Lajmet

Von der Leyen për herë të tretë në Kiev, do të takojë Zelenskyn

“Ukraina është tani një kandidate në BE”, shkroi von der Leyn.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev, ka shkruar ajo sot në Twitter.

“Në Kiev, për vizitën time të tretë që nga fillimi i luftës në Rusi. Kaq shumë ka ndryshuar.

Ukraina është tani një kandidate në BE”, shkroi von der Leyn.

Ajo shtoi se do të diskutojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin Denys Shmyhal se si të vazhdojë afrimi i ekonomive dhe njerëzve ukrainas dhe evropianë ndërsa Ukraina shkon drejt anëtarësimit në BE./UBTNews/

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për sulm në Ferizaj, dy të tjerë vihen në kërkim

Published

on

Dy persona janë kapur nga Policia e Ferizajt nën dyshimet për sulm fizik, incident ky ku thuhet se ka ndodhur më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku viktima, 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një mjet të mprehtë thikë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Pas analizës së pamjeve të siguruara, policia ka identifikuar katër të dyshuar, ku dy prej tyre, K.M. (33) dhe E.K. (26), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë, tashmë të njohur për policinë, janë shpallur në kërkim policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe policia do të vazhdojë me veprime të mëtejme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Published

on

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat si gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masë mbrojtëse ndalim i drejtimit për gjashtë muaj dhe konfiskim i automjetit.

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja për tejkalim shpejtësie 128 km në orë në një zonë me kufizim prej 50 km në orë. Me këtë rast shoferja e automjetit, shtetase e huaj, S.N. (33) është gjobitur me 600 euro.

Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave të telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe aplikacionit Lajmëro policinë.

Continue Reading

Kronika e zezë

Sarandë: ​Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me veturë

Published

on

Policia e Shtetit në Sarandë kanë vënë në kërkim një shtetas shqiptar 21 vjeçar me inicialet M.B., banues në Sarandë, për veprat penale kanosja, shkatërrimi i pronës dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me thikë shtetasin E. B., 41-vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen numër tre Sarandë.

Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Bota

​Ministrja austriake: Putinit po i mbaron koha, arkivolet në Rusi do të grumbullohen

Published

on

Ministrja e Jashtme austriake, njëherësh lidere e partisë liberale NEOS, Beate Meinl-Reisinger deklaroi se Kremlinit po i mbaron koha dhe Rusisë po i mbaron forca për të vazhduar luftën në Ukrainë, Ajo bëri thirrje për angazhim më të madh në politikën evropiane të mbrojtjes.

Ajo në një intervistë për Die Welt tha se presidentit rus Vladimir Putin po i mbaron koha, andaj po bën luftë me këtë brutalitet.

Kur u pyet nëse do të kishte një armëpushim në Ukrainë së shpejti, Meinl-Reisinger u përgjigj: “Ukraina dëshiron paqe, Rusia jo. Nëse Putin donte vërtet paqe, ai do të kishte filluar tashmë negociatat për një armëpushim.”

Ajo theksoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump “i ofroi Putinit Krimenë dhe disa rajone lindore në një pjatë”, si dhe përjashtimin e Ukrainës nga NATO, por Kremlini nuk e përdori këtë për të ulur tensionet. Në vend të kësaj, Rusia vazhdon me një “luftë shkatërrimi”.

Edhe pse dëgjohet shpesh se Rusia ka iniciativën në fushën e betejës, ministrja e jashtme austriake beson se kjo nuk është e sigurt.

“Në një moment, arkivolet do të grumbullohen në Rusi. Përveç kësaj, ekziston edhe situata katastrofike ekonomike. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin të vazhdojë këtë luftë. Putini e di se po i mbaron koha. Kjo është arsyeja pse ai tani po e zhvillon luftën me një intensitet kaq brutal”, tha Meinl-Reisinger.

Continue Reading

Të kërkuara