Lajmet

Vrasësi i mësuesit francez merr përsipër sulmin për grupin e Shtetit Islamik

Sulmi erdhi tre vjet pas një vrasjeje të ngjashme pranë Parisit.

Publikuar

Burri që vrau një mësues francez javën e kaluar tha se ai po vepronte për grupin e Shtetit Islamik (IS), në një video të regjistruar para sulmit, tha të martën një burim i afërt me rastin.

Mohammed Moguchkov, 20 vjeç, bëri gjithashtu një referencë “shumë margjinale” ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit në video përpara se të vriste me thikë mësuesin në një shkollë në Arras në Francën veriore të premten, shtoi burimi.

Sulmi erdhi pothuajse tre vjet pas një vrasjeje të ngjashme të një mësuesi pranë Parisit, e cila tronditi publikun dhe shkaktoi një përgjigje masive të sigurisë.

Franca ngriti përsëri nivelin e saj të sigurisë pas sulmit të së premtes, duke vendosur 7,000 trupa./UBTNews/

Lajmet

​Mitreski pret proces të suksesshëm zgjedhor në Maqedoni

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitresvki dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 5, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe presidenciale.

Pas realizimit të së drejtës qytetare për të votuar në vendvotimin 1861 në shkollën fillore “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, ai theksoi se sot është një nga ditët më të rëndësishme në vend.

“Pres një proces të suksesshëm zgjedhor, sipas të gjitha rregullave demokratike si i ngjan një vendi demokratik që ka aspirata për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, dua të them se e drejta e votës është e drejtë supreme demokratike dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Mitresvki pas votimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Qeveria miraton udhëzimin administrativ për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një komunë tjetër.

Gjatë Mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse me qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifike të tyre.

“Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse, niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve të edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifike të tyre, përfshirë po ashtu edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e këtyre shërbimeve. Në bazë të kësaj rregullore, ashtu siç edhe e parasheh Ligji për mbrojtjen e fëmijës secila komunë ofron shërbimet edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijë me aftësi të kufizuara, qytetarë rezident të komunës së caktuar në përputhje me nevojat specifike të vetë fëmijës”, tha Haxhiu.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot është miratuar projekt-udhëzimi administrativ për bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucional me organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.

Lidhur me këtë Haxhiu tha se ky projekt-udhëzim përcakton mënyrat e bashkëpunimit të strukturave dhe mekanizmave institucional në organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave afirmative për mbrojtjen e fëmijëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.

“Ky projekt udhëzim ka të bëjë me bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit të strukturave dhe mekanizmave institucional në organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave afirmative për mbrojtjen e fëmijëve dhe realizimin e të drejtave të tyre…Ka për qëllim që të gjejë rrugën më të mirë dhe më të favorshme për përfshirjen e fëmijëve në konsultime publike gjatë hartimit të politikave në fushën e të drejtave të tyre”, tha Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Kushti për anëtarësim në KiE ishte dhe mbetet absurd

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se kërkesa e cila po shtyhet si kushtëzim për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas tij jo vetëm që nuk është parimore dhe vlerore, por ajo tashmë është refuzuar tri herë nga vetë instancat e KiE-së.

Kurti e quan absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, si kusht për anëtarësim në KiE.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se Kosova ka ofruar që ky dokument të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe pjesë e aneksit të zbatimit Ohrit, porse potencoi se është refuzuar nga Serbia. Ai tha se nuk pritej që pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE të bëheshin shtete demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jetë përkrahëse të shtetit tonë për zhvillim e demokratizim.

“Nëse me datë 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel, atëherë ai draft statut do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Drafstatuti i emisarit Lajçak dhe emisarëve të tjerë dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, është nonpaper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar, e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kërkesë ka qenë dhe mbetet absurde. Përkundër kësaj, tri herë përgjatë procesit u tentua që të futet kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim…Kërkesa e cila po shtyhet si kushtëzim për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës jo vetëm që nuk është parimore dhe vlerore por ajo tashmë është refuzuar tri herë nga vetë instancat e Këshillit të Evropës…Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtete të cilat deri më tani nuk e kanë njohur republikën e Kosovës. Por, assesi dhe asnjëherë nuk e mendonim që pengesë do të bëheshin shtete demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillime demokratizim”, tha Kurti.

Kurti potencoi se kushtet e vendosura nuk kanë të bëjnë aspak me standardet anëtarësimit në këtë organizatë.

“Në këto javët e fundit u përballëm me një kushtëzim i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë (Këshillin e Evropës). Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, kusht ky që hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të Këshillit të Evropës, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ky dokument i sjell tek ne nga përfaqësuesi special i bashkimit evropian për dialog, Mirslav Lajçak së bashku me këshilltarët diplomatik të shteteve të QUIN-tit, nuk u pranua me 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që e ai dokument të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe pjesë e aneksit të zbatimit Ohrit e cila është pjesë integrale e tij dhe të nënshkruhet për tu bërë ligjërisht i obligueshëm dhe zbatueshëm. Por, u pat refuzua nga Serbia”, potencoi Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se Kosova do anëtarësim meritor, sepse konsideron se e meriton anëtarësimin.

Ndërkaq, Gjermania dhe Franca të hënën kanë thënë se procedimi i drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj.

Derisa shteti më i fuqishëm brenda KiE-së, Britania e Madhe, i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.

Mbledhja e radhës e ministrave të Jashtëm të KiE-së do të bëhet me 16-17 maj ku edhe do të vendoset përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​“Shqiptaria” i reagon ASK-së: Jemi të shqetësuar me procesin e regjistrimit të popullsisë

Publikuar

nga

Organizata “Shqiptaria” reagon duke shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e thellë ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.

“Raportimet tona dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një praktikë të papranueshme ku punëtorët e regjistrimit pa konsultuar pjesëmarrësit në regjistrim, po ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme duke i regjistruar pjesëmarrësit në regjistrim në mënyrë arbitrare pa i pyetur për preferencat e tyre”, thuhet në reagim.

Më tej në deklaratën e Organizatës Shqiptaria thuhet se: Ne kemi vërejtur se në rubrikën “tjetër Specifiko”, pjesëmarrësit nuk po u jepet mundësia për të zgjedhur dhe deklaruar sipas preferencave të tyre, kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe rrezikojnë integritetin e procesin te regjistrimit të popullsisë.

Organizata “Shqiptaria” thekson se ky veprim arbitrar i regjistruesve po i shkel në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të pjesëmarrësve në regjistrim.

“Kërkojmë nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndaluar praktikat e paligjshme të regjistruesve që po kryejnë këtë veprim kur tash kanë mbet edhe 8 ditë nga ky proces i rëndësishëm për vendin. Në sjellim fakte të mjaftueshme nga ankesat që na u janë drejtuar neve nga qytetar të shumtë, po ashtu kemi edhe fakt tjetër edhe nga anëtar tonë të cilët me e-mail janë drejtuar ASK për këto vërejtje dhe nuk ka marr përgjigje”, thuhet në reagimin e organizatës Shqiptaria.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara