Lajmet

Von Cramon: Shpresojmë për një votim për liberalizimin e vizave në muajin nëntor

Ajo njoftoi se kufizimet për lëvizjen e kosovarëve duhet të largohen sa më parë.

Published

on

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon,  ka thënë se nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit mund të ketë një votim të radhës në Këshillin Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ajo, në një konferencë për media në Kosovë, ka deklaruar se kufizimet për lëvizjen e kosovarëve duhet të largohen sa më parë, sipas saj, janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat e BE-së, njofton Klankosova.tv.

“Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi i vizave. E kam parë se kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten e kaluar, ende nuk është marrë një vendim i qartë do të ketë edhe një votim tjetër, ka mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit”.

“Në prapaskenë po punojmë shumë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës, e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodh, nuk mund t’ua shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i rishikon vlerësimet që janë jashtëzakonisht pozitive, të gjitha reformat jo vetëm qq janë hartuar dhe ratifikuar, të gjitha kriteret janë zbatuar dhe janë përmbushur”.

“Megjithatë, BE sidomos Këshilli i Evropës nuk ka vendosur për këtë çështje, më besoni edhe unë po vuaj sa secili prej jush këtu, dhe kjo nuk arsyetohet aspak, ajo që po ndodh vërtetë shpresoj se do të shohim rezultate përfundimtare sa më shpejtë pa ndonjë kushtëzim të ri, pa ndonjë metodologji që nuk është diskutuar më herët”, ka thënë Cramon, njofton Klankosova.tv.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara