Kronikë e zezë

Vodhën veshje arrestohen dy persona në Shtime

Të dyshuarit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.

Published

on

Dy persona të dyshuar për vjedhje të veshmbathjeve janë arrestuar, pasi që policia dhe prokuroria kanë arriturur të sigurojnë prova se ata i kanë kryer këto vepra penale.

,,Me datën 26.07.2022, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion për dy raste të vjedhjes në dy lokacione në komunën e Shtimes. Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kishin dalë në dy lokacionet, lokale afariste, ku kanë ndodhur vjedhjet e disa veshjeve të trupit dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet. Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren dhe në bashkëpunim me hetuesit e stacionit të policisë në Fushë Kosovë, policët kanë arritur të identifikojnë dy personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe dje, datë 27.07.2022 rreth orës 19:00 kanë arrestuar personat e dyshuar me inicialet SH.K ( M/K) i moshës 37 vjeçar dhe A.K (M/K) i moshës 25 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në komunën e Shtimes”, thuhet në njoftim.

Policia raporton se të dyshuarit, janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’Vjedhje’’.

Vendi

Humb jetën një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Arshi Pipa”.

Sipas Policisë, në orën 23:00 është pranuar informata se një person ka rënë nga një lartësi. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Burimi: KOHA.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara