Lajmet

Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë të martën nga Policia.

Të njëjtit dyshohen se për motive të pa njohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dhe njëri është liruar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dhe njëri është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajmet

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen Bukoshi

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil në Kosovë, Bujar Bukoshi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq”, ka shkruar Osmani.

Osmani tha se Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për “kontributin  tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë”.

“Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!”, shkroi Osmani.

Bukoshi vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti Begaj bëri homazhe te monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri sot homazhe pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ngjarje kyçe në historinë e kombit shqiptar, e cila nisi më 10 qershor 1878 në këtë qytet historik.

Continue Reading

Lajmet

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi

Published

on

By

Ish-kryeministri Bujar Bukoshi, një nga figurat qendrore të skenës politike të viteve ’90 në Kosovë, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Bukoshi ishte kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Njëherësh mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Pas luftës, Bukoshi mori pjesë në Konferencën e Rambujesë dhe udhëhoqi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u realizuan projekte të shumta në arsim, strehim dhe kulturë. Ai gjithashtu shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Begaj sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Published

on

By

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë sot, më 10 qershor, në vizitë zyrtare në Kosovë.

Policia e Kosovës njoftoi se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, për ta mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të presidentit, sipas agjendës.

“Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore [ku pritet të kalojë eskorta], ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njoftoi Policia e Kosovës.

Në orën 10:00 Bajram Begaj do të pritet në takim nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Më pas, ata do të ecin këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./KosovaPress

Continue Reading

Të kërkuara