Kronikë e zezë

Vrasja me tetë plumba, polici hetues dëshmon se si i shkuan në shtëpi të akuzuarit

Sipas aktakuzës, më pas i akuzuari me veturën e tani të ndjerit, e merr trupin e tij e dërgon tek Lumi i Shushicës.

Published

on

Polici hetues i ditës së arrestimit të të akuzuarit Kamber Bulleshkaj, Enis Lluka, në cilësinë e dëshmitarit tha se e kishin pritur të akuzuarin derisa kishte ardhë nga Prishtina, për të nisur bastisjen e shtëpisë të tij.

Këtë deklarim, dëshmitari Lluka e bëri në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bulleshkaj akuzohet se në shtator të vitit 2018, e kishte privuar nga jeta me tetë predha, tani të ndjerin A.D dhe pastaj nga një urë trupin e tij e kishte gjuajtur në Lumin e Shushicës.

Për të sqaruar disa rrethana, gjyqtarja Kuka-Mekaj, e kishte parë të konsiderueshme që përsëri të ftojë ndonjë dëshmitarë të sqarojë rrethanat e asaj nate, ku për të dëshmuar kishte ftuar policin hetues Enis Lluka për t’i parashtuar pyetje lidhur me bastisjen.

Dëshmitari Lluka tha se nuk i kishte njohur as viktimën e as të akuzuarin dhe se për rastin ishte njoftuar më 14 shtator kur ishte gjetur kufoma.

‘’Pasi që është vërtetuar se i ndjeri është A.D, ne kërkojmë personat e fundit që kanë pasur kontakt me të, nga motra e A. kam marrë informacionin dhe e njëjta e ka parë veturën e parkuar tek shtëpia e Kamberit”, tha ai.

I njëjti shtoi se kanë shkuar tek shtëpia të akuzuarit më 15 shtator 2018, me Riza Mahen edhe me Veton Kelmedin.

Sipas tij, atë datë kishte dalë Kamberi dhe kishin biseduar me të se a e ka parë A. dhe i njëjti iu është përgjigj se ka 5-6 ditë se nuk e kishte parë.

Më pas, shtoi se kishte qenë iniciativa e tij që ta marrin Kamberin të japë deklaratë në polici, në stacion të Istogut.

‘’Ne atë ditë nuk kemi hyrë brenda, të gjitha veprimet e mara i kemi shkruar në raport’’, thotë dëshmitari Lluka.

Po ashtu, dëshmitari shtoi se pas asaj date kishin qenë edhe një herë në bastisje më 11 dhjetor 2018, atë ditë që është arrestuar Kamberi dhe nuk kishin qenë para kësaj date për bastisje.

I njëjti deklaroi se kishin pritur derisa i akuzuari kishte ardhur nga Prishtina dhe se nuk kishin filluar bastisjen deri sa ka ardhë ai në shtëpinë e tij.

‘’Krim-teknika gjatë bastisjes përdor një material të lëngëshëm, kur ai vendoset në sipërfaqe, shihen ku ka njolla gjaku edhe nëse është pastru. Është pre ajo pjesë dhe është marrë, ato ruhen edhe pasi bëhet ekspertiza”, deklaroi dëshmitari, kur u pyet nga gjykata për gjetjet e asaj dite në shtëpinë e të akuzuarit.

Në fillim të kësaj seance u dëgjua i akuzuari Bulleshkaj, ku i njëjti deklaroi se në natën kritike kishte qenë tek nëna e tij për darkë.

Ndërsa, gjatë ditës kritike të 14 shtatorit ai thotë se ka qenë gjatë gjithë ditës i shtrirë në shtëpinë e tij.

I pyetur se a i kujtohet kur nëna e tij të ketë deklaruar para gjykatës se në ditët e 12-14 shtatorit, nuk e kishte parë fare të birin e saj të akuzuarin Kamber, ky i fundit tha se ndonëse ka harruar, sepse tani është plakur.

Tutje ai shtoi se, të ndjerin e kishte pas shok shumë të afërt e që 3 ditë para ditës kritike apo humbjes së viktimës A.D., të dy e kishin lënë që të shkojnë në Serbi, për disa punë të tani të ndjerit dhe për nxjerrjen e dokumenteve të Serbisë, i akuzuari Kamber.

Lidhur me pyetjen se a kishte për qëllim tani i ndjeri A.D. të nxjerrte njerëz jashtë shtetit deri te kufiri, i akuzuari tha se më parë e deri më 2015, kishte bërë një gjë të tillë, kurse kohën e fundit tek 2018, ai nuk kishte dijeni.

‘’Dy javë paraprake nuk e kam taku A. sepse kishte qenë pa qejfe, mbrëmjen e datës 9 ose 10 shtator 2018, ka ardh te unë më ka thënë se ka punë në Serbi, a po vjen me më bë shoqëri, unë i kam thënë po unë vij me të bë shoqëri”, tha ai.

Tutje shtoi se më datë 11, e ka thirrë në Viber me pyet se a do të shkojnë pasi i është dashur me ndejtë gati.

“Ai më tha jo të lajmëroj nëse shkojmë, ajo ka qenë biseda e fundit me të në telefon’’, tha i akuzuari Bulleshkaj.

Tutje i akuzuari deklaroi se në Beograd, kishte qenë më 13 tetor dhe ai muhabeti i pasaportit jo kordinacia ishte kryer dhe i njëjti thotë se ka pasur qëllim të shkojë e të gjejë punë.

Më pas, kryetarja e turpit gjykues, Nushe Kuka- Mekaj, iu referua raportit i cili ka të bëjë 20 dhjetor 2018, të bisedave në Viber- gjetjen e bisedave me Armendin kushëririn e tij dhe kunatën Tinën.

Sipas atij raporti, ai kishte biseduar me kushëririn e tij për të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur me rastin e vrasjes së të ndjerit A.D. pasi që kushëriri i tij ishte me profesionin gardian dhe kishte komunikime me hetues policor dhe të gjitha dyshimet ia kishte transmetuar të akuzuarit përmes mesazheve telefonike.

I akuzuari tha se pasi që e kishte bastisë policia më 15 shtator 2018, kushëriri i tij kishe shkuar tek ai për të biseduar se çfarë kishte ndodhur.

Tutje, gjykatësja i bëri të ditur se në një nga bisedat e zhvilluara në Viber, Kamberi kërkon nga Armendi që të thirrë policinë dhe ta pyet për rast edhe pse i thotë se kjo mund të jetë e dyshimtë.

Po ashtu, tha se i njëjti interesohet që ta thirrë personin me emirin Milot, ndërsa të akuzuarit nuk i kujtohet të ketë thënë diçka të tillë.

Në një ndër mesazhet e zhvilluara më 13 tetor 2018, gjykata e pyet se a ka pyetur kunatën për policinë se çfarë ka kërkuar policia dhe çka e kanë pyetur nënën.

“E kam pyet Tinën se ndoshta s’kam mundur me ra në kontakt me nenën se më është thyer shtëpia gjatë bastisjes, pasi nëna më ka thënë se është thyer shtëpia’’, tha i akuzuari.

Gjyqtarja pas kësaj tha se në shkresat e lëndës nuk ka shkresa se ata kishin hyrë në dhomë.

Pasi që seanca ishte kthyer përsëri në fazën e të provuarit, gjyqtarja bëri të ditur se në seancën e radhës do të vazhdohet prapë me mbrojtjen e të akuzuarit Bulleshkaj, ndërsa seancën e radhës e caktoi më 8 dhjetor të këtij viti.

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 tetor 2019, Kamber Bulleshkaj akuzohet se më 12 shtator 2018, rreth orës 20:25 deri më 21:15, në shtëpinë e tij në fshatin Istog i Poshtëm, pikërisht në sallonin e shtëpisë së tij, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit A.D, me dashje e ka privuar nga jeta këtë të fundit.

Sipas aktakuzës, A.D kishte shkuar me veturën e tipit “BMW 120”, në shtëpinë e të pandehurit, me qëllim që nga i njëjti të kërkonte një armë automatike-kallashnikov, e cila synohej të përdorej në një gazmend familjar dhe që me të, të festonin në fejesën e kushëririt të tyre.

Në aktakuzë thuhet se pasi tani i ndjeri shkon në shtëpinë e të pandehurit, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, i pandehuri nga arma automatike e llojit të panjohur, shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, duke e goditur me tetë predha në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve vdes në vendin e ngjarjes.

Sipas aktakuzës, më pas i akuzuari me veturën e tani të ndjerit, e merr trupin e tij e dërgon tek Lumi i Shushicës, ku e hedhë atë nga ura, e pastaj me veturë vazhdon në drejtim të Mitrovicës, ku në lagjen “Bair”, e braktisë veturën, derisa kufoma të gjendet rreth orës 15:05, në vendin e lartcekur.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale të “Vrasjes”, nga neni 178 i Kodit Penal, i cili parasheh dënimin me jo më pak se pesë vjet burgim.

Continue Reading

lajme

Raportohet një rast i sulmit seksual në Veri të Mitrovicës, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një rast i sulmit seksual është raportuar pasditën e së enjtes në Veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima grua ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person deri më tani i panjohur për organet e rendit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:32.

Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë prokurori i kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Rasti vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Teksa protestohet për Arlinda Zekajn, brenda 24 orëve raportohen edhe 7 raste të dhunës në familje

Published

on

By

Teksa sot po shënohet dita e tretë e protestave në Kosovë ku po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj Albert Sylaj, rastet e raportuara të dhunës në familje vazhdojnë të rriten. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidencuar shtatë raste të reja të dhunës e kanosjes brenda familjes në rajone të ndryshme të vendit, si në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Fushë-Kosovë e Klinë.

Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar dy raste të ndara, ku në njërin prej tyre është arrestuar një burrë për kanosje ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa në rastin tjetër, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një incident të mëhershëm, është vënë në pranga i dyshuari i dytë, i cili po ashtu është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Raste të rënda janë raportuar edhe në  Prishtinë e Fushë-Kosovë. Në Fushë-Kosovë, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime për të cilat viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dorasi është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë ka dëbuar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij bashkë me foshnjën e saj, me ç’rast viktima është strehuar urgjentisht në strehimore, kurse i dyshuari është arrestuar.

Po në Fushë-Kosovë, dy vajza të mitura janë sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e tyre, të cilët ndodhen ende në arrati ndërsa policia po vazhdon hetimet.

Në Klinë është arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj partenaires me të cilën bashkëjetonte, ndërsa në Gjakovë një grua është keqtrajtuar nga i dashuri i saj, i cili pas testimit nga policia ka rezultuar se ishte nën efektin e alkoolit.

Të gjithë të arrestuarit në këto raste, me urdhër të prokurorëve përkatës, janë dërguar në mbajtje. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara