Lajmet

Von der Leyen: BE ka eksportuar mbi një miliard vaksina në botë

Ursula von der Leyen: Ne e kemi mbajtur premtimin tonë.

Published

on

– Bashkimi Evropian deri më tani ka eksportuar mbi një miliard vaksina antiCOVID-19 në pjesën tjetër të botës, një arritje e rëndësishme, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne i kemi shpenzuar ato në më shumë se 150 vende, përfshirë Japoninë, Turqinë, Britaninë e Madhe, Zelandën e Re, Afrika e Jugut, Brazilin, nga të cilat 87 milionë doza janë dërguar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përmes platformës COVAX”, tha von der Leyen.

“Ne e kemi mbajtur premtimin tonë. Kemi ndarë gjithmonë kapacitetin tonë prodhues në mënyrë të barabartë me pjesën tjetër të botës, me të paktën një në dy doza të prodhuara në BE të dërguara jashtë vendit”, shtoi ajo.

Sipas von der Leyen, përveç eksporteve, BE-ja po bën pjesën e saj dhe do të dhurojë të paktën 500 milionë doza për më të prekurit./ATSH-ANSA/

Continue Reading

Lajmet

Protestë para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve

Published

on

By

Në shenjë pakënaqësie rreth mos konstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të kësaj bllokade në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizoi një aktivitet simbolik “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se kjo bllokadë po shkakton stagnime në reforma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve, derisa përmend politikat sociale.

Ajo tha se disa projektligje kanë mbetur të pa miratuara siç është ai për ndihmën e asistencës sociale, i cili pritet të ndikojë në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe fuqizimin e familjes.

Kelmendi u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë.

Jemi në këtë aktivitet ndërgjegjësues për të shprehur pakënaqësinë tonë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ndikimin që kjo bllokadë ka në proceset e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo bllokadë po shkakton stagnime në refroma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve. Jemi këtu bashkë me organizata anëtare për të bërë thirrje drejt deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë. Procese të shumta janë stagnuar sa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Duke filluar me politikat sociale për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve. Një mori projektligjesh kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për të drejtat, njohjet, vlerësimin dhe përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar, i cili pritet të ndikojë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Kelmendi.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se krahas fushës sociale, si pasojë e bllokadës në kuvend, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë.

Ndër të tjera, ajo përmendi Projektligjin për shëndetin mendor si dhe atë për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet.

Kelmendi theksoi se pa Kuvend të konstituar nuk mund të ketë as investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Krahas fushës sociale, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë. Një mori e ligjeve kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për shëndetësi, Projektligji për shëndetin mendor, Projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet. Pa kuvend të konstituar nuk mund të kemi edhe investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Shërbimet sociale në vazhdimësi përballen me krizë të financimit sikurse sektori publik ashtu edhe joqeveritar dhe projektligji për financat e pushtetit lokal po ashtu procesi rreth miratimit të tij ka stagnuar. Ky projektligj parasheh krijimin e një grandi të veçantë për shërbime sociale”, tha Kelmendi.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

​Çitaku: Kurti po e mban peng Kosovën

Published

on

By

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokraitke të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se po mban peng Kosovën.

Pas dështimit për herë të njëzet të konstituimit të Kuvendit, deputetja tha se si parti kanë ofruar alternativat për zgjidhjen e ngërçit politik, mirëpo për shkak të siç tha kryeneçësisë së Kurtit nuk po tejkalohet situata.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të hapim rrugë. Kemi ofruar alternativat tona mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë thirrje për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Njëzet përpjekje të dështuara për ta bërë Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë.

53 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 25 maj në ora 11:00”, tha ai.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

Një ndër ta, Haradinaj tha se është edhe deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, të cilin mund ta votojnë për kryetar të Kuvendit, krahas dy emrave që më herët kanë propozuar, deputetet, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

Po mbajmë shpresë se do të propozohet një kandidat unifikues ose kandidate. Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona si një nga partitë parlamentare, edhe ma e vogla e kemi dhënë një opsion për me dal nga ky opsion. Do të japim votën për një kandidatë të LVV-së që është unifikues. Kemi përmend dy zonjat, Bogujevcin dhe Selimin, por mundemi të votojmë edhe zotëri Konjufca, ish kryetarin nëse propozohet”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që të votojnë për kryetar të Kuvendit, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, ai tha se për një gjë të tillë nuk ka qëndrim dhe nuk është diskutuar në kryesinë e AAK-së.

S’kemi diskutua për rreth kësaj. S’kemi diskutuar në Aleancë dhe kemi situatat të rrugëtimit të tij ndaras. Obligim nuk kemi por s’mundem të jap një përgjigje të saktë. Është një zhvillim i mirë dhe i uroj sukses. Në grup nuk e kemi diskutua kandidaturën e Limajt a do të votojmë apo jo. Ekziston mundësia nga opozita që ta votojë Limajn. Unë nuk kam qëndrim”, shtoi Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha në grupin e tyre parlamentar, Hardinaj tha se i njëjti respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, është një mobilizim i madh i Albin Kurtit dhe aleatëve të tij nga Maqedonia e Veriut të bindin atë dhe deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje që të japin votën për LVV-në.

Deputeti Adem Hoxha respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Nderon në heshtje për figurat kombëtare, ndërsa për pjesën tjetër nuk mund të them më shumë. Është një mobilizim i madh i Kurtit dhe aleatëve të tij në Maqedoni që po tentojnë me josh Adem Hoxhën. Pastaj edhe Dudën, Vetonin”, theksoi Haradinaj, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të njëzet.

Deputetët sërsih kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara