Lajmet

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

Published

on

Trëndafilat janë sinonim i bukurisë dhe dashurisë e si të tilla ato ofrojnë vlera dhe përfitime fantastike për njeriun. Në fakt, është e vërtetë se kjo lule ikonë bën mrekulli për lëkurën.

Një nga përdorimet më të hershme të trëndafilit është regjistruar në qytetërimet e Romës së lashtë, ku njerëzit bënin banjë me petale trëndafili.

Ata e vlerësonin këtë lule të bukur, me të dekoronin sallat e banketeve, ui i trëndafilit është përdorur në kozmetikë, mjekësi dhe në trajtimet terapeutike. Vaji esencial ka vlera të forta kundër baktereve, mykut dhe virozave, gjë që e bën ideal për trajtimin e një sërë problemesh si nxirjet, të djegurat e të tjerë.

Ky vaj është përdorur për të shëruar fytin, kollën dhe ulur temperaturën. Uji i trëndafilit është popullor në aspektin shëndetësor dhe kozmetik. Industria e kozmetikës në ditët e sotme e përdor gjerësisht ujin e trëndafilit dhe vajin esencial dhe jo thjesht për t’i dhënë aromë të mirë produkteve.

Kjo lule aromatike është bujare sepse rinon dhe ushqen lëkurën duke e bërë atë të butë si mëndafsh.

Vlerat fantastike të trëndafilit

1. Kundër baktereve: Vaji esencial i trëndafilit lufton bakteret në mënyrë natyrale. Ai ndihmon për të trajtuar aknet dhe lëkurën që ka tendencën për të patur akne. Për më tepër, ky vaj është një përbërës ideal për larësit dhe pastruesit e fytyrës.

2. Kundër inflamacionit: Mos e përçmoni ngjyrën e kuqe të thellë të trëndafilit. Vaji i kësaj luleje me ngjyrë të bukur ndihmon për të trajtuar shenjat dhe ngjyrimet e pakëndshme të lëkurës. Vaji ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër acarimeve apo problemeve si ato të ekzemës.

Ju mund të përgatisni një maskë fytyre me efekt qetësues duke përdorur petalet e trëndafilit. Merrni tetë petale dhe zhytini në 3 ose 4 lugë gjelle me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, shtoni 3 lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni mirë dhe lyeni fytyrën me këtë masë fantastike. Mbajeni maskën për 15-30 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

3. E pasur me antioksidantë: Trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm. Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell.

Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim. Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.

4. Zbut dhe ushqen lëkurën: Vajrat natyrale që gjenden tek trëndafili ndihmojnë lëkurën që të jetë e ushqyer dhe e zbutur, e butë. Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.

5. Aromë natyrale: Shumë produkte organike bukurie e përdorin trëndafilin për aromën e tij delikate në vend të fragrancave tjera artificiale që mund të gjenden në treg.

6. Efekt qetësues: Nëse e përdorni trëndafilin për aromën e tij, duhet të dini që kjo lule ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin. Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin.

7. Tonifikues: Trëndafili ka aftësi natyrale për të ngushtuar poret dhe rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës. Qëndroni larg tonikëve me bazë alkooli për lëkurën tuaj. Trëndafili nuk e përthan atë, përkundrazi e trajton me shumë delikatesë.

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zhurma mund të jetë minus decibel. Vendi më i qetë në Tokë është dhoma anekoike e Microsoft në Redmond, WA, SHBA, me -20.6 decibel. Këto dhoma anekoike janë ndërtuar nga betoni i rëndë dhe tulla dhe janë montuar në susta për të ndaluar dridhjet që të hyjnë nëpër dysheme.

 

  1. Një kalë normalisht ka më shumë se një kuaj fuqi. Një studim në vitin 1993 tregoi se fuqia maksimale që një kalë mund të prodhojë është 18,000W, rreth 24 kuaj fuqi.

 

  1. Nënshkrimi juaj mund të zbulojë tipare të personalitetit. Një studim në vitin 2016 pohon se tek burrat, një nënshkrim më i madh korrespondon me guxim më të lartë shoqëror dhe, tek gratë, një nënshkrim më i madh korrespondon me tipare narcisiste.

 

  1. Një në 18 persona kanë një thithkë të tretë. E njohur si politelia, thithka e tretë shkaktohet nga një mutacion në gjenet joaktive.

 

  1. Bananet janë radioaktive. Për shkak se janë të pasura me kalium, çdo banane është në fakt paksa radioaktive falë përmbajtjes së izotopit natyror të kaliumit – 40. Është interesante se trupi juaj përmban rreth 16 mg kalium-40, që do të thotë se jeni rreth 280 herë më radioaktiv se një banane. Çdo kalium-40 i tepërt që fitoni nga një banane nxirret jashtë brenda pak orësh.

Continue Reading

Lajmet

UBT, institucioni i parë në Kosovë që merr Quality Recognition nga AESOP në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban

Published

on

By

UBT tashmë është bërë pjesë e rrjetit evropian të institucioneve të njohura nga AESOP – Association of European Schools of Planning, organizata evropiane që promovon cilësinë në edukimin dhe kërkimin në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban.

Kjo arritje është pjesë e një rrugëtimi 20-vjeçar të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili gjatë këtyre viteve është zhvilluar në shkollën më të madhe të arkitekturës në vend, duke krijuar mundësi për gjenerata të reja të arkitektëve dhe profesionistëve të planifikimit hapësinor.

Në këtë kuadër, programi Master në Planifikim Urban dhe Zhvillim të Qëndrueshëm është vlerësuar me Quality Recognition nga AESOP, duke e bërë UBT-në institucionin e parë në Kosovë që merr këtë njohje.

Ndër komponentet kyçe të vlerësimit është edhe konteksti global i temave të adresuara nga programi, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duke u mundësuar studentëve të shkëmbejnë përvoja dhe të marrin njohuri edhe nga universitetet tjera partnere.

Përmes një procesi të detajuar të evaluimit nga “Excellence in Education Board”, programet pjesëmarrëse analizohen në aspektin e pedagogjisë, përmbajtjes akademike, praktikave profesionale dhe ndikimit në zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe rajonal.

Continue Reading

Vendi

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara