Lajmet

Vrasja e një gruaje në një stacion metroje në Seul, kërkohen ligje të reja

Published

on

Seuli u përball me një reagim publik pasi Jeon Joo-hwan u dërgua në paraburgim dhe u akuzua për përndjekjen dhe më pas therjen me thikë për vdekje të një gruaje në një tualet publik në një stacion metroje.

Ky rast ngjalli reagim, ku u tha se policia dhe gjykatat dështuan në mbrojtjen e viktimës – edhe pse Jeon vazhdoi fushatën e tij të ngacmimit dhe pavarësisht se ajo e raportoi atë dy herë në gjashtë muaj.

Një javë pas vrasjes së 28-vjeçares, historia u zhduk kryesisht nga titujt kryesorë dhe njerëzit e panë atë vetëm si një rast tjetër magjepsjeje, refuzimi dhe – në fund të fundit – vrasje të një gruaje të re. Por për një numër të grave – kjo s’është gjë e mirë.

Zanafilla e rastit mund të gjurmohet pas tre vjetësh, kur Jeon iu bashkua Seoul Metro, kompania që operon sistemin e metrosë së kryeqytetit. Aty u takua për herë të parë me gruan, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj.

Interesimi i Jeonit për kolegen e tij nuk ishte reciprok, megjithatë, ai filloi ta ngacmonte me qindra telefonata dhe mesazhe, si dhe duke e filmuar në mënyrë të paligjshme.

Gruaja e denoncoi atë për ndjekje si te punëdhënësi i saj ashtu edhe te policia. Jeon u pushua nga puna dhe u caktua të dalë në gjykatë më 15 shtator për t’u përballur me akuzat e përndjekjes, për të cilën ai përballej me një dënim me nëntë vjet burg.

Pavarësisht kërkesave të viktimës, policia nuk e mbajti Jeon në paraburgim para seancës, pasi sipas policisë, ai nuk përbënte kërcënim për të.

Një ditë para se të caktohej dënimi, 31-vjeçari Jeon akuzohet se ka udhëtuar në stacionin Sindang në qendër të Seulit, ku viktima ishte duke punuar. Ai akuzohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka detyruar të futet në tualetet e stacionit, ku autoritetet thonë se e ka goditur me thikë për vdekje.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve teksa po dërgohej në gjykatë të nesërmen, Jeon mundi vetëm të thoshte se kishte bërë “një gjë vërtet të çmendur” dhe “Më vjen keq”.

Jackie Kim-Wachutka, një profesore e gjinisë dhe identitetit në Japoni dhe Kore në Universitetin Ritsumeikan në Kioto, tha për DW se kishte një “ndjenjë shoku” fillestar midis grave dhe shoqërisë koreane në përgjithësi.

Kryeministri Han Duck-soo ka njoftuar se qeveria synon të punojë me kolegë nga i gjithë spektri politik për të hartuar ligje të reja për të ndaluar ndjekjen. Kim-Wachutk tha se shoqëria koreane duhet të gjejë mënyra për të adresuar shkaqet rrënjësore të problemit./UBTNews/

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Lajmet

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara