Kronikë e zezë

Vrasja e policit Lirim Haxholli, Prokuroria ngre aktakuzë kundër 14 zyrtarëve policorë

Aty mbeti i vrarë polici Lirim Haxholli.

Published

on

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër 14 zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e vitit 2022, ku mbeti i vrarë polici Lirim Haxholli.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, rreth orës 22:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës, në një villë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë, në atë mënyrë që në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e villës ku zhvillohej ahengu”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Me këtë, secili prej tyre individualisht e kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhje me nenin 11 paragrafi 5 dhe nenin 27 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-076 për Policinë, në fuqi në Republikën e Kosovës”.

“Të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., në datën, vendin dhe kohën e lartcekur, si dhe për arsye të njëjta gjatë përdorimit të armës në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e personave të pranishëm, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 paragrafi 1 të KPRK-së”.

“Ndërsa, të pandehurit A.B., Xh.B., A.M., A.A., A.Z., I.S., Rr.A., V.Rr. dhe A.M., nuk i kanë lajmëruar veprat penale të lartcekura, në atë mënyrë që nuk i kanë raportuar të shtënat me armë zjarri të bëra nga kolegët e tyre-të pandehurit gjatë ahengut ku kanë qëndruar së bashku, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, nga neni 378 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 të KPRK-së”, thotë njoftimi.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të vdekjeve nën hetim në Kamenicë, Shtime dhe Prizren

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të vdekjeve në Kamenicë, Shtime dhe Prizren, të cilat janë duke u hetuar.

Në Kamenicë, më 6 tetor, njësitë përkatëse policore dhe mjeku kompetent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në Shtime, po më 6 tetor, një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete. Ai është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, në Prizren, një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në Viti, ku një automjet ka goditur një këmbësor.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin të përfshirë një automjet, i drejtuar nga një mashkull kosovar, dhe një këmbësor, po ashtu mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara