Lajmet

Von Cramon pas publikimit të videos nga Sveçla pyet BE-në: Kur do të sanksionohen këta njerëz

Reagon von Cramon.

Published

on

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq në krye.

Von Cramon ka pyetur zyrtarët e Bashkimit Evropian, duke etiketuar Josep Borrellin, Oliver Varhlelyin dhe Ursula Von Der Leyen se kur Bashkimi Evropian do të sanksionojë këta persona ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende? Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë)”, ka shkruar ajo në platformën X.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje ku shihet Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sveçla ka thënë se Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Lajmet

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë dyshohet se është kryer nga dy të dyshuar

Published

on

By

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Në raporti  24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Të kërkuara