Lajmet
Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë
Published
5 years agoon
By
UBT newsPresidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në “Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” që po mbahet në Shkup, e ka quajtur historike nismën mes shtetit të tij, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për tregti të lirë.
Ai ka thënë se së shpejti qytetarët e këtyre tri shteteve do të mund të lëvizin pa i ndalë askush që nga Beogradi në Tiranë dhe anasjelltas, duke mos përmendur fare Kosovën këtu, njofton Klan Kosova.
“Nëse do të mund t’i tejkalojmë të gjitha dobësitë e administratës tonë dhe nëse mund të bëjmë këtë, më 1 janar të vitit 2023 ne më nuk do të kemi kufij në vendet tona. Gjithsesi kalimet kufitare do të ekzistojnë, por nuk do të ekzistojnë për qytetarët tonë. Thjesht, nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë dhe e kundërta. Askush s’do pyesë asgjë dhe s’do t’iu ndalë dhe me këtë e rrisim edhe sigurinë e qytetarëve tonë. Kur të hyjmë në këtë sistem do të dimë se kush janë ata që janë marrë me krim të organizuar dhe me aktivitete ilegale dhe të tria vendet do të mund të reagojnë bashkë kundër këtyre proceseve”.
“Kur e nisëm këtë nismë, neve të treve na është dukur se është diçka që është për të mirën tonë, për të ardhmen dhe do të ndryshojë gjërat në Ballkan. Për të gjitha gjërat që shumë lehtë i gjenim mangësi njëri-tjetrit dhe me lehtësi gjenim aryse për mosmarrëveshje të ndërsjella”.
“Ndërkaq Serbia dhe Shqipëria kurrë nuk kanë qenë në marrëdhënie aq të afërta dhe të gjithë kishim probleme të ndryshme. Megjithatë, vendosëm se si nga fokusi nga e kaluara të kthehemi nga e ardhmja dhe të mendojmë për atë se kemi dhe duhet t’i lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh, fëmijëve tonë. Në dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh në kuptim të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon më qasje drejt BE-së dhe botës. Nuk jemi as torollakë as naivë që të mendojmë se dikush do të punojë në favor të vendeve tona”.
Vuçiq tha se shumë lehtësisht u morën vesh me kryeministrin shqiptar dhe atë maqedonas për të vënë nënshkrime në marrëveshje të caktuara.
“Ky besim është i rëndësishëm dhe ky ka ndodhur. Ne kemi vende të pavarura dhe sovrane, prandaj për ne s’ekzistojnë kufijtë. Meqë nuk ka ndalesë nëpër vende, thjesht s’ndaleni në kufi”.
Presidenti serb para të pranishmëve bëri thirrje që e kaluara mes vendeve të lihet prapa dhe të shikohet drejt së ardhmes, duke potencuar se prapë se prapë ka dallime të mëdha në mes tyre.
Po ashtu, Vuçiq tha se ata që e kundërshtojnë nismën e tri vendeve mendojnë për interesa të tyre partiake dhe jo për të ardhmen e qytetarëve të rëndomtë.
“Do të kemi oponentë ndaj do të hulumtojnë për teori konspiracioni dhe që mendojnë veç për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për të ardhmen afatgjate”.
Vuçiq tha se në Serbi ka mungesë të investimeve të huaja edhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, prandaj thotë se përmes kësaj nisme synon që fuqia punëtore të përdoret bashkërisht në fabrikat që mund të hapen në Vranje, Kukës apo Kumanovë.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
6 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
12 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
14 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
