Lajmet

Vushtrria përkrah bletarët, ndahen nga katër euro për koshere

Bletarët vushtrrias u ndanë të kënaqur me këtë mbështetje.

Published

on

Qindra bletarë të Vushtrrisë do të jenë përfitojnë nga mbështetja e komunës së Vushtrrisë, pasi kryetari Ferit Idrizi ka marrë vendim që t’i subvencionojë ata me nga katër euro për koshere.

Në një takim që e pati të enjten me ta, kryetari Idrizi shprehu gatishmërinë për të zgjeruar këtë mbështetje, ndërsa u premtoi përkrahje edhe në të ardhmen.

Bletarët vushtrrias u ndanë të kënaqur me këtë mbështetje, teksa thanë se do t’i shtojnë kapacitetet prodhuese.

I pari i Vushtrrisë tha se ndjehet i lumtur që një nga premtimet e tij po realizohet. Idrizi përmendi edhe përkrahjen që ka dhënë në bujqësi, duke thënë se synim kanë pasur ndihmën për të gjithë bujqit.

“Ashtu siç u kemi njoftuar në fillim se sot i nënshkruajmë para juve thirrjet për aplikim që do t’i subvencionojmë bletarët me nga katër euro për koshere. Sivjet jemi munduar që t’u dalim në ndihmë të gjithë bujqve e fermerëve dhe kemi subvencionuar ujitjen e tokave me 50 për qind, pesë cent për litër të qumështit, për dele dhe dhi i kemi mbështetur me katër euro e për fermerët e buallicave me 30 euro për kokë, pasi që është si specie e rrallë”, tha ai.

“E di që këtë vit dhe vitin e kaluar nuk kanë qenë kushtet e favorshme për bletari, por që unë ju përgëzojë për këmbëngulësi dhe për punën që jeni duke e bërë për këtë veprimtari”, tha tutje Idrizi.

Ndërsa Bahri Behrami, bletar nga Vushtrria, falënderoi kryetarin për këtë mbështetjen.

“Në emër timin dhe të gjithë këtyre bletarëve të falënderoj për këtë iniciativë dhe për realizimin e premtimeve që i ke dhënë gjatë fushatës”, deklaroi ai

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara