Lajmet
Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria e Tiranës rëndon akuzën për efektivin e policisë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNjë javë pas vrasjes së Klodian Rashës nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka bërë të ditur rezultatet e hetimeve të deritanishme për ngjarjen. Prokuroria ka saktësuar tri pika të rëndësishme duke konfirmuar se ndaj Rashës nuk ka pasur ushtrim dhune, arma nuk vërtetohet deri tani se i përkiste viktimës dhe vrasja nuk është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
Prokuroria thotë se janë realizuar veprimet hetimore që kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga autori i krimit, viktima si dhe subjekte të tjera. Nga hetimet rezulton se nuk ka pasur përdorim dhune ndaj viktimës, por nga ana tjetër theksohet se efektivi i policisë ka përgjegjësi penale dhe për këtë arsye pritet do të këtë ndryshim të akuzës ndaj tij.
Gjatë dhënies së masës së sigurisë, Prokuroria ngriti akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” ku rrezikonte deri në 7 vjet burg, ndërsa pas hetimeve të mëtejshme akuza pritet të jetë akoma edhe më e rëndë për efektivin e “Shqiponja” pasi do të akuzohet për “Vrasje me dashje”, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg.
“Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do të reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer”, bën me dije prokuroria.
Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria nuk ka zbuluar ende se kujt i përket arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe thekson se vijon kryerjen e veprimeve hetimore që kanë për objekt identifikimin e autorësisë të armës së zjarrit si dhe mekanizimit të rrethanave të gjetjes së saj.
Organi i akuzës thekson se një sërë veprimesh hetimore janë kryer të pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetëm, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes, si dhe të identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit të ngjarjes.
Ndërkohë sipas prokurorisë, “nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me armë zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune”.
Hetimet e deritanishme përveçse rëndojnë shumë veprimet e kryera nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, përfshijnë në ngjarjen e rëndë dhe kolegun e tij që ndodhej bashkë me të në momentin e ngjarjes pasi ka dyshime se arma nuk të mos ketë qenë e 25-vjeçarit Klodian Rasha, por e gjitha mund të jetë inskenuar. Nëse kjo do të vërtetohet nga organi i akuzës, atëherë do të vinte në pozitë të vështirë përballë ligjit edhe strukturat e Policisë së Shtetit./euronews.al
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
6 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
11 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
11 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
12 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
