Bota

Von der Leyen drejtuar Trump: BE dhe SHBA duhet të bashkohen për të kundërshtuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u përball me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në lidhje me politikat e tij tarifore – ndërkohë që sugjeroi njëkohësisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkëpunojnë me Evropën për të kundërshtuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës.

Në një seancë pune, gjatë samitit të G7 dje në Kanada, Von der Leyen tha se tarifat shpërqendronin vëmendjen nga problemet me Kinën dhe krijonin pasiguri të dëmshme për rritjen dhe inovacionin.

Lidhur me Kinën, Von der Leyen tha se vendi kishte demonstruar kryesisht mungesën e gatishmërisë së tij për t’iu përmbajtur sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ndërsa vendet e tjera hapën tregjet e tyre, Kina u përqendrua në minimin e mbrojtjeve të pronësisë intelektuale dhe përdorimin e subvencioneve masive me qëllim dominimin e zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit”, tha ajo.

Kjo nuk ishte konkurrencë e drejtë, por shtrembërim i qëllimshëm i tregut që dëmtoi industritë në vendet e G7”, tha Von der Leyen.

Nga perspektiva e BE-së, rrënja e problemit më të madh të përbashkët qëndron në pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2001, jo në tregtinë midis partnerëve të G7.

Von der Leyen pranoi se Trump kishte të drejtë kur deklaroi se sistemi aktual i tregtisë globale nuk po funksiononte siç duhet.

Për të adresuar problemet aktuale me Kinën, presidentja e Komisionit Evropian propozoi të vepronin së bashku dhe të shfrytëzonin fuqinë negociuese ekonomike të G7.

Ekonomitë e G7 përbëjnë 45% të prodhimit ekonomik global dhe më shumë se 80% të të ardhurave nga prona intelektuale”, tha Von der Leyen duke iu referuar anëtarëve të saj, SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi, duhet të jetë reformimi i rregullave të tregtisë globale, ndërtimi i zinxhirëve të furnizimit elastikë dhe forcimi i lidershipit teknologjik dhe industrial”, theksoi ajo./atsh

Bota

Trump cakton takim mes Putin dhe Zelenskyt, bisedimet brenda dy javësh

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të zhvillojë bisedime ballë për ballë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë, sipas Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë.

Zhvillimi i mundshëm erdhi pas një dite diplomacie të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën Trump përjashtoi një armëpushim, ndërsa Zelenskyy dhe aleatët e tij shtynë përpara garancitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA-të si pjesë e çdo marrëveshjeje afatgjatë.

Ndonëse Moska ende nuk e ka konfirmuar takimin, presidenti ukrainas tha se pas bisedimeve, garancitë e sigurisë për Kievin do të formalizoheshin brenda 10 ditëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz u shfaqën për të konfirmuar takimin.

Merz u tha gazetarëve: “Presidenti amerikan foli me presidentin rus në telefon dhe ranë dakord që do të ketë një takim midis presidentit rus dhe presidentit ukrainas brenda dy javëve të ardhshme.”

Continue Reading

Bota

Bill Clinton sot feston 79-vjetorin

Published

on

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 79-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës.

Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967. Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.

Clinton përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.

Clinton ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975.

Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Continue Reading

Bota

Zelensky thotë se me Trump diskutuan garancitë e sigurisë së Ukrainës

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë kanë zhvilluar bisedime për Ukrainën me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky thotë se ata kanë pasur biseda shumë të mira rreth çështjeve të ndjeshme, duke përfshirë garancitë e sigurisë, shkruan BBC.

Trump thotë se SHBA-të do të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje dhe ai pretendon se Rusia do t’i pranojë ato.

Po ashtu, Trump thotë se një armëpushim nuk është i nevojshëm për të negociuar përfundimin e konfliktit, por Presidenti Emmanuel Macron i Francës dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkojnë një armëpushim.

Continue Reading

Bota

Dronët rus godasin Kharkivin, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Published

on

Katër persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse me dron në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv edhe pas takimit Trump-Putin.

Sulmi vjen disa orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit Ukrainas Volodymir Zelenksy në Uashington.

Edhe më herët Kharkiv ishte goditur me raketa balistike duke lënë të plagosur 11 persona.

Continue Reading

Të kërkuara