Automobilizëm elektrikë

Volkswagen do të prodhojë bateri të automjeteve elektrike në Kanada

Ndërtimi i kësaj kompanie në Kanada do t’i ofrojë Volkswagenit qasje në subvencionet amerikane dhe kanadeze.

Publikuar

Prodhuesi evropian i automjeteve, Volkswagen, njoftoi se kompania e saj e baterive PowerCo do të krijojë “gigafabrikën” e saj të parë jashtë shtetit për prodhimin e qelizave të baterive në St. Thomas në Ontarion jugperëndimore.

Prodhimi aktual është shtyrë për vitin 2027. Ndërtimi i kësaj kompanie në Kanada do t’i ofrojë Volkswagenit qasje në subvencionet amerikane dhe kanadeze.

Volkswagen megjithatë nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me planet e tij në Evropë mes shqetësimeve të vazhdueshme rreth subvencioneve të gjelbra të Uashingtonit.

Amerika e Veriut është zonë strategjike për Volkswagenin dhe kryeshefi ekzekutiv, Oliver Blume, tha se “strategjia e Amerikës së Veriut është prioritet kyç”./UBTNews/

Aktualitet

Hyundai në bisedime për të shitur fabrikën në Rusi

Marrëveshja mund të nënshkruhet në qershor.

Publikuar

nga

Mediat koreano-jugore raportuan se Hyundai Motor Co, e cila pezulloi operacionet marsin e kaluar, është në bisedime me një kompani kazake për të shitur fabrikën e saj prodhuese në Rusi.

Shumë fabrika në Rusi kanë pezulluar prodhimin për shkak të sanksioneve që kur Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Yonhap raportoi se negociatat për shitjen e fabrikës së Hyundai në Shën Petersburg te një kompani e lidhur me makina në Astana, Kazakistan janë në fazën përfundimtare, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Marrëveshja mund të nënshkruhet në qershor, tha ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla ul çmimet në modelet e saj më të shtrenjta

Lajmi erdhi disa ditë pasi kryeshefi ekzekutiv, Elon Musk tha se uljet e fundit të çmimeve në modelet e tjera kanë nxitur kërkesën.

Publikuar

nga

Tesla ka ulur çmimet në dy modelet e automjeteve më të shtrenjta elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e kompanisë. Lajmi erdhi disa ditë pasi kryeshefi ekzekutiv, Elon Musk tha se uljet e fundit e çmimeve në modelet e tjera kanë nxitur kërkesën.

Uljet e çmimeve, vendimi i pestë i Tesla-s që nga fillimi i vitit, varionin nga 4% në versionin e performancës së Model S në 9% në Modelin X më të shtrenjtë.

Musk ka thënë gjatë muajve të fundit se Tesla do të fokusohet në uljen e çmimeve për të nxitur kërkesën dhe se pati sukses me uljen e çmimit të veturave./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re në Meksikë

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha se fabrika do të ndërtohet në Monterrey.

Publikuar

nga

Tesla po planifikon të ndërtojë një fabrikë në Meksikë, duke u bashkuar me prodhuesit tjerë të makinave që po rrisin praninë e tyre në jug të kufirit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha se fabrika do të ndërtohet në Monterrey. Ky qytet është tri orë larg nga Teksasi.

Meksika kishte ngritur më parë shqetësime mbi atë se si kërkesat për ujë nga fabrika mund të ndikojnë në rajon. Por Lopez Obrador tha se Musk u zotua se nuk do të ketë shqetësime të tilla në të ardhmen.

Meksika po përpiqet të pozicionohet si fituese pasiqë tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës prishin zinxhirët tradicionalë të furnizimit.

Sipas Obrador, ky do të jetë një investim i konsiderueshëm dhe do të krijojë shumë vende pune.

Kjo do të jetë fabrika e tretë e Tesla-s jashtë SHBA-së, pasiqë ka hapur fabrika në Kinë dhe Gjermani gjatë viteve të fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Ford do të shkurtojë rreth 4 mijë vende pune në Evropë

Kompania njofton rreth planeve të saj.

Publikuar

nga

Ford do të shkurtojë afro 4 mijë vende pune në të gjithë Evropën, përfshirë këtu 1 mijë e 300 në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tri viteve të ardhshme. Kompania njoftoi se deri te ky vendim erdhi pas planeve për të rikrijuar markën dhe për t’u fokusuar në një gamë më të vogël automjetesh elektrike.

Prodhuesi amerikan i makinave tha se planifikon të eliminojë 3 mijë e 800 vende pune për zhvillimin dhe administrimin e produkteve në Evropë, duke përmendur kostot në rritje dhe nevojën për të përshpejtuar kalimin nga motori me djegie të brendshme në automjetet elektrike.

Kompania do të shkurtojë rreth 2 miijë e 300 vende pune në Gjermani, 1 mijë e 300 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 200 në pjesën tjetër të Evropës.

Ford tha se 2 mijë e 800 pozita inxhinierike do të shkurtohen deri në vitin 2025 dhe rreth 1 mijë vende pune në ekipet e tij administrative, marketing, shitje dhe shpërndarje në të gjithë Evropën. Sipas kompanisë, ky ndryshim do t’ia hapte rrugën për një të ardhme fitimprurëse dhe do t’i mundësonte asaj të konkurronte me markat rivale të makinave në Evropë, e cila është përballur me sfida të rëndësishme ekonomike dhe politike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara