Lajmet

Vriten tri shimpanze që u arratisen nga kopshti zoologjik suedez

Sipas kopshtit zoologjik, qetësimi i kafshëve “nuk ishte një alternativë”.

Published

on

Një kopsht zoologjik suedez tha të enjten se duhej të qëllonte për vdekje tre shimpanze pasi ata u arratisën nga kopshti, me situatën ende të pa kontrolluar.

“Një shimpanze konsiderohet një kafshë me rrezik të lartë. Nëse kjo lloj kafshe del nga kopshti zoologjik, mund të përbëjë një kërcënim për jetën e njerëzve”, tha për AFP Annika Troselius, zëdhënëse për Parks and Resorts.

Pesë nga shtatë shimpanzetë e kopshtit zoologjik arritën të arratiseshin të mërkurën pak pas mesditës dhe po bredhin lirshëm rreth kopshtit zoologjik.

Nuk dihet ende se si kanë shpëtuar.

Kopshti zoologjik aktualisht është i mbyllur për vizitorët për këtë sezon, por stafi ose u evakuua ose u urdhërua të qëndronte në ambiente të mbyllura.

Vendimi për të qëlluar për vdekje shimpanzetë erdhi me kritika të ashpra në faqet e mediave sociale.

Sipas kopshtit zoologjik, qetësimi i kafshëve “nuk ishte një alternativë”.

“Për të gjuajtur një shigjetë anestezike, duhet të jeni shumë afër kafshës. Përveç kësaj, duhet të prisni deri në 10 minuta që qetësuesi të hyjë në fuqi”, thuhet në një deklaratë të kopshtit zoologjik.

Arratisja e shimpanzeve vjen pas disa evazioneve të tjera të profilit të lartë në Suedi./UBTNews/

Lajmet

Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban sot konferencën për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës.

Ky indeks publikohet për herë të parë në Kosovë pas kërkesave të shumta nga përdoruesit e statistikave zyrtare.

“Ky publikim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e statistikave ekonomike dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për analizën e tregut të patundshmërive”, njofton ASK.

Në këtë konferencë do të flasin Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ahmet Ismaili, Guvernatori i BQK-së, Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kurse prezantimi i rezultateve, do të bëhet nga Arlinda Mataj, Udhëheqëse e Divizionit të Statistikave të Çmimeve në ASK./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Aksidentohen 8 vetura në Gjermani, dëmet mbi 100 mijë euro

Published

on

Në Sttuttgart asgjë nuk funksionoi në rrugën drejt Fellbach në trafikun e orës së pikut, kur gjatë një aksidenti u përfshin tetë automjete.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i policisë duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë tha se dëmet materiale kapin shifrën 120 mijë euro dhe se rruga në drejtim të Fellbach, rrethi Rems-Murr-Kreis, ishte e mbyllur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here edhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do ë sillen ndërmjet 1 deri 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-10 gradë celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 metër për sekondë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara