Lajmet

Von Cramon: BE qëndron me Kosovën duke e përkrahur në rrugën drejt integrimit

Ajo ka thënë se nga Kosova dhe Serbia presin zbatim të marrëveshjeve.

Published

on

Pas miratimit të raportit nga Parlamenti Evropian, i cili theks të veçantë i vendosë dialogut të Brukselit, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nga Kosova dhe Serbia presin zbatim të marrëveshjeve.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se miratimi i raportit për Kosovën është sinjal i qartë se ky shtet është partner i vlefshëm për bashkësinë ndërkombëtare.

“Do të doja të falënderoj popullin e Kosovës për një përparim substancial në vitet e fundit, për përkushtimin për vlerat demokratike, luftën kundër krimit të organizuar dhe përafrimin me politikat e bashkësisë evropiane, është cila gjë përshëndetet nga Parlamenti Evropian. Sidoqoftë, është me rëndësi të njihet fakti që ende ka sfida të shumta para nesh. Raporti i Parlamentit Evropian thekson fushat në të cilat duhet fokus, siç është lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e lirisë së mediave dhe konsolidimi i rendit dhe ligjit”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se bashkësia ndërkombëtare qëndron fuqishëm me Kosovën duke e përkrahur atë në rrugën e saj të integrimit.

“Presim zbatimin e marrëveshjeve si të Brukselit ashtu edhe të Ohrit, nga dy vendet, miratimi i këtij raporti vjetor nuk është vetëm gjest simbolik, me vetëm mban implikime të shumta për të ardhmen e Kosovës dhe për aspiratat e saj në integrimin evropian, përfaqëson një mundësi që përparimi që është bërë të jetë përkushtim për të përkrahur rrugën e Kosovës drejt BE-së. Të jem shumë e qartë, bashkësia evropiane qëndron fuqimisht me Kosovën duke i përkrahur aspiratat e saj dhe duke ofruar ndihmën dhe ekspertizën e duhur për t’i tejkaluar pengesat në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Miratimi i këtij raporti nga Parlamenti Evropian është një sinjal i qartë se Kosovë është një partner i vlefshëm dhe bashkësia evropiane mbetët e përkushtuar për zhvillimin dhe prosperitetin e saj”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Von Cramon ka theksuar se ka pasur pritshmëri më të mëdha sa i përket procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Unë personalisht kam shpresuar se do të ketë më shumë përparim, sidomos në marrëdhëniet me Serbinë dhe në procesin e normalizimit, kam menduar që Marrëveshja e Ohrit kish me qenë një bazë e shkëlqyeshme për këtë, po ashtu ne kemi shtyrë që të shkojnë nga ajo që gjërat të implementohen më shpejtë, t’i përmbahemi orareve, diçka mbi të cilën janë pajtuar por e shohim që është një procedurë e vështirë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilcík ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë për normalizim të marrëdhënieve.

“Besoj se kemi parë një përparim të prekshëm sa i përket angazhimit të të dy palëve. Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq po flasin me njëri tjetrin, këto bisedime po sjellin rezultate, ndoshta jo gjithmonë jemi aq të kënaqur me rezultatet sa do të donim të ishim, por shpresoj se miqtë dhe aleatët tanë amerikan do ta përkrahin dhe do ta lehtësojnë dialogun sepse kjo është në interesin e të gjithëve. Jemi në një udhëkryq të rëndësishëm sepse i kemi dokumentet bazike që janë miratuar nga të gjitha palët, dhe ky është një sinjal i rëndësishëm politik, dhe tani është me rendësi të punohet në zbatimin e tyre, dhe vetëm ky zbatim mund të sjell më shumë besueshmëri. Kjo është pjesa më e vështirë, këtu na duhet përkrahje e fuqishme dhe inkurajim nga të gjitha institucionet”, ka thënë ai.

Parlamenti Evropian miratoi dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara