Lajmet

Vuçiq fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet.

“Ftoj përfaqësuesit e lëvizjes së bllokadës në një bisedë dhe debat publik mbi vizionet, të flasim për planet dhe programet tona për të ardhmen dhe që së bashku të dënojmë dhunën në rrugët tona”, tha Vuçiq në videon e publikuar më 22 gusht.

Presidenti serb tha se protestat po zgjasin tash e nëntë muaj dhe se një pjesë e njerëzve në vendin tonë duan ndryshime.

“Së pari këto u paraqitën si kërkesa për drejtësi, e më pas hapur filluan të flasin për ndryshime politike dhe për kërkesa për zgjedhje, edhe pse më parë i mohonin. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që mendoj për kërkesat e tyre, besoj se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është me rëndësi vendimtare që të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë”, theksoi Vuçiq.

Ai nënvizoi se në periudhën e kaluar është përpjekur t’i dëgjojë kundërshtarët e tij politikë, por pranoi se nuk e ka bërë gjithmonë këtë gjë sa duhet.

Në fund të video-adresimit ai tha se beson se do të japë gjithçka nga vetja për të treguar respekt, por se dëshiron që të dëgjohet edhe pala tjetër.

“Kjo është oferta ime, më shumë se e drejtë. Dua të hyj në debat dhe dua që të dyja palët të paraqesin vizionin dhe planet e tyre. Për Serbinë, në këtë moment, kjo është gjëja më e rëndësishme. Më pas qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se cili vizion është real dhe i vërtetë”, tha presidenti serb.

Kujtojmë se në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Studentët, që udhëheqin protestat, kanë shtuar edhe kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata e konsiderojnë këtë një hap të pashmangshëm, pasi shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.

Lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia serbe veçanërisht ndaj të miturve, gazetarëve dhe grave, përfshirë rastin kur një polic e kërcënoi një studente të ndaluar me përdhunim ka reaguar edhe Komisionarja për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, Brankica Jankoviq.

Ajo ka kërkuar që dhuna të ndalet dhe u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të trajtojnë të gjithë qytetarët në Serbi në mënyrë të barabartë./rel

Continue Reading

Vendi

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit

Published

on

By

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së KuvenditShefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot zyrtarisht takim kryesuesit të seancës knstituive, Avni Dehari, për të koordinuar përgatitjet rreth mbajtjes së seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka theksuar se, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatin e përcaktuar 48-orësh, seanca konstituive duhet të mbahet ditën e premte.

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka njoftuar Tahiri.

Përfaqësuesi i AAK-së ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit, duke nënvizuar se kjo kërkesë bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar më tej Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kush është personi i arrestuar nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n?

Published

on

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës, BIA, dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

I arrestuari punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa ndaj tij ka dyshime se është angazhuar në grumbullimin e votave për persona që mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./A.K/

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen dhjetëra thika e boksa metalikë në Pejë

Published

on

By

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe të rrezikshme që po shiteshin nga shitësit ambulantë në zonën e “Qarshisë së Gjatë”.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës, aksioni ka nisur më 5 gusht 2026, kur gjatë aktiviteteve rutinë u vërejt se shitësit ambulantë po tregtonin mjete të mprehta dhe boksa metali.

Në vazhdën e këtij aksioni, më 12 gusht 2026, inspektorët e tregut të asistuar nga Policia e Kosovës kanë zhvilluar një tjetër kontroll në të njëjtin lokacion, ku te personat e dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan: 86 mjete të mprehta, 19 boksa metalikë, 2 shufra metali, 3 fotrolla thike

Policia e Kosovës bën të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë duke përfillur procedurat ligjore në fuqi, me qëllim parandalimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurisë publike. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shkelja e hapësirës ajrore: Rumania alarmon avionët luftarakë F-16

Published

on

By

Rumania ka ngritur me urgjencë në ajër dy avionë luftarakë F-16 gjatë natës, pasi sistemet e mbikëqyrjes zbuluan pesë objektiva ajrore pranë kufirit me Ukrainën, ku njëri prej tyre depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë bëri të ditur përmes një deklaratë zyrtare se incidenti ndodhi gjatë natës mes 12 dhe 13 gushtit.

“Sistemi i mbikëqyrjes me radar i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë zbuloi, natën e 12-13 gushtit, në orën 01:27, një grup prej pesë objektivash ajrore në zonën Ismail, mbi territorin ukrainas, pranë kufirit lumor me Rumaninë”, thuhet në njoftim.

Sipas dikasterit të mbrojtjes, dy avionët F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar nga afër situatën e krijuar.

“Radarët tokësorë zbuluan një objektiv ajror që depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare, afërsisht 2 km në jug të Pardinës. Objektivi qëndroi në hapësirën ajrore kombëtare për rreth 10 minuta, duke lëvizur përgjatë degës Chilia, përpara se të largohej nga territori rumun drejt Ukrainës”, sqarohet më tej në deklaratë.

Ministria rumune shtoi se menjëherë pasi objektivi fluturoi mbi hapësirën ajrore të Rumanisë, u raportuan shpërthime të fuqishme brenda territorit ukrainas. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara