Është normale për shumicën prej nesh që pas një dite pune dhe larjes së rregullt të duarve, ato të ndjehen super të thata. Ne përpiqemi të aplikojmë kremin tonë më të mirë hidratues para se të shkojmë në shtrat, por nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përthithur siç duhet.
Përveçse shkoni kudo me krem hidratues në çantë, ekzistojnë edhe disa truqe tjera që mund t’ju ndihmojnë.
Ja disa mënyra që mund t’i përdorni për të rivendosur lagështinë dhe butësinë e humbur në duart tuaja.
Zhyt duart në tërshërë me vaj të farave të lulediellit
Vaji i farave të lulediellit është dëshmuar se hidraton dhe rinovon lëkurën e thatë dhe të gërvishtur. Ose përdoret si përbërës në kremrat hidratuese ose si i vetëm, dhe ka aftësinë ta mbrojë lëkurën nga tharja.
Nga ana tjetër, tërshëra ka aftësi shumë të ngjashme dhe kombinimi i të dyjave mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj.
E gjitha çka ju duhet të bëni është të përzieni pak tërshërë të gatuar ose të papërpunuar me disa pika vaji të farave të lulediellit dhe të aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj. Nëse nuk mund të gjani këtë vaj specifik, kini kujdes se mos përdorni çfarëdo vaji. Vaji i ullirit për shembull është zbuluar se është i dëmshëm për duart e thata.
Vendosni një sasi të vogël të super-ngjitësit në lëkurën e plasaritur
Kjo mund të tingëllojë e rrezikshme, por me të vërtetë është diçka që dermatologët thonë se funksionon në prerjet sipërfaqësore dhe çarjet.
Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm me përdorimin e tij dhe të mos e aplikoni shumë shpesh në lëkurë super të plasaritur. Mund të vendosni një sasi shumë të vogël të ngjitësit në zonën e prekur, në mënyrë që të parandalojë tharjen e mëtejshme. Sigurohuni që së pari të pastroni zonën dhe ta mbani çarjen të mbyllur derisa të thahet ngjitësi.
Aplikoni mjaltë të pastër
Mjalti Manuka është dëshmuar të ketë veti antibakteriale dhe antioksiduese. Përveç që e konsumojmë në mënyrë tradicionale, mund ta aplikojmë edhe në lëkurë të thatë dhe të gërvishtur, pasi mund ta rigjenerojë.
Së pari pastron dhe dezinfekton zonën që është e thatë dhe pastaj stimulon sistemin imunitar për të filluar rindërtimin e indeve të dëmtuara. Kjo është edhe arsyeja se pse përdoret zakonisht për të trajtuar djegiet.
Krijoni një maskë dorë nga avokado
Avokadot kanë aftësi të mëdha hidratuese dhe përmbajnë shumë vitamina. Përzierja e gjysmës së avokados së pjekur me një lugë çaji vaj kokosi, një lugë çaji vaj jojoba dhe gjysmë luge çaji lëng limoni, mund t’i shpëtojë duart tuaja të thata. Mund ta forconi përzierjen edhe më shumë duke shtuar pak tërshërë.
Mund ta aplikoni maskën në duart tuaja për 10-15 minuta dhe t’i mbuloni ato me pak petë për përthithje më të madhe. Pasi të kenë kaluar 15 minuta, mund ta pastroni maskën me pak ujë të vakët dhe të vendosni një losion të fortë.
Zgjidhni produkte që përmbajnë vitaminë B3
Edhe nëse konsumoni ushqim të pasur me vitaminë B3 ose aplikoni produkte për kujdes të lëkurës që përmbajnë niacinamide, dhe ky vitamin do përmirësojë hidratimin e lëkurës suaj. Do të vini re që lëkura juaj është e butë dhe më e tonifikuar.
Gjithashtu, dermatologët thonë se vitamina B3 ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e lagështisë së saj për më gjatë. Nëse duart tuaja janë tepër të thata, mund t’ju duhet të provoni kremrat e ditës, por duhet të prisni të shihni rezultate pas disa javësh.
Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.
Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.
Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.
Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.
Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/
Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:
Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.
Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.
Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.
Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.
Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.
Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.
Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.
Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.
Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/
Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.
Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.
Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.
Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.
Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.
Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.
Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.
Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/
Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.
Ndihmon në luftimin e inflamacioneve
Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të trupit.
Si ta përdorni xhenxhefilin?
Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/