Sport

Vrapuesi në paqe me vetën, nuk e synoi titullin që nuk e meritonte

Published

on

Vrapuesi kenian Abdul Mutai ishte vetëm disa metra nga vija e finishit, por u ngatërrua me shenjat dhe u ndal, duke menduar se e kishte përfunduar garën.

Kundërshtari spanjoll, Ivan Fernandez, ishte menjëherë pas tij dhe duke kuptuar se çfarë po ndodhte, filloi t’i bërtiste kenianit për të vazhduar të vraponte.

Mutai nuk dinte spanjisht dhe nuk e kuptonte. Duke e kuptuar se çfarë po ndodhte, Fernandez e shtyu Mutai drejt fitores.

-Një gazetar e pyeti Ivanin “Pse e bëre këtë?” Ivan u përgjigj, “Ëndrra ime është që një ditë të kemi një lloj jete komunitare ku shtyjmë veten dhe gjithashtu të tjerët të fitojnë.

-“Gazetari këmbëngulte ” Po pse e le Kenianin të fitonte?” Ivan u përgjigj, “Nuk e lashë të fitonte, ai ishte fituesi real.

-Gazetari insistoi dhe pyeti përsëri, ” Por ti mund të kishe fituar!” Ivan e shikoi dhe u përgjigj: ” Po cila do të ishte merita e fitores sime? Cili do të ishte nderi i kësaj medaljeje? Çfarë do të mendonte nëna ime për këtë?” Vlerat transmetohen brez pas brezi. Çfarë vlerash u mësojmë fëmijëve tanë dhe sa i frymëzon të tjerët të fitojnë? Shumica prej nesh përfitojnë nga dobësitë e njerëzve në vend që të ndihmojnë për t’i forcuar ato.

Kjo ngjarje ka ndodhë në Lojërat Olimpike të Londrës, që janë mbajtur në vitin 2012./ KultPlus

Continue Reading

Lajmet

​Infantino dhe Trump me vendim të ri në prag të Botërorit 2026

Published

on

Shtetet e Bashkuara do t’u ofrojnë termine me përparësi për vizë tifozëve që kanë bileta për Kupën e Botës 2026, vendim ky që erdhi pas takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

FIFA njoftoi krijimin e sistemit të ri FIFA PASS, i cili synon të thjeshtojë procesin e aplikimit për viza dhe të rrisë pjesëmarrjen ndërkombëtare në turneun që zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Turneu do të mbahet në 16 qytete dhe do të marrë pjesë 48 ekipe.

Infantino tha se SHBA-të janë të gatshme të mirëpresin tifozët nga e gjithë bota dhe se interesi për bileta është i madh, me mbi një milion të shitura deri tani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se tifozët me bileta mund të marrin një intervistë për vizë brenda 6–8 javësh nga aplikimi. Ai u bëri thirrje tifozëve që të aplikojnë sa më shpejt.

Aktualisht, shumë vende kanë pritje të gjata për termine vizash. Në Kolumbi pritja arrin deri në 11 muaj, në Mexico City rreth 9 muaj e gjysmë, ndërsa në Toronto deri në 14 muaj për banorët jo-qytetarë.

Nuk dihet ende nëse lehtësimet vlejnë edhe për shtetasit e vendeve të ndaluara të udhëtojnë në SHBA sipas urdhrit ekzekutiv të qershorit, që përjashton vetëm atletët dhe stafet, por jo tifozët.

Shumë qytetarë nga Evropa, Japonia, Australia dhe vende të tjera që janë pjesë e programit të heqjes së vizave mund të hyjnë në SHBA deri në 90 ditë pa vizë.

Në Kupat e Botës në Rusi dhe Katar, një biletë shërbente si dokument hyrjeje për tifozët, ndërsa për turneun e vitit 2026 tifozët do të duhet të respektojnë rregullat e zakonshme të vizave të SHBA-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Hajdari: Doja të isha model për futbollistët e rinj në Kosovë

Published

on

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Albian Hajdari ka folur sërish për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kosovës, ku në një intervistë ai theksoi se zgjedhja nuk ka qenë e lehtë dhe është marrë pas konsultimeve me familjen dhe miqtë.

22-vjeçari, i cili këtë verë kaloi te TSG Hoffenheim dhe u vendos shpejt si titullar i rregullt, përshkroi fillimin e tij në Bundesligë si jashtëzakonisht emocionuese dhe frymëzuese.

Ai shtoi se e vlerëson shumë mundësinë për të luajtur kundër talenteve më të mira evropiane, ndërsa pranoi se nga Zvicra i mungojnë disa gjëra:

“Më mungon dielli në Ticino dhe paqja dhe qetësia e shëtitjeve pranë liqenit. Por padyshim jo autostradat në Zvicër.”, tha ai.

Zgjedhja për të luajtur me Kosovën ka shkaktuar reagime të shumta në Zvicër, por Hajdari thotë se e kupton interesimin, dhe pos tjerash ai shpjegoi se vendimi ka qenë i menduar gjatë.

Ai mohoi gjithashtu se garancia për një vend titullari ka ndikuar në vendimin e tij:

“Absolutisht asnjë ndikim, nuk ishte një temë në procesin e vendimmarrjes.”, përfundoi Hajdari./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Published

on

Pas fitores së madhe në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova sot zhvillon ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, përballë Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis nga ora 20:45 dhe pritet të jetë ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kombëtares, pasi “Dardanët” tashmë e kanë siguruar Play-Off-in.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin Kosovën në sfidën e saj të fundit të këtij cikli.

Kosova vjen në këtë duel me moral të lartë pas triumfit 2:0 ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra kërkon të ruajë kreun e grupit pas fitores 4:1 ndaj Suedisë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Sport

​Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para ndeshjes kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ai fillimisht u ndal te kapiteni Granit Xhaka, për të cilin tha se është lider i padiskutueshëm dhe një lojtar që kërkon fitoren në çdo moment.

Xhaka dëshiron ta fitojë çdo ndeshje, madje edhe ato në stërvitje. Ai është tepër i rëndësishëm për ne dhe kështu do të jetë edhe nesër, pasi po zhvillon paraqitje të jashtëzakonshme,” u shpreh Yakin.

Trajneri zviceran foli edhe për mundësinë e rikthimit të Xherdan Shaqirit në kombëtare. “Shaqiri është lojtar i jashtëzakonshëm, ndaj nuk mund të them se e ka derën e mbyllur. Por aktualisht kemi lojtarë shumë të fortë dhe po shohim drejt së ardhmes,” theksoi ai.

Yakin komentoi edhe ekipin e Kosovës, duke vlerësuar ndryshimet në stilin e lojës. “Kosova ka pasur ndryshime në sistem dhe me lojtarët e rinj ka bërë hapa përpara. E kanë siguruar ‘play-off’-in dhe këtë e kanë merituar plotësisht.”

Ai shtoi se Zvicra do të jetë e përqendruar maksimalisht në të dy fazat e lojës. “Nesër do të jemi të fokusuar në mbrojtje, por njëkohësisht do të kërkojmë të shënojmë gola kundër Kosovës,” përfundoi Yakin./KP

Continue Reading

Të kërkuara