Lajmet

Vullneti i popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte shekullor

Published

on

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 7 shtatorin e vitit 1990, saktësisht tridhjetë vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi ishte shekullor.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

“Vullneti i popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte shekullor. I tillë ishte edhe vullneti i përfaqësuesve politikë. Ngjarjet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit të vitit 1990 ishin akte të guximshme të delegatëve shqiptarë, që dëshmuan vendosmëri dhe vetëdije të lartë kombëtare e shtetformuese.

Sot, me respekt të veçantë, kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila ishte bazament i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.

Liria dhe pavarësia ishin ëndërr e shumë brezave, që sakrifikuan gjithçka për t’i bërë realitet”. /Telegrafi/

Lajmet

Edi Rama në vizitë zyrtare në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 16.02.2026, një ditë para shënimit të Pavarësisë së Kosovës, në vend do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit të tij, Policia e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut. Për shkak të lëvizjes së eskortës nga Aeroporti dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, me mundësi devijimi në rrugë alternative.

Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur se kush nga krerët institucional në Kosovë do ta pres në takim Kryeministrin Rama.

Continue Reading

Lajmet

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Published

on

By

Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet sot në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

KosovaPress ka siguruar rezolutën e nënshkruar nga 30 deputetë zviceran, të cilët nesër prej orës 11:00 do ta dorëzojë veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale.

Këta deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë drejtësi dhe barazi.  

Veprimtari Sali Bislimi nesër do të dorëzojë ne Gjykatën Speciale këtë rezolute, ku tri vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane, e cila është nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit Zviceran. Këta deputetë janë nga te gjitha partitë politike zvicerane.

Kjo rezolutë kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë.

Rezoluta do të dorëzohet nesër pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Kosovapress.

Më poshtë vijon Rezoluta me 30 deputetë zviceranë të nënshkruar:

 

/Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Trump uron Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë: “Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar përkrahjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj shtetit të Kosovës.

“Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Presidentit Trump.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të zgjerojnë partneritetin me Kosovën, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët”, thuhet në urim.

Presidenti Trump ka nënvizuar se SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë krah për krah me Kosovën në funksion të paqes dhe stabilitetit. “Jemi të gatshëm të punojmë së bashku për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë”, ka deklaruar ai.

Në letër, Presidenti amerikan ka shprehur falënderimin ndaj Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, që synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Në përmbyllje të mesazhit, Presidenti Trump ka shprehur besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon aktivitet solemn për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë

Published

on

By

Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, UBT organizon ceremoni solemne për të përkujtuar këtë moment historik dhe për të reflektuar mbi rrugëtimin e shtetndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë.

Ceremonia do të mbahet më 16 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:30, në Bibliotekë, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan. Kjo ngjarje do të mbledhë përfaqësues të komunitetit akademik, studentë, bashkëpunëtorë dhe mysafirë të ftuar, të cilët ndër vite kanë qenë pjesë e zhvillimit dhe suksesit të institucionit.

Gjatë ceremonisë, UBT do t’i ndajë Dekoratën Jetësore të Nderit Familjes Jashari, si shenjë respekti dhe nderimi për sakrificën dhe kontributin e tyre në lirinë e Kosovës. Po ashtu, do të ndahen mirënjohje për kontribut të veçantë në shkencë për Lothar Hofman, si dhe bursat dhe thirrjet akademike për studentët e UBT-së.

Programi i ceremonisë do të përfshijë fjalime nga personalitete të shquara, ndarjen e bursave institucionale, bursave të Fondacionit “UBT Jim Xhema” për studentë, si dhe thirrjet akademike. Aktiviteti do të shoqërohet edhe me një program artistik të përgatitur nga Fakulteti i Muzikës Moderne, Produksionit Digjital dhe Menaxhmentit.

Si pjesë e komunitetit akademik të UBT-së, prania e të gjithë kontribuuesve ndër vite merr një rëndësi të veçantë, pasi për 25 vite UBT ka qenë pjesë aktive e zhvillimit arsimor, shkencor dhe shoqëror të Kosovës.

Kjo ceremoni do të shërbejë si një moment reflektimi, krenarie dhe përkushtimi ndaj misionit të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.

Continue Reading

Të kërkuara