Shëndet

Vlerat e lulëkuqeve rrezatuese të Shqipërisë

Lulëkuqja që rritet kudo në Shqipëri është e njohur për vlerat e saj të rëndësishme shëndetësore.

Published

on

Po të pyesni gjyshërit tuaj do t’ju tregojnë më shumë për aftësitë e lulekuqeve për të qetësuar dhe vënë në gjumë fëmijët. Lulëkuqja ishte një nga lulet më të preferuara të Venusit, perëndeshës romake të bukurisë dhe dashurisë. Prej shekujsh lulekuqet janë pranuar si simbol i qetësisë, gjumit dhe paqes.

Në vendin tonë deri sot lulëkuqja nuk është kultivuar dhe është rritur në mënyrë të pavarur si bimë e egër. Burimet tregojnë se duke parë kërkesat e tregut për lulëkuqen, kultivimi i saj është me leverdi ekonomike. Lulëkuqja është e përhapur dhe rritet e zhvillohet thuajse kudo në vendin tonë. Kërcenjtë e lulëkuqeve jetemot janë përdorur nga amvisat shqiptare si pjesë e grupit të barërave të egër në përgatitjen e byrekut të famshëm me lakra të egra së bashku me hithrat dhe lëpjetat.

Lulëkuqja fuqizon sistemin imunitar, mbron shëndetin e zemrës, forcon kockat, rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon tretjen. Por lulet e vogla të kuqe prodhojnë edhe fara të ngrënshme që janë të mbushura plot me minerale, substanca të shëndetshme, por edhe me alkoloidë që nëse merren në doza të mëdha mund të kenë efekte të forta. Farat magjike sot i gjejmë në shumë ushqime të përgatitura me vaj lulëkuqeje ose fara siç janë: paninet, salcat, sallatat, supat, buka dhe ëmbëlsirat. Këto fara të vogla nga një lule që të themi të drejtën nuk ta mbush shumë mendjen janë shumë të fuqishme. Doza të vogla të këtyre farave mund të kenë një efekt të jashtëzakonshëm në trup.

Por le t’i hedhim një sy së bashku se çfarë mund të bëjë kjo lule me petale të kuqe si gjaku.
Efekti qetësues

Disa nga aspektet më të studiuara të lulëkuqes janë efektet analgjesike të saj. Nëse konsumon fara lulëkuqeje, atëherë mund të zbusësh dhimbjet, veçanërisht ato të kokës dhe të përshpejtosh proçesin e shërimit. Farat janë të pasura me zink dhe si rrjedhojë ndihmojnë metabolizmin për të përshpejtuar proçesin e rimëkëmbjes.

Fuqizon sistemin imunitar
Studime të shumta kanë provuar lidhjen që ekziston mes zinkut dhe sistemit imunitar . Zinku që gjendet me bollëk në çdo farë lulëkuqeje arrin të stimulojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të forcojë reagimet e trupit ndaj substancave dhe agjentëve të huaj.

Përmirëson shikimin
Me plakjen, sytë tanë fillojnë e na lënë në baltë. Megjithatë kjo nuk duhet të na demoralizojë. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të ndaluar proçesin e përkeqësimit të shikimit. Antioksidantët janë të nevojshëm për të na mbrojtur sytë. I tillë është edhe zinku që gjendet në sasi të mëdha tek lulëkuqja. Zinku e mban shikimin të forte dhe ngadalëson degjenerimin makular – që është edhe shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek personat mbi 70 vjeç.

Mbron zemrën
Hekuri është një nga mineralet më të çmuar që gjenden tek lulëkuqja. Siç e dimë, hekuri është një përbërës integral në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kur rrisim dozën e hekurit, ne përmirësojmë qarkullimin e gjakut dhe si rrjedhojë nivelin e oksigjenit në pjesët më vitale të trupit. Nëpërmjet hekurit, ne zvogëlojmë simptomat e anemisë, marrim më shumë energji dhe përshpejtojmë proçesin e shërimit.

Ndihmon me tretjen
Nëse vuani nga konstipacioni ose diarea, atëherë keni nevojë për më shumë fibër në dietën tuaj. Farat e lulëkuqes kanë një nivel të lartë të fibrës që rregullon lëvizjet e zorrëve në favorin tuaj. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e dhimbjeve dhe inflamacionit dhe lehtësojnë funksionimin e sistemit të tretjes.

Diabeti i Tipit 2
Nivelet e ulëta të zinkut në organizëm janë tregues i rëndësishëm i nivelit të diabetit të tipit 2. Nëse dëshiron të mbrohesh nga kjo epidemi globale, atëherë duhet të shtosh zinkun në dietë. Përse mos të përdorësh fara lulëkuqeje atëherë?!

Funksionet e nervave
Shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë plotësisht rolin e kalciumit në trupin tonë. Kalciumi është nga të paktët minerale që forcon funksionimin e sistemit nervor. Lulëkuqet kanë një nivel të lartë kalciumi dhe me to mund të bësh një tonik të shijshëm për nervat dhe të mbash larg çregullimet nervore.

Shëndeti i kockave
Kalciumi është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Kalciumi tek lulëkuqja mund t’ju japë kockave tuaja forcë dhe elasticitet.

Tensioni i gjakut
Kaliumi që gjendet tek farat e lulëkuqes zbut tensionin në arterie dhe promovon një qarkullim sa më normal të gjakut. Një gjë e tillë parandalon zhvillimin e arteriosklerozës dhe dhe sëmundjeve të zemrës./AgroWeb

Shëndet

Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale

Published

on

Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.

Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.

Parandalon kancerin

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.

Balancimi i hormoneve

Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Dy aleatë të mëngjesit për djegie yndyre dhe trup më të lehtë

Published

on

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë se disa çajra bimorë janë një alternativë më e shëndetshme për të stimuluar tretjen, për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe për të përshpejtuar metabolizmin.

Në mëngjes, trupi është më i gatshëm për pastrim natyral, ndaj pirja e çajit të duhur mund të ndihmojë në detoksifikim dhe në uljen e fryrjes.

Çaji jeshil

I pasur me antioksidantë dhe përbërësin EGCG, ndihmon në zbërthimin e yndyrës e rrit metabolizmin. Ai ofron energji pa rritur sheqerin në gjak, ka efekt të lehtë diuretik. Pirja në mëngjes, me stomak bosh ose pas një mëngjesi të lehtë, ndihmon trupin të përthithë më mirë substancat aktive.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Një filxhan në mëngjes zvogëlon ndjenjën e oreksit, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Përgatitet më mirë me rrënjë të freskët, ujë të nxehtë dhe, sipas dëshirës, limon ose mjaltë.

Këto dy çajra janë mënyra të thjeshta për të mbështetur trupin në pastrim dhe për të filluar ditën me më shumë energji.

Megjithatë, duhet kujdes: çaji jeshil përmban kafeinë, ndërsa xhenxhefili mund të mos përshtatet për ata me stomak të ndjeshëm. Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me mjekun para konsumimit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Djathi, një aleat i mundshëm kundër plakjes së trurit

Published

on

Një studim japonez tregon se edhe konsumimi i moderuar i djathit një herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe të ulë rrezikun e demencës, sipas news-medical.net.

Demenca është një problem shëndetësor në rritje, që pritet të prekë mbi 150 milionë njerëz deri në 2050.

Pavarësisht përparimeve mjekësore, trajtimet mbeten të kufizuara, duke bërë dietën një faktor të rëndësishëm mbrojtës.

Djathi përmban komponime bioaktive si vitamina K2, peptide dhe probiotikë, që mbrojnë qelizat nervore përmes veprimit antiinflamator dhe metabolik.

Studimi përdori të dhëna nga Studimi Gerontologjik i Japonisë (JAGES) 2019 dhe gjeti se personat mbi 65 vjeç që konsumonin djathë të paktën një herë në javë kishin 21-24% rrezik më të ulët të demencës dhe një ndryshim prej rreth 7,7 ditësh në kohën mesatare të mbijetesës krahasuar me të tjerët.

Rezultatet sugjerojnë se edhe zakonet e thjeshta dietike, si konsumimi i moderuar i djathit, mbështesin shëndetin kognitiv gjatë plakjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos hani çokollatë pas orës 3 të pasdites!

Published

on

Kur bëhet fjalë për një gjumë të mirë, shumica e njerëzve e dinë të shmangin përdorimin e telefonit para gjumit ose konsumimin e kafesë dhe alkoolit.

Por, sipas dietologes britanike Frances Ralph, disa ushqime që shpesh neglizhohen mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Në një intervistë për Metro.co.uk, Ralph këshillon që konsumimi i çokollatës të shmanget pas orës 15:00.

“Mund të mendoni se dy copa çokollatë e zezë pas darkës janë të shëndetshme për shkak të antioksidantëve, por sabotojnë gjumin në heshtje,” shpjegon ajo.

Çokollata e zezë përmban kafeinë dhe teobrominë, dy stimulues që zgjojnë sistemin nervor. Vetëm 20 gramë çokollatë e zezë mund të kenë aq kafeinë sa një filxhan i vogël çaji jeshil, ndërsa teobromina mund të qëndrojë në trup për 6–8 orë, duke ndikuar në gjumin e natës.

“Nëse ju pëlqen çokollata, shijoni më herët gjatë ditës, para orës 15:00, kur trupi mund t’i përpunojë më lehtë këta stimulues,” shton dietologia.

Por, çokollata nuk është e vetmja që mund të ndikojë keq. Ralph përmend edhe salcat me bazë domatesh, të cilat shkaktojnë refluks acid, si dhe djathrat e vjetër dhe mishrat e kuruar, të pasura me tiraminë, një substancë që nxit zgjimin dhe të pengojë gjumin e thellë.

Ekspertja këshillon që vakti i mbrëmjes të përfundojë tre orë para gjumit dhe të zgjidhen ushqime të lehta, pa stimulues “të fshehur”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara