Bota

​Von der Leyen: BE, SHBA e NATO forcojnë qëndrimin e përbashkët për Ukrainën

Published

on

Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë forcuar qëndrimin e tyre të përbashkët për Ukrainën përpara takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin të premten në Alaska.

Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri në një status në platformën X pas një takimi virtual me presidentin e SHBA-së Donald Trump, liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Patëm një bisedë shumë të mirë. Udhëheqësit euroatlantikë formuan një qëndrim të përbashkët në takim përpara takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Alaska. Evropa, SHBA dhe NATO kanë përforcuar sot qëndrimin e tyre të përbashkët për Ukrainën,” tha von der Leyen, duke shtuar se ata mbeten të koordinuar ngushtë” tha Von der Leyen.

Ndërsa kreu i NATO-s, Mark Rutte, tha se evropianët dhe Trump ishin të bashkuar në përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Continue Reading

Bota

Organizatat akuzojnë Izraelin se po e përdorë ndihmën humanitare si armë në Gazë

Published

on

By

Më shumë se 100 organizata jo qeveritare ndërkombëtare kanë akuzuar Izraelin se po e përdor ndihmën humanitare si armë në Gazë, duke thënë se shumica e agjencive kryesore nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë asnjë kamion me furnizime që nga fillimi i marsit, shkruan The Guardian.

Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve izraelite se nuk ka kufizime për hyrjen e ndihmës humanitare në territor, grupet thonë se dhjetëra kërkesa për të sjellë ushqim, ilaçe, ujë dhe pajisje strehimi janë refuzuar me arsyetimin se organizatat “nuk janë të autorizuara për të shpërndarë ndihma”. Vetëm në korrik, sipas deklaratës, janë refuzuar mbi 60 kërkesa.

Ky bllokim ka lënë miliona dollarë vlerë mallrash të bllokuara në magazina në Jordani dhe Egjipt, ndërsa spitalet po mbeten pa furnizime bazë dhe civilët po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme. Shumë nga organizatat e prekura thonë se kanë punuar në Gazë për dekada.

Grupet e lidhin pengesën me rregulla të reja regjistrimi të prezantuara në mars, të cilat i lejojnë autoritetet izraelite të refuzojnë aplikimet bazuar në kritere të paqarta, si për shembull. “delegjitimimi” i shtetit. Agjencitë thonë se ky proces po përdoret për të kontrolluar organizatat e pavarura dhe për të censuruar raportimin humanitar.

“Që nga vendosja e bllokadës së plotë më 2 mars, CARE nuk ka mundur të dërgojë asnjë nga furnizimet tona të parapozicionuara me vlerë 1.5 milionë dollarë në Gaza”, tha Jolien Veldwijk, drejtoreshë e vendit për CARE. Oxfam tha se ka mbi 2.5 milionë dollarë mallra të bllokuara për hyrje.

Nënshkruesit u bënë thirrje qeverive dhe donatorëve që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund kufizimeve, të kërkojnë hapjen e të gjitha pikave tokësore të kalimit dhe të sigurojnë që agjencitë të mund të veprojnë pa kompromentuar pavarësinë apo sigurinë e stafit.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjermania premton pako të re mbështetjeje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Published

on

Gjermania do të ofrojë një paketë të re mbështetjeje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftoi përmes një deklarate NATO.

NATO tha se paketa e pajisjeve dhe municioneve ushtarake për Ukrainën do të sigurohet nga SHBA-të në kuadër të një iniciative të Aleancës Veri-Atlantike.Gjithashtu u tha se premtimi është i projektuar për të përmbushur kërkesat më urgjente operacionale të Ukrainës në fushën e betejës duke u mbështetur nga rezervat amerikane.

Kreu i NATO-s Mark Rutte tha se Gjermania është kontribuuesi më i madh evropian i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Njoftimi i sotëm nënvizon më tej angazhimin e saj për të ndihmuar popullin ukrainas të mbrojë lirinë dhe sovranitetin e tij”, shtoi ai.

Continue Reading

Bota

​Macron: Trump ra dakord që Ukraina të përfshihet në bisedimet për territorin

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për territorin si pjesë e çdo marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Deklarata e Macron është treguesi i parë i rezultatit të bisedimeve midis Trump, udhëheqësve evropianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që synojnë formësimin e takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten, për të diskutuar se si t’i japin fund luftës.

Këmbëngulja e Trump për përfshirjen e Ukrainës, nëse konfirmohet, mund të nënkuptojë njëfarë lehtësimi për Ukrainën dhe aleatët e saj, të cilët kanë pasur frikë se Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje në kurriz të interesave të sigurisë evropiane dhe ukrainase dhe kjo do të copëtonte territorin ukrainas.

Trump më parë tha se të dyja palët do të duhet të bien dakord për një shkëmbim të caktuar territori për t’i dhënë fund një lufte që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona.

Evropianët kanë frikë se një shkëmbim territori mund t’i japë Rusisë pothuajse një të pestën e Ukrainës dhe të inkurajojë Putin të zgjerohet më tej në perëndim në të ardhmen.

Continue Reading

Bota

​Zjarret djegin 100 mijë hektarë tokë në Spanjë

Published

on

By

Pothuajse 100 mijë hektarë tokë janë djegur nga zjarret në Spanjë deri më tani këtë vit, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) të mërkurën.

Deri në mesditë, një total prej 199 zjarresh pyjore kishin djegur 98 mijë e 784 hektarë në të gjithë vendin në vitin 2025, raportoi EFE, më shumë se dyfishi i 42 mijë e 615 hektarëve të humbur gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 219 flakë, raporton KosovaPress.

Sipërfaqja e djegur e këtij viti është tashmë më e madhe se totali për të gjithë vitin 2024, kur pothuajse 60 mijë hektarë tokë u prekën nga zjarri, treguan të dhënat e EFFIS.

Numri i zjarreve të regjistruara deri më tani në vitin 2025 është i afërt me atë të vitit 2023, kur 91 mijë e 220 hektarë tokë u shkatërruan në 371 incidente. Megjithatë, viti më i keq për zjarret pyjore në Spanjë mbetet viti 2022, kur deri më 13 gusht rreth 306 mijë e 555 hektarë ishin djegur në 493 zjarre, sipas EFFIS.

Në disa zona, temperaturat janë rritur në 45 gradë Celsius, duke përkeqësuar kushtet e thata.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kombinimi i nxehtësisë ekstreme, lagështisë së ulët dhe erërave të forta mund të nxisë shpërthime të mëtejshme në ditët në vijim, veçanërisht në zonat rurale dhe malore.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret aktive.

Continue Reading

Të kërkuara