Lajmet

Vritet një person në Skenderaj

Published

on

Një person është vrarë në komunën e Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, sot rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj

Ai thotë se rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

Aktualitet

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Published

on

Continue Reading

Lajmet

​Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë

Published

on

By

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është larguar nga shtëpia në Burojë të Skenderajt.

Thaçi pritet të qëndrojë dy ditë në Kosovë, në zyret e EULEX-it.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait dhe tri ditë pas varrimit.

“Te varri i yt erdha i fundit, babë”, shkroi ish-presidenti Hashim Thaçi, në kurorën të cilën e la të premten mbi varrin e babait të vet në Burojë të Skenderajt.

“Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është mesazhi i ish-presidentit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimi ne babait të vet të martën.

Ai mbërriti të premten më 21 mars në fshatin e tij rreth orës 11:00, me leje të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale konfirmoi vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, për të shkuar të varri i babait të vet si dhe për të takuar familjen e ngushtë.

“Gjatë vizitës, i akuzuari do të vazhdojë të mbahet në paraburgim dhe nën ruajtje të Dhomave të Specializuara”, tha gjykata në një deklaratë publike të premten më 21 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Continue Reading

Lajmet

​Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

Published

on

By

Në tryezën e Dialogut Ndërfetar u tha se Kosova ka një trashëgimi të gjatë ndërfetare e cila duhet të forcohet gjithnjë e më shumë. Kjo tryezë me temën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, u organizua nga Fondacioni “Drita” dhe u mbajt në Katedralen e Prishtinës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se historia e popullit shqiptar tregon se në asnjë moment të historisë nuk mund të gjendet një konflikt i cili ka bazë fetare.

Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar duhet sa më shumë të shpërndahet.

Historia jonë e gjatë e një populli të përvuajtshëm tregon se në asnjë moment të historisë sonë nuk mund të gjejmë një konflikt i cili ka bazë fetare në popullin tonë. Modeli shqiptar vërtetë që ekziston ai edhe duhet të përdoret dhe të përhapet akademikët duhet të prodhojnë sa më shumë literaturë për këtë model sepse ky model është i vërtetë dhe është pasuri që e kemi dhe duhet ta shpërndajmë dhe ndajmë me të tjerët”, theksoi ai.

Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi u shpreh se Kosova ka një histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndër-etnike e cila duhet të forcuar gjithnjë e më shumë.

Në këtë kohë kur bota përballet me sfidat të shumta përçarje, konflikte me tendenca për të rënë dallimet mbi atë që na bashkon, ne sot dërgojmë një mesazh të qartë dialogu është rruga e vetme për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe paqedashëse. Modeli ynë i unitetit të përbashkët, respekti për të dallueshme është mënyra më e mirë për të motivuar shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë se Kosova dhe populli i saj ka një histori të gjatë të bashkëjetesës dhe respektit mes festimeve të ndryshme dhe etnive të shumta. Kjo është një trashëgimi e çmuar që jo do të duhej të ruhej, por edhe të forcohet gjithnjë e më shumë”, theksoi ai.

Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich u shpreh se për lumturi, harmoni e bashkëjetesë duhet dialog për të ecur përpara.

Zgjidhja e lumturisë, bashkëjetësës, harmonisë nuk është vetëm në aspektin politik e ekonomik, por gjithashtu në dialog, në bashkë ezkistencën paqësore në mes të përfaaqësuesve të kulturave të ndryshme dhe fetare të cilat ekzistojnë në Ballkan. Selia e shenjt promovon dialogun ndërfetar për kohë të gjatë si kishë katolike në kontestin ndërfetar dhe ne mundohemi që të zhvillojmë dialog në shumë mënyra”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohërat që Serbia pyetet

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti propagandë pretendimin e Serbisë se nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtje midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është veprim kërcënues për ata.

E para e vendit foli rreth kësaj teme pas një ngjarje të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën WE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.

Marrëveshja trilaterale midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërisht këtë që t’i ndihmojmë njëra tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes. Pra, për ta mbrojtur vetën dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë dhe në të një kohë bashkëpunimin ndërmjet shteteve aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe parimit të fqinjësisë së mirë, në të drejtën ndërkombëtare, por po ashtu në praktikën e NATO-s. Ka shumë shtete që janë anëtare të NATO-s, por nënshkruajnë marrëveshje bilaterale ose traktate me shtetet e tjera. Është një praktikë që ndodhë tërë kohën brenda shteteve të NATO-s që besojë në vlerat e njëjta. Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht, del me propagandë se kinse qenka shkelur një marrëveshje e vitit 1996. Por, kushdo që e lexon atë marrëveshje, e vëren një gjë, që Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe s’ka asnjë rrezik për ta. Ekziston veç një burim destabiliteti në rajon, e ajo është Serbia”, tha Osmani.

Ndër të tjera, Osmani tha se historikisht shtetet agresore siç është Serbia dhe Rusia, vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima.

Është interesante që historikisht shtetet agresore siç janë Serbia dhe Rusia vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima. Nëse i shini deklarimet e tyre qesharake përkundër faktit që kanë një histori sulmesh, pushtimesh, histori gjenocidi, luftërash që i kanë shkaktuar vetë, shtete agresore si Serbia e Rusia paraqiten se kinse dikush po i sulmon ata. Në historinë e ekzistimit tonë, ne nuk e kemi sulmuar kurrë askënd. Në historinë e kombit tonë, shqiptarët dhe Kosova në veçanti gjithmonë e kanë mbrojtur vetën”, tha Osmani.

Të martën e 18 marsit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, u nënshkrua deklarata e përbashkët trepalëshe midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Continue Reading

Të kërkuara