Lajmet

Vrasje në tentativë ndaj aktivistës së lëvizjes “Black Lives Matter”, Sasha Johnson

Published

on

Sasha Johnson, 27-vjeçare, po lufton për jetën e saj në spital pasi u qëllua gjatë një tubimi të 30-vjetorit tek kopshti i nënës së partnerit të saj në Peckham, kopshti i Londrës jugore.

Dy burra dhe tre adoleshentë janë arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e Sasha Johnson, thonë detektivët. Aktivistja e profilit të lartë të “Black Lives Matter” u qëllua në kokë në një event në Peckham, në jug të Londrës, thanë zyrtarët e policisë. Tani ajo po lufton për jetë pas incidentit.

Sasha Johnson

The Met thotë se oficerët e vendosur në Southwark dhe Lambeth ndaluan një djalë 17-vjeçar dhe e arrestuan atë nën dyshimin e posedimit të një arme dhe posedim me qëllim për të furnizuar me drogë të klasës A. Në një adresë në Peckham tre të rinj, duke përfshirë një 18-vjeçar, një 19-vjeçar dhe një 28-vjeçar – u arrestuan të gjithë nën dyshimin e mashtrimit dhe posedimit me qëllim për të furnizuar me ilaçe të klasës B.

Një burrë i pestë, i moshës 25-vjeç, u arrestua nën dyshimin e mashtrimit dhe mosndaljen gjatë ndjekjes policore të një makine në Peckham. Të gjithë më pas u arrestuan nën dyshimin e vrasjes në tentativë dhe qëndrojnë në paraburgim.

Viktima është një nënë e tre fëmijëve, e diplomuar në Oxford dhe anëtare e partisë politike Taking The Iniciative (TTI). Ajo kishte qenë duke festuar 30-vjetorin e partnerit të saj kur u qëllua.

Nëna e partnerit të saj i tha mediave se ndeja e ditëlindjes po mbahej në kopshtin e saj dhe viktima ishte personi i vetëm që u qëllua. “Kishte rreth 30 vetë ose aty. Të gjithë ishin në panik, por vetëm Sasha u qëllua”, tha Donna. Ajo u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë.

Sasha gjithmonë ka qenë duke luftuar në mënyrë aktive për njerëzit me ngjyrë dhe padrejtësitë që rrethojnë komunitetin, si anëtare e “Black Lives Matter” dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Lidershipit të Partisë Nisma.

Sasha është gjithashtu nënë e 3 fëmijëve dhe një zë i i fuqishëm për njerëzit me ngjyrë./UBTNews

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara