Lajmet

Vuçiq: Se kemi lehtë me Kosovën

Publikuar

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbia është në një situatë të vështirë në lidhje me Kosovën dhe mendon se serbët nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Pas një takimi me udhëheqjen e Republikës Serbe në Beograd, ai tha se serbët nuk e kuptojnë apo pretendojnë të mos e kuptojnë atë që ndodhi në vitin 1999 dhe 2008 dhe se ata mashtrohen nëse mendojnë se gjëra të tilla mund të kalojnë pa pasoja.

“Të gjithë janë kundër meje, të gjithë vijnë për të më vrarë, për të më nxjerrë nga këtu. Njerëz, nuk mundet kështu! Kjo është arsyeja pse pozicioni ynë është jashtëzakonisht i vështirë. Kush mendon se është njësoj me Kosovën, siç ishte në vitet ‘91 dhe ’95, nuk është ashtu dhe ai e gënjen veten,” tha Vuçiq.

Vuçiq hodhi poshtë akuzat e opozitës serbe se do të nënshkruajë njohjen e Kosovës, për të cilën thuhet është duke e përgatitur terrenin. Ai ndërkohë u bëri thirrje serbëve që të zgjedhin një president tjetër në zgjedhjet e ardhshme, nëse ‘duan që dikush t’iu tregojë përralla për Kosovën’.

Lajmet

Mbi 34 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza

Në mesin e viktimave janë edhe 14 mijë e 500 fëmijë dhe 9 mijë e 500 gra në Gaza.

Publikuar

nga

Së paku 34 mijë e 305 palestinezë janë vrarë dhe 77 mijë e 293 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e viktimave janë edhe 14 mijë e 500 fëmijë dhe 9 mijë e 500 gra në Gaza./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi e Jahir Demaku

Kështu është vendosur në seancën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Publikuar

nga

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku janë liruar të enjten nga akuza për krime lufte. Kështu është vendosur në seancën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kryetari i Trupit Gjykues në këtë çështje penale ka konstatuar se në kuptim të nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, nuk është provuar se të akuzuarit J.D dhe S.S kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar, andaj gjykata të njëjtit i liroj nga akuza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më tej thuhet se trupi gjykues fillimisht ka vlerësuar të gjitha deklaratat e dëshmitarit “A” në këtë çështje penale, deklarata këto që kanë qenë baza mbi të cilën është mbështetur edhe pretendimi i aktakuzës, por trupi gjykues pas vlerësimit të këtyre deklaratave, ka nxjerrë konkludimin se fillimisht nuk është arritur të vërtetohet se cilit personi ia kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin tani të akuzuarit, për faktin se viktima e pretenduar asnjëherë nuk është arritur të identifikohet e as nuk janë arritur të identifikohen dëshmitarë të tjerë potencial, në të cilat do të mbështetej dëshmia e dëshmitarit “A” e që rrjedhimisht kjo gjykatë vë theks të veçantë në faktin se dëshmia e një dëshmitari si e vetme pa mbështetje në asnjë provë tjetër, ka qenë e mangët në rastin konkret për të arritur standardin e të provuarit në rastet e krimeve të luftës, e po ashtu specifikojmë faktin se me rastin e marrjes së këtij vendimi, trupi gjykues është mbështetur në standardet dhe praktikat vendore dhe ndërkombëtare përkitazi me këto raste.

“Arsyet e detajuara për mungesën e provave të ofruara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare që kjo gjykatë ka marr për bazë me rastin e këtij vendimi, do të elaborohen në detaje në aktgjykimin me shkrim të kësaj gjykate. Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Zelensky në platformën “X” shkroi se “Ne i kushtuam rëndësi të veçantë politikës së sanksioneve”.

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje mbi zgjerimin e sanskioneve ndërkombëtare kundër Rusisë nga shkaku i pushtimit të paprovokuar që Moska nisi ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ndërsa u takua në Kiev me ministrin britanik të Financave, Jeremy Hunt, me të cilin bisedoi mbi situatën në Ukrainë dhe nevojën për ta bërë më të vështrië që të shmnagen sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Zelensky në platformën X shkroi se: “Ne i kushtuam rëndësi të veçantë politikës së sanksioneve”.

Ndërsa shtoi se: “Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe që shmangia e sanksioneve të jetë e pamundur”.

Po ashtu Zelensky falënderoi Britaninë për pakon e re të ndihmës ushtarake të cilën e prezantoi më herët gjatë javës kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Kjo paketë është më e madhja që Britania deri më tani i ka dhuruar Ukrainës, due bërë që kjo ndihmë e përgjithshme ushtarake që Londra i ka premtuar Kievit gjatë këtij viti të arrijë në 3.71 miliardë dollarë.

Ministri britanik Hunt, gjatë vizitës në Ukrainë, u takua dhe me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, ku biseduan për përmbajtjen e paketës së ndihmës ushtarake, e cila përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore.

Kjo vizitë u realizua pasi presidenti amerikan, Joe Biden, më 24 prill nënshkroi pakon e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarë.

Ndihma e nevojshme, përfshirë sisteme të mbrotjes ajrore, do të dërgohet brenda orësh, kështu tha presidenti amerikan, Joe Biden./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nga sulmet izraelite në Rafah, së paku pesë të vrarë përfshirë edhe fëmijë

Në mesin e këtyre të vrarëve ishin edhe dy fëmijë, njëri 6 vjeç ndërsa tjetri 8 vjeç.

Publikuar

nga

Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, bën të ditur zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Në mesin e këtyre të vrarëve ishin edhe dy fëmijë, njëri 6 vjeç ndërsa tjetri 8 vjeç.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, afër 2.3 milionë, kanë kërkuar strehim në Rafah, ku Izraeli po kryen sulme pothuajse ditore ndërsa po përgatitet për një pushtim tokësor të qytetit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një ligj me ndihma rreth luftës në vlerë 95 miliardë dollarë, në të përfshin 9 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Gazën.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, nisi më 7 tetor, ku dhe pjesëtarët e këtij grupi palestinezë u futën në jug të Izraelit dhe i vranë afro 1.200 njerëz, kryesisht të cilët ishin civilë.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë gjatë kësaj lufte, prej të cilëve dy e treta fëmojë dhe gra./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara