Kronikë e zezë

Vrasja e Marigona Osmanit, Krivaqa dhe Sejdiu paraqiten në gjykatë

Seanca kundër Krivaqës dhe Sejdiut pritet të fillojë së shpejti.

Published

on

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, janë shfaqur në seancën gjyqësore të së enjtes në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Seanca kundër Krivaqës dhe Sejdiut pritet të fillojë së shpejti, teksa i pari po akuzohet për vrasje të rëndë dhe veprën penale “dhunimi”, ndërsa i akuzuari i dytë për “ndihmë në kryerjen e krimit”.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vëreheshin edhe lëndimet në trup.

Të pranishëm në sallën e Gjykatës së Ferizajt janë prezent tetë policë, të cilët kanë rrethuar dy të akuzuarit.

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar

Published

on

Një person është lënduar dje rreth orës 17:00 në Prishtinë ku ndodhi një aksident trafiku mes dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili theksoi se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një veture që doli nga korsia e majtë dhe goditi një makinë tjetër të ndalur në korsinë e kundërt./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

​Aktakuzë për vrasje të rëndë në Prizren

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B, i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga muaji gusht për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, me datë 10 gusht të këtij viti, rreth orës 20:30, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri “me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh, të njëjtin e privon nga jeta”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit”, sipas Prokurorisë.

Ekspertiza mjeko-ligjore e autopsisë e datës 22 shtator, tha se lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës.

Ndër të tjera, Prokuroria tha se “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të procedurave hetimore përkatëse, ndaj dy të dyshuarve tjerë, të cilët kanë organizuar përleshjen me qen.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara