Lajmet

Volker Turk: Uria dhe shpërthimi i shumë sëmundjeve do të jenë të pashmangshme në Gaza

Published

on

Shpërthimet e sëmundjeve dhe urisë duken “të pashmangshme” në Gaza pas disa javëve të bombardimeve izraelite, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Volker Turk i bëri komentet gjatë një konference informale në OKB në Gjenevë pas vizitës në Lindjen e Mesme.

“Shpërthimet masive të sëmundjeve infektive dhe urisë duken të pashmangshme”, tha ai, duke shtuar se mungesa e karburantit po kishte një ndikim “katastrofik” në rajon.

Ai tha se një shterim i plotë i karburantit do të çonte në kolapsin e sistemeve të ujërave të zeza, kujdesit shëndetësor dhe dërgimit të ndihmës humanitare.

Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për “tendenca shqetësuese” në përhapjen e sëmundjeve në Gaza.

Turk shprehu gjithashtu shqetësimin për rritjen e dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar, i cili nuk drejtohet nga Hamasi./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për kanosje përmes rrjeteve sociale, i sekuestrohet arma

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë, nën dyshimin se ka kanosur një grua përmes rrjeteve sociale.

Rasti është raportuar më 14 nëntor, rreth orës 02:30. Me vendim të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjermania shkëlqen ndaj Holandës, Brajan Gruda protagonist me gol dhe dy asistime

Published

on

By

Kombëtarja e Gjermanisë e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë, pasi shënoi një fitore bindëse me rezultat 5-0 ndaj Holandës, në një përballje ku spikati futbollisti shqiptar Brajan Gruda, me një gol të shënuar dhe dy asistime.

Gjermanët e dominuan takimin dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 41-të përmes Derry Scherhant, i cili shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich. Në pjesën e dytë, “Pancerat” thelluan ndjeshëm epërsinë, duke nisur me golin e Florian Wirtz në minutën e 60-të për 2-0.

Pesë minuta më vonë, Nico Schlotterbeck realizoi golin e tretë pas një asistimi nga goditja e lirë të Brajan Grudës. Mesfushori ofensiv ishte protagonist edhe në minutën e 71-të, duke asistuar sërish për Florian Wirtz që shënoi golin e katërt. Paraqitjen e tij fantastike Gruda e vulosi në minutën e 77-të, kur realizoi golin e pestë dhe përfundimtar pas një topi të kthyer brenda zonës.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Greqia mposhti Serbinë me rezultat minimal 1-0, falë golit të Georgios Masouras në minutën e 69-të, pas asistimit të Vangelis Pavlidis.

Pas mbylljes së ndeshjeve, Gjermania, Holanda dhe Greqia e përfundojnë grupin me nga 11 pikë secila, por falë golaverazhit superior, Gjermania renditet në krye të tabelës, ndërsa Serbia mbetet e fundit me zero pikë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre shtetas të Serbisë arrestohen në Gjilan për posedim të marihuanës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë, dy burra dhe një grua, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 02:30, në Gjilan, ku gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja janë gjetur dhe konfiskuar 12.04 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 1.36 gramë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite në disa qytete të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje, të regjistruara më 16 nëntor në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste, ku të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave. Në njërin rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në dy rastet e tjera palët janë intervistuar dhe janë liruar me vendim të prokurorit.

Në Lipjan, dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në Viti, një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është lënduar nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Një rast tjetër është raportuar në Kaçanik, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara