Lajmet

Vuçiç shumë i lumtur nga vizita në Bruksel

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e quan vizitën e tij të fundit në selinë e BE-së si një nga “më të mira ndonjëherë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili deri tani vizitat e tij në Bruksel i ka përshkruar zakonisht si “jo fort të këndshme”, tha në selinë e BE, se është “shumë i lumtur”, se kjo është të një nga “vizitat më të mira ndonjëherë” dhe se Serbia “nuk do të jetë më i njëjti vend.”

Arsyeja për këtë optimizëm jo aq tipik per presidentin e Serbisë vjen pas konfirmimit të BE-së se do të punohet për realizimin e projektit infrastrukturor të ndërtimit të hekurudhës së shpejtësisë së lartë nga Beogradi në Maqedoninë e Veriut. Është fjala për një projekt, që do të ndryshojë dukshëm kuadrin e transportit të rajonit, si në transportin e pasagjerëve ashtu edhe të mallrave, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për gjithë Evropën, me një linjë të rëndësishme transporti, që lidh Evropën Qendrore me jugun, Sofjen dhe Stambollin në njërin krah, dhe Shkupin, Selanikun dhe Athinën në tjetrin.

BE ofertë më të mirë se Kina

Krahas rëndësisë infrastrukturore projekti ka edhe rëndësi gjeopolitike, përmes tij BE kthehet me investim të fuqishëm në hapësirën e “oborrit të pasëm të Evropës”, i cili vitet e fundit kishte rënë gjithnjë e më shumë nën ndikimin kinez.

Serbischer Präsident Aleksandar Vucic in Brüssel

“Nuk më ka ndodhur kurrë një gjë e tillë në Bruksel. Faleminderit njerëzve të BE-së. Kjo është një shpresë e madhe për ne, shans i madh dhe stimul për shpejtimin e punës në të gjitha temat e tjera”, tha Vuçiç në Bruksel.

Për pjesën e hekurudhës prej 200 km, që lidh Beogradin me Nishin, BE i ka dhënë Serbisë një ofertë më të mirë se kinezët dhe sipas Aleksandar Vuçiç bëhet fjalë “për një çmim gati të pabesueshëm”. Kjo pjesë e hekurudhës pritet të kushtojë rreth një miliardë e 766 milion euro, ku BE do të dhurojë mes 35 dhe 50 përqind të parave. Punimet parashikohet të përfundojnë në pesë vitet e ardhshme dhe udhëtimet midis porteve të Pireut dhe Stambollit, ato përmes Maqedonisë Veriore dhe Serbisë në drejtim të Evropës Qendrore, parashikohet të shkurtohen deri në shtatë herë.

“Përshëndes vendimin e Aleksandar Vuçiçit për të punuar me BE-në për një projekt kaq të rëndësishëm. Ne do të ofrojmë kushtet më të mira të mundshme për këtë investim kaq të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një pikë kthese për shumë gjëra dhe sidomos për perceptimin se çfarë është BE dhe çfarë përfaqëson BE për qytetarët e Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, u shpreh shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Gjatë takimit me Vuçiçin në Bruksel ai përsëriti angazhimin e tij personal për hyrjen e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që me 10 maj në takimin e Këshillit të BE “të pozicionohen qartë” lidhur me të ardhmen e rajonit në BE.

„Nuk është as e lehtë, as e këndshme për askënd, por duhet të bisedohet”

Pasi bëri të ditur marrëveshjen me BE për ndërtimin e linjës hekurudhore, Aleksandar Vuçiç deklaroi nga Brukseli, se beson në rrugën e Serbisë drejt BE dhe foli me një lloj optimizmi për aspektet më të rëndësishme të kësaj rruge, që kur është fjala për Serbinë kalon përmes reformave evropiane dhe dialogut me Kosovën.

Gjatë vizitës së Vuçiçit në Bruksel dhe pak para ardhjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u njoftua se raundi i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës pritet më 11 maj. Kreu i diplomacisë së BE, Jozep Borel, shprehet se „procesi duhet të vazhdojë pa shtyrje”, dhe se rezultati duhet të arrihet, „megjithë vështirësitë ekzistuese”.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar dialogun. Shpresoj për një raund të ri më 11 maj. “Nuk ofrojmë asgjë konkrete, por dialogu është mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjes dhe perspektiva evropiane është një stimul i fortë për suksesin e dialogut”, tha Borel.

Bildkombo Albin Kurti und Aleksandar Vucic

Në BE theksohet se ata, si ndërmjetësuesit kryesorë në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, janë të gatshëm “të ulen që sot në tavolinë në Bruksel”. Presidenti Aleksandar Vuçiç përsëriti se edhe Serbia është e gatshme: “Ne do të vijmë me mirëbesim dhe shpresojmë për të njëjtën vendosmëri të palës tjetër, jo vetëm në vazhdimin e procesit, por edhe për arritjen e një zgjidhjeje për paqen e vazhdueshme në Ballkan”, tha Vuçiç. Ai deklaroi se kërkesa e Serbisë është vetëm një, respektimi i marrëveshjeve të negociuara dhe të nënshkruara deri tani.

Vazhdimi i dialogut nuk do të shkojë aq lehtë

Por që vazhdimi i dialogut nuk do të shkojë aq lehtë, flet fakti se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, mbështet të kundërtën, rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Zyrtarët e BE presin që deri në fund të kësaj jave të dëgjojnë nga Kurti personalisht pozicionin e Kosovës në lidhje me vazhdimin e dialogut.

“Nuk mendoj se duhet të presim shumë prej takimit të parë në maj, por është gjithmonë mirë të flasim. Fakt është se për askënd nuk mund të jetë e lehtë apo e këndshme”, përfundoi Vuçiç.

Njoftimi për raundin e ri të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës vjen në një kohë, kur në gjithë BE dhe rajonin po diskutohet për dy dokumente jozyrtare – të ashtuquajturin “slloven”, që parashikon ndryshimin e kufijve, respektivisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë me autonomi për Veriun dhe tjetrin, të ashtuquajturin “gjermano-francez”, që i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës për “respektim të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial” dhe parashikon një “rajon autonom të veriut të Kosovës” dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe.

Borel: Anëtari i klubit duhet të respektojë rregullat e klubit

Çështja e tretë e rëndësishme, me të cilën u përball presidenti Vuçiç gjatë vizitës së tij në Bruksel, janë obligimet në rrugën evropiane të Serbisë. Vuçiç erdhi në Bruksel për të biseduar për shpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit dhe fillimin e aplikimit të metodologjisë së re në negociatat e pranimit të Beogradit. BE rekomandon qartë se është i domosdoshëm një dinamizëm i ri, por ai mund të arrihet vetëm me avancim të reformave dhe zbatimin e tyre. Por Borel shtoi: “Një çështje tjetër, ku duhet të bëhet më shumë, është harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë edhe sanksionet, në përputhje me kornizën e pranimit.”

“Nëse doni të bëheni anëtar i klubit, duhet pajtoheni me rregullat e përbashkëta siç është politika e jashtme dhe jo të keni një politikë të ndryshme për çështje kaq të rëndësishme”, tha Borel.

Josep Borrel

Kësaj kërkese kaq të qartë të Brukselit zyrtar presidenti i Serbisë iu përgjigj se “po punohet seriozisht për sundimin e ligjit” dhe se Serbia do të “bëjë përpjekje” të avancojë në çështje të caktuara, edhe në çështjen e përputhjes me politikën e jashtme të BE.

“Për momentin përputhshmëria jonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE është në nivelin 52 përqind dhe ne do të bëjmë çmos për të arritur 60 përqind.” Në disa gjëra nuk është e lehtë për ne, duke pasur parasysh situatën rreth Prishtinës, ku përplasen interesat strategjike. Ne nuk duam të rrezikojmë interesat vitale kombëtare duke punuar në dëmin tonë”, tha Vuçiç nga Brukseli.

Ai theksoi veçanërisht se tani për tani Serbia nuk ka ndërmend t’i vendosë sanksione Rusisë dhe Kinës, duke pohuar se Serbia si një vend i pavarur, ka “të drejtën dhe përgjegjësinë” të jetë serioze edhe me vendet e tjera.

“Ne duhet të marrim parasysh interesat e vendit tonë, gjë që nuk është e lehtë. “Durojmë kritika nga të gjitha palët, por këtu qëndron forca e mëvetësisë, pavarësisë dhe e orientimit të lirë dhe ne do të luftojmë për këtë edhe në të ardhmen”, përfundoi Vuçiç.

Ai kujtoi se Serbia nuk ka obligim që deri në pranimin në BE të përputhet plotësisht me politikën e jashtme të BE. Nga ana tjetër vendet anëtare të BE gjithnjë e më shumë insistojnë për këtë çështje. Në Bruksel theksojnë se harmonizimi i politikës së jashtme, krahas dialogut me Kosovën dhe arritjeve në sundimin e ligjit, është një parakusht thelbësor për ecjen e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Continue Reading

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara