Lajmet

Von Cramon: Edhe Kosova dhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog

Kështu deklaroi ajo në Bruksel.

Published

on

Të dyja palët janë fajtore për faktin se progresi në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i ngadalshëm, tha në Bruksel raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel.

Në vitin 2013, nën drejtimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën atë që tashmë njihet si Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të saj, raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

Javët e fundit negociatat janë intensifikuar, kështu që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan dy herë, në fund të shkurtit në Bruksel dhe në mes të marsit në Ohër, ku me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, ata ende nuk kanë nënshkruar asgjë.

Kushti kryesor i Vuçiqit është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për të cilën është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.

Viola von Cramon, përfaqësuese e të Gjelbërve, i konsideron të dyja palët njëlloj fajtore për vonesën e negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes.

“E di që është më e lehtë të fajësohet (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi apo Pekin. Populli i tij nuk do të studiojë apo blejë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës”, ​​shtoi ajo.

“Por Prishtina nuk i lehtëson gjërat dhe nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtoheshin me asgjë të ngjashme me Asociacionin. Unë mendoj se faji është, për fat të keq, i ndërsjellë”, u tha von Cramon gazetarëve në Bruksel.

Serbia e kritikon Kosovën për moslejimin e formimit të Asociacionit, të cilin Kosova, nga ana tjetër, e krahason me Republikën Srpska në BeH, duke aluduar për paqëndrueshmërinë e kontribuar nga autoritetet e këtij entiteti me shumicë serbe.

Duhet një kompromis nga të dyja palët

Borrell tha pas takimit të Ohrit se ishte arritur një marrëveshje për Asociacionin. “Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë – dhe kur them menjëherë, e kam fjalën menjëherë – negociatat me Bashkimin Evropian që do të lehtësonin një dialog për krijimin e një marrëveshjeje specifike dhe garanci për të siguruar një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetet serbe në Kosovë”, tha Borrelli.

Pas takimit në Ohër, Vuçiqi ka konfirmuar se është arritur njëfarë marrëveshjeje, por ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë.

“Sot është dashur të pajtohemi për një plan implementues, kemi arritur një lloj marrëveshjeje, jam i kënaqur me këtë”, tha Vuçiqi.

Do të ishte shumë më e lehtë nëse Kosova do të përgatiste në mënyrë proaktive nënshkrimin e zbatimit, tha von Cramon-Taubadel.

Ajo tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndoshta do të ofrojë ndonjë propozim për zbatimin e Asociacionit, por pyetja është se sa serioz do të jetë propozimi dhe nëse do të përfshijë mendimin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i vendit.

“Kjo nuk do të thotë se me shumë gjasa do të shohim një zgjidhje për të gjithë dialogun së shpejti”, shtoi ajo.

Pala kosovare duhet të kuptojë se një kompromis është në interes të popullit të tyre dhe se është i nevojshëm për të ardhmen e gjeneratës së ardhshme, tha eurodeputetja.

“Nëse nuk gjejmë një kompromis nga të dyja palët, nuk do të shohim përparim të rëndësishëm në integrimin evropian apo stabilizimin e rajonit. Për mua nuk ka dyshim, ne duhet ta mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të respektohet ajo që u nënshkrua në Bruksel në vitin 2013”, përfundoi raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel.

lajme

Dr. Xhida Lumi ndan përvojën klinike dhe shkencore me studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar një edukim bashkëkohor dhe të ndërlidhur me praktikën profesionale, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë për studentët e programit Master, në kuadër të lëndës “Psikologji e Avancuar Zhvillimore”, të udhëhequr nga prof. Fatbardha Qehaja Osmani.

E ftuar ishte Dr. Xhida Lumi, psikiatre dhe psikoterapiste me veprimtari profesionale në Zvicër, e cila ndau me studentët përvojën e saj shumëvjeçare në fushën e shëndetit mendor, psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe në edukimin dhe trajnimin profesional të specialistëve të rinj.

Përmes ligjëratës me temën “Zhvillimi, Shëndeti dhe Rezilienca tek Fëmijët (Si t’i njohim, forcojmë dhe shoqërojmë fuqitë e brendshme)”, Dr. Lumi trajtoi aspekte të rëndësishme të zhvillimit psikologjik të fëmijëve, faktorët që ndikojnë në mirëqenien e tyre emocionale dhe mënyrat për të nxitur reziliencën dhe potencialin e tyre individual.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe fenomenit të migrimit dhe ndikimit që ai mund të ketë në zhvillimin emocional, social dhe psikologjik të fëmijëve, duke ofruar perspektiva profesionale dhe raste konkrete nga praktika klinike ndërkombëtare.

Studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të shtrojnë pyetje dhe të njihen nga afër me qasje moderne terapeutike dhe klinike, duke përfituar njohuri të vlefshme që ndërlidhin teorinë akademike me realitetin profesional.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e Fakultetit të Psikologjisë në UBT për të krijuar një mjedis studimi dinamik, ku studentët kanë mundësi të mësojnë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të zhvillojnë kompetenca profesionale të avancuara dhe të përgatiten për sfidat e profesionit në një kontekst global.

Continue Reading

Vendi

Pas zgjedhjeve, Kurti udhëton në Austri: Do të takojë kancelarin Stocker

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri, vetëm një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, gjatë kësaj vizite dyditore, kreu i qeverisë në detyrë do të zhvillojë takime të rëndësishme të nivelit të lartë shtetëror dhe ekonomik. Ndër të tjera, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

Ky udhëtim zyrtar i Kurtit zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë sapo është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka përfunduar 100% numërimin e kutive të votimit (2,498 nga 2,498 vendvotime), duke nxjerrë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave përfundimtare të kësaj faze nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë politike në vend duke siguruar 42,91% të votave (299,152 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,12% (147,220 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58% (122,575 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka grumbulluar 7,16% të votave, ndërsa Lista Serbe ka marrë 6,18%. Në këto zgjedhje, pjesëmarrja e përgjithshme e qytetarëve me të drejtë vote arriti në 37,05%, teksa rezultatet pritet të certifikohen pasi të përmbyllen procedurat e numërimit të votave të diasporës dhe ato me postë.

 

Continue Reading

Rajoni

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Lajmet

Përzgjidhet projekti fitues për Memorialin e Adem Jasharit në Prishtinë, “Zâni i Lirisë” merr vendin e parë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është përzgjedhur projekti fitues për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”, ku vendin e parë e ka zënë koncepti “Zâni i Lirisë”.

Sipas Ramës, projekti fitues është përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues dhe do të realizohet në kryeqytet, duke bartur peshën historike, kombëtare dhe emocionale që përfaqëson figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

“Zâni i Lirisë” synon të jetë më shumë se një monument përkujtimor. Koncepti është menduar si simbol i sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

I frymëzuar nga fjalët e njohura të Adem Jasharit, memoriali do ta shndërrojë zërin e tij në një simbol të përhershëm të lirisë, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke përcjellë mesazhin e sakrificës ndër breza.

Sipas Komunës së Prishtinës, memoriali do të jetë një hapësirë që do të nderojë figurën e Komandantit Legjendar dhe do të shërbejë si pikë referimi për kujtesën kolektive të qytetarëve.

Continue Reading

Të kërkuara