Lajmet

Von der Leyen do ta vizitojë Kievin për të festuar Ditën e Evropës

Blloku 27-vendesh tradicionalisht shënon “paqen dhe unitetin” e tij më 9 maj.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë për në Kiev të martën për të shënuar Ditën e Evropës së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Blloku 27-vendesh tradicionalisht shënon “paqen dhe unitetin” e tij më 9 maj. Të hënën, Zelensky njoftoi se vendi i tij do ta festonte njëlloj këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”.

Von der Leyen e ka vizituar tashmë Kievin në disa raste që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia 14 muaj më parë. Ajo ka qenë një shtytëse kryesore në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në vendosjen e sanksioneve që synojnë Kremlinin.

Zelenskyy ishte për vizitë në Holandë gjatë javës së kaluar, ku ai kërkoi së që BE-ja të mirëpresë Ukrainën si anëtare sa më shpejt. Ukraina është zyrtarisht një kandidate për anëtarësim, por negociatat zyrtare ende nuk kanë filluar – një proces që mund të zgjasë me vite.

Lajmet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Lajmet

Rama shkarkon Vlora Hysenin pas hetimeve të SPAK-ut për skandalin e AKSHI-t

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nga New York-u lidhur me masën e “arrestit shtëpiak” të vendosur nga SPAK-u ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke njoftuar lirimin e saj të menjëhershëm nga detyra.

Hyseni po hetohet nga SPAK-u nën dyshimet për zbulim të sekretit shtetëror, ndihmë ndaj personave të përfshirë në krim të organizuar, si dhe për përfshirje në skandalin e korrupsionit me tenderët 59-milionësh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Lidhur me këto akuza, Rama theksoi se çdo dyshim i organit të akuzës duhet të hetohet e të zbardhet deri në fund përmes një procesi të pavarur gjyqësor, duke nënvizuar se asnjë zyrtar nuk është mbi ligjin.

“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, ka shkruar Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se pavarësia e organeve të drejtësisë është një rrugë pa kthim dhe se fajësia apo pafajësia mbetet përgjegjësi individuale e çdokujt para gjykatës.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Unë i jam falënderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur, qëndrimi im mbetet i njëjtë: kjo shumicë nuk bën avokatinë e askujt”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Rama kritikoi reagimet e opozitës dhe medias, duke e quajtur të pashmangshme që çdo hetim ndaj personave publikë të kthehet në “gjyq mesjetar” përpara se gjykata të thotë fjalën e saj përfundimtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Liderët botërorë mblidhen në OKB: Në fokus Lindja e Mesme, Ukraina dhe IA

Published

on

By

Dhjetëra liderë botërorë do të mblidhen këtë javë në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York për të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme. Vëmendja kryesore e diskutimeve pritet të përqendrohet në tensionet në Lindjen e Mesme mes SHBA-së dhe Iranit, luftën në Ukrainë, si dhe sfidat e inteligjencës artificiale.

Punimet do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ndërsa ndër folësit e parë do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë kësaj seance, fjalën do ta marrin 13 udhëheqës shtetërorë, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe atë francez Emmanuel Macron.

Në Nivelin e Lartë të këtij sesioni po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, delegacioni nga Prishtina nuk do t’i adresohet Asamblesë, por do të zhvillojë takime dypalëshe në margjinat e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara