Shëndet

Vlerat ushqyese të qumështit të bajameve

Published

on

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të humbin peshë apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.

Por sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

Do t’ju marrë uria më shpejt

Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrave gjatë vaktit tuaj.

Nuk përmban laktozë

Qumështi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës.

Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Do të merrni më shumë vitamina.

Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.

Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi, këshilloheni të kini kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.

Mund të konsumoni më shumë sheqer nga sa mendoni.

Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre. Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura. Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kujdes! Ja shenjat që tregojnë se po e teproni me karbohidrate

Published

on

Karbohidratet janë një nga burimet kryesore të energjisë për trupin.

Edhe pse disa njerëz përpiqen t’i eliminojnë plotësisht nga dieta, ato mbeten thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit.

Çelësi qëndron në zgjedhjen e burimeve të cilësisë dhe konsumimin në mënyrë të moderuar.

Burime të shëndetshme të karbohidrateve

Karbohidratet komplekse, si tërshëra, drithërat e plota, patatet dhe bishtajoret, ofrojnë energji të qëndrueshme, ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes dhe mbështesin shëndetin e sistemit tretës. Ekuilibri është kyç – asnjë ushqim nuk duhet konsumuar në tepri.

Simptomat e konsumit të tepërt të karbohidrateve

Fryrje: Konsumi i tepruar, veçanërisht i karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë, makaronat dhe ëmbëlsirat, ngadalësojnë tretjen e shkaktojnë ndjesi fryrjeje.

Shtim në peshë: Ushqimet me karbohidrat shoqërohen me yndyrna shtesë, gjë që rrit marrjen e kalorive e çon në shtim në peshë, edhe kur zgjidhen burime relativisht të shëndetshme.

Shfaqja e akneve: Marrja e tepërt e sheqerit dhe karbohidrateve ndikon në lëkurë e rrit shfaqjen e akneve, veçanërisht në pjesën e poshtme të fytyrës. Reduktimi i këtyre ushqimeve mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës.

Probleme me gjumin: Konsumi i lartë i karbohidrateve në mbrëmje mund ta bëjë më të vështirë të biesh në gjumë, pasi trupi fokusohet në përpunimin e sheqerit në vend që të përgatitet për pushim.

Lodhje e vazhdueshme: Sasi të mëdha karbohidratesh shkaktojnë rritje të papritur të sheqerit në gjak, pasuar nga rënie e shpejtë, gjë që mund të çojë në lodhje, dhimbje koke dhe ndjenjën e “mjegullës në tru”.

Kombinimi i karbohidrateve me proteina dhe yndyrna të shëndetshme ndihmon në ruajtjen e energjisë së qëndrueshme gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara