Lajmet

Votat e diasporës s’përbëjnë ndryshim, Krasniqi: I gabuar verifikimi i votuesve me telefon

Published

on

Lirim Krasniqi nga organizata jo-qeveritare “Germin”, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se votat nga diaspora s’do të përbëjnë ndryshim në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa procesi i verifikimit të aplikuesve për votim jashtë vendit është duke shkuar ngadalë.

Krasniqi thotë se vendimi i KQZ-së për të verifikuar me telefon ka qenë i paplanifikuar.

“Procesi i verifikimit të aplikuesve për votim jashtë vendit është duke shkuar pak në formë të ngadalësuar për shkak se ne e kemi theksuar se vendimi i KQZ-së për të verifikuar me telefon ka qenë i pamenduar dhe i paplanifikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne po shohim një vonesë në këtë proces për shkak të numrit të madh të aplikuesve për votim nga jashtë. Besojmë dhe shpresojmë që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të afërt për shkak se jemi shumë afër periudhës së votimit. Duhet të ketë një afat kohor prej momentit të publikimit të listës finale kur votuesit ose aplikuesit për votim nga jashtë do të mund të ankohen pra ata që janë refuzuar nga KQZ-ja”, është shprehur ai për Ekonomia Online.

Po ashtu Krasniqi ka thënë publikimi i të dhënave personale të votuesve jashtë vendit është shkelje e privatësisë.

“Publikimi i të dhënave personale të votuesve ose të personave që janë regjistruar për votim nga jashtë është shkelje e privatësisë dhe e të dhënave të tyre personale. Madje është një veprim që shkon kundër edhe vet ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne për këtë gjë kemi ngritur shqetësim edhe në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje. Do të kërkojmë nga KQZ-ja që të gjejë një modalitet që nuk publikon të dhënat personale të votuesve”, ka thënë më tej ai.

Sipas Krasniqit, votat nga diaspora s’do të përbëjnë ndryshim në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Votat e diasporës do të jenë përcaktuese të vullnetit të votuesve nga diaspora dhe nuk besoj që do të jenë shumë më ndryshe se sa nga vullneti i votuesve brenda vendit. Nga zgjedhjet e kaluara ne kemi parë që votuesit nga diaspora kanë qenë më të prirë të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje d.m.th ka qenë një numër mbi 50 për qind i votuesve nga jashtë të cilët kanë votuar këtë subjekt politik. Mirëpo sot ne kemi parasysh që pak a shumë sipas sondazheve të njëjtën përqindje ky subjekt do ta marr edhe nga votuesit brenda vendit. Nuk besojmë që vota e diasporës do të bëjë ndonjë ndryshim të madh”, ka përfunduar Krasniqi për EO.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj kujton dëshmorët e Luftës Çlirimtare në javën e dytë të gushtit 1998

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë e rënë gjatë javës së dytë të gushtit 1998 në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai përkujtoi: Halil Sejfijaj, Arben Ahmetaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, Arton Hasanaj dhe Agron Thaqi, të cilët me heroizmin e tyre frymëzuan shumë luftëtarë dhe beteja deri në çlirimin e vendit.

Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, theksoi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste dhune në familje brenda një dite në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje të raportuara gjatë ditës së djashme në qytetin e Pejës.

Rasti i parë është regjistruar, rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas policisë, i dyshuari mashkull nën ndikimin e alkoolit, kishte fyer dhe kanosur dy viktima meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit kishte fyer dhe kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur po të njëjtën ditë, rreth orës 22:30, kur pas një mosmarrëveshjeje mes një femre dhe një mashkulli kosovar, njësitet policore i kanë shoqëruar të dy palët në stacion policor. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Pas pranimit të informatave për një mosmarrëveshje në mes një femre dhe një mashkulli kosovar, njësiti policor të njëjtit i ka shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim./UBTnews

Continue Reading

Lajmet

Policia në rajonin e Ferizajt javën e kaluar shqiptoi afër 2 mijë gjoba, pezulloi 22 patentë shoferë

Published

on

By

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1921 gjoba dhe ka pezulluar 22 patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 94 aksidente trafiku, ku janë lënduar 45 persona.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. tojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Elezi: Deri më tani aplikuan 10 subjekte politike me 64 kandidatë

Published

on

By

Dhjetë subjekte politike, prej të cilave dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për EkonomiaOnline nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve.

Deri më tani, 10 subjekte politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur, kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet locale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë rekomandimet e përgatitura nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim.

Pasi ka pranuar këto aplikime, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka ndërmarrë hapat ligjorë për verifikimin e kandidatëve në bashkëpunim me institucionet e ndryshme shtetërore sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe ka përgatitur rekomandimet për certifikim. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim”, tha Elezi.

Sipas Elezit, subjektet politike kanë të drejtën e plotë të vendosin në cilat komuna do të marrin pjesë në zgjedhje dhe të përcaktojnë vetë nëse do të garojnë vetëm në zgjedhje për kryetar komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja njëkohësisht në një komunë të caktuar.

Continue Reading

Të kërkuara