Lajmet

Von Cramon flet pas liturgjisë në kishën serbe, ‘non-papers’ dhe përplasjen Kurti-Bërnabiç

Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

Published

on

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, komentoi liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë.

Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e nevojshme të konsiderohet si i tillë, sepse ne duhet të vazhdojmë me agjendën pozitive në lidhje me atë se për çka duhet të pajtohemi, çka është në agjendën e Kosovës që synohet të arrihet. […] Nuk dua të spekuloj. Do të doja të përpiqemi të gjejmë agjendën në të cilën ju dhe Bashkimi Evropian duan të punojnë, në emër të qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Von Cramon ka komentuar edhe “non-papers”, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd.

Sipas saj, të tillët kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin.

Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-papers’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel”, tha ajo.

Shkurtimisht, ajo ka komentuar edhe përplasjet e djeshme në Samitin e Tiranës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiç. Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte asesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. E, sipas Von Cramon, Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.

Cramon theksoi se Serbia duhet ta pranojë realitetin.

Është e vështirë të them çkado nga jashtë. Andaj, do doja të jem konstruktive aq sa mundem. Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”, ka deklaruar tutje Von Cramon./KP

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara