuar për printim 3D, robotikë dhe teknologji të tjera në shërbim të publikut dhe edukimit.

Më pas, u zhvillua një vizitë në Pallatin Kombëtar, ku u ofrua një pasqyrë mbi historinë dhe trashëgiminë institucionale të vendit.

Programi vijoi në Teatro Nacional de El Salvador, ku Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë më 8, 9 dhe 10 maj në gala mbrëmje të përbashkëta me Baletin Kombëtar të El Salvadorit.

Në përfundim, u shpreh mirënjohje për Ministrinë e Kulturës së El Salvadorit për mikpritjen, organizimin dhe përkushtimin në prezantimin e këtyre vlerave kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara