Kronikë e zezë

Vrasja në AKI: Gjykata e dënon me 25 vite burg dorasin

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj- Hyseni.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e ka dënuar me dënim unik prej 25 vitesh burgim të akuzuarin Valon Ibërdemaj, i akuzuar për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në shtator të vitit 2018.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj- Hyseni. Ibërdemaj akuzohej se kishte privuar nga jeta Isa Sejdiun, e më pas, sipas prokurorisë, për të ikur nga vendi i ngjarjes kishte rrëmbyer një punëtore tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ibërdemaj u dënua me 21 vite burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, me tre vite burgim për veprën penale “Rrëmbimi” dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Kurse, me dënim unik u dënua me 25 vite burgim. Të njëjtit, do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 30 qershor 2020 e ka mbyllur për publikun dhe mediat këtë rast.

Sipas aktakuzës së ngritur më 21 mars 2019, Valon Ibërdemaj akuzohej se më 4 shtator 2018, rreth orës 09:31, në bufenë e objektit të AKI-së në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Isa Sejdiu, siç thuhet për shkak të xhelozisë, pasi që tani i ndjeri një ditë më parë në kohën e drekës, duke bërë shaka iu ka thënë zyrtarëve të AKI-së se gjoja do të bëhet i madh, pasi ato ditë pritej të emërohej zëvendësdrejtor i AKI-së.

Aktakuza thotë se duke rrezikuar edhe jetën e tani të dëmtuarës F.B, derisa i ndjeri ishte në vendin e tij të punës, si menaxher kuzhine, ka shkuar i pandehuri në kuzhinë me revole në dorë, e ka thirrur në emër “Isa”, e tani i ndjeri është përgjigjur duke thënë “Urdhno xhaxh”, dhe i pandehuri menjëherë ka shtënë dy herë në distancë prej rreth tre metrash, e ka goditur në pjesën e majtë të gjoksit dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e më pastaj me revole në dorë ka dalë në oborr, i është afruar të dëmtuarës, ia ka vendosur revolen në kokë dhe e ka dërguar deri te vetura e tij, që ndodhej në parkingun e AKI-së. Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kurse, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se pasi ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, i pandehuri ka rrëmbyer F.B, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë duke pirë kafe në oborrin e objektit të AKI-së, papritmas ka dalë i pandehuri nga objekti me armë në dorë dhe i është afruar asaj dhe nën kanosje të armës e ka detyruar që të shkojë te vetura e të pandehurit, e cila ishte e parkuar në parkingun e AKI-së dhe e i ka vënë armën në kokë.

Pastaj, sipas aktakuzës, e ka urdhëruar të shkojë në drejtim të portës kryesore të daljes nga oborri i AKI-së, e posa ka mbërritur te porta kryesore, aty i ka kanosur me armë edhe pjesëtarët e sigurimit, duke iu drejtuar me fjalët “e vrava, shkoi çika”.

Në aktakuzë thuhet se ai ka dalë nga vetura, ka marrë të dëmtuarën dhe vazhdimisht ka mbajtur armën nga ajo, ndërsa tjetrën dorë ia ka mbajtur rreth qafe, ka ecur për të dalë jashtë objektit dhe kur është afruar te dera ka shkuar te komanda për ta hapur derën dhe aty është penguar nga zyrtari Sh.Sh, ndërsa zyrtari E.B, duke e parë atë gjendje, ka rënë në gjunjë para të pandehurit dhe i është drejtuar me fjalën “nëse dëshiron të vrasësh dikënd, më vrit mua”, e i pandehuri në ato çaste thuhet se i është drejtuar atij me fjalët “vetëm ty ta dha armën”, e më pas ia ka dhënë armën ku edhe është liruar e dëmtuara. Më këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se nga koha e papërcaktuar e deri më 4 shtator 2018, i pandehuri pa autorizim ka poseduar armën e llojit të lartcekur, me të cilën ka kryer veprën penale, ndërsa gjatë bastisjes nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në banesën e tij është gjetur edhe sekuestruar edhe revolja e tipit “Colt Amadeous ROSSI S.A 38 special” dhe një thikë.

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vrasje në tentativë

Published

on

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 rreth orës 20:50, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet thikë dhe rezulton nën ndikimin e alkoolit

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar shqetësime për qytetarët në rrugën “Shaqir Hasani”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026, pasi policia ka pranuar një informatë për një person që po shqetësonte kalimtarët në këtë zonë.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.

“Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, pas testimit me alkooltest, është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.79 promila alkool në gjak.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në lidhje me votimin

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me procesin e votimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor rreth orës 20:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale që lidhet me ndikimin e paligjshëm në procesin zgjedhor.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Po ashtu, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku si prova materiale janë sekuestruar materiale që lidhen me votimin, si dhe katër telefona mobilë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara