Lajmet

Vjeshta – koha më e mirë për të humbur peshë, çfarë duhet të bëni

Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me janarin dhe fillimin e vitit.

Published

on

Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë.

Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me janarin dhe fillimin e vitit.

Vjeshta ofron mundësinë e një fillimi të ri. Shkolla ka filluar, puna ka rinisur, vera ka mbaruar dhe shanset për qëllime të mira për shëndetin janë të mëdha.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org,  e identifikojnë fillimin e vjeshtës si një pikënisje të re ekzaltuese, një fillim i mbarë dhe një tranzicion të plotë.

Në fillim të çdo viti, shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit nisin të angazhohen drejt arritjes së një peshe trupore të mirë, por me kalimin e ditëve entuziazmi bie.

Kjo arrin majat sidomos në muajt e verës kur njerëzit lëshohen më shumë drejt tundimeve në të ngrënë e në të pirë.

Në vjeshtë rikthehet ankthi i mbipeshës dhe dëshira për të shpëtuar prej saj.

Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave.

Lexoni më poshtë këshillat e listuara nga AgroWeb.org.

Ushqimet e shëndetshme

Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme.

Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrnat e shëndetshme dhe proteina.

Kujdes me gabimet në të ushqyer, lexoni këtu për të mësuar më shumë.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.

Lexoni këtu disa kura për rënien në peshë.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë.

Ecni mbi 10 mijë hapa në ditë, nisni aerobinë apo palestrën dhe lëvizni sa më shumë.

Motivohuni

Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.

Vendosni objektiva realiste

Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste.

Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen.

Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë.

Mos harroni që vjeshta është një fillim i ri dhe siç thonë, “fillimi i ri, gjysma e punës”./AgroWeb

Rajoni

Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.

Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.

“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.

Continue Reading

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Live

Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërimin më të ashpër deri më tani ndaj Teheranit, duke kërcënuar me shkatërrim total të infrastrukturës kyçe nëse nuk arrihet një marrëveshje e menjëhershme. Gjatë një konference dramatike për media këtë të hënë, Trump njoftoi se Irani ka afat deri të martën në orën 20:00 për të plotësuar kërkesat amerikane dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Misioni “pothuajse i pamundur” i shpëtimit

Konferenca nisi me njoftimin për një operacion historik shpëtimi të dy ushtarakëve amerikanë, avioni i të cilëve (F-15) ishte rrëzuar në territorin iranian.

Operacioni përfshiu mbi 150 avionë dhe një “fushatë mashtruese” të inteligjencës për të ngatërruar forcat iraniane.

Njëri nga pilotët, i plagosur rëndë, mbijetoi 48 orë në terren armiqësor, duke mjekuar veten dhe duke u ngjitur nëpër shkëmbinj për të transmetuar vendndodhjen.

Trump pranoi se kishte kundërshtime nga zyrtarë ushtarakë për shkak të rrezikut të lartë, por ai e miratoi personalisht misionin, i cili përfundoi pa asnjë viktimë amerikane.

Kërcënimi për shkatërrim total

Trump ishte i prerë sa i përket hapave të radhës nëse Irani nuk zmbrapset nga bllokada e naftës:

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër,” deklaroi ai, duke iu referuar mundësisë së bombardimit të termocentraleve dhe urave.

I pyetur nëse këto goditje do të konsideroheshin krime lufte, presidenti u përgjigj shkurt: “Jo. Shpresoj të mos më duhet ta bëj.”

Teherani zyrtar i ka cilësuar fjalët e Trumpit si “retorikë arrogante”. Ata kanë refuzuar një propozim paqeje prej 15 pikash të ofruar nga Uashingtoni, ndërkohë që luftimet mes Izraelit dhe Iranit janë intensifikuar. Raportet e fundit flasin për të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore pranë Teheranit.

Një moment tensioni në konferencë ishte kur Trump kërcënoi me burgim një gazetar (pa ia përmendur emrin) që kishte publikuar detaje për pilotin e bllokuar para se të përfundonte misioni. Ai argumentoi se rrjedhja e informacionit vuri në rrezik jetën e ushtarëve dhe sigurinë kombëtare.

Në qendër të konfliktit mbetet kontrolli i Ngushticës së Hormuzit. Trump theksoi se SHBA ka neutralizuar pjesën dërrmuese të forcave detare iraniane, por paralajmëroi se mjafton “një terrorist me një kamion dhe një minë uji” për të paralizuar transportin global të naftës.

Pavarësisht gjuhës së ashpër, Trump pretendoi se negociatat po vazhdojnë dhe se, sipas tij, shumë civilë iranianë e shohin ndërhyrjen amerikane si një “rrugë drejt lirisë” nga regjimi aktual.

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës për ditën e martë. Sipas të dhënave të reja, çmimi i naftës ka shënuar rritje, ndërsa benzina ka pësuar një rënie të lehtë.

Në bazë të vendimit të publikuar nga ministria, çmimet tavan për litër janë:

  • Nafta (Dizel): 1.88 euro (nga 1.86 sa ishte të hënën)
  • Benzina: 1.46 euro (nga 1.49 sa ishte të hënën)
  • Gazi: 0.74 euro

MINT njofton se do të vazhdojë të publikojë çdo ditë, deri në orën 10:00, çmimet maksimale të lejuara bazuar në mekanizmin e ri të rregullimit të tregut. Ky çmim llogaritet mbi mesataren e importeve të fundit, ku shitësit me pakicë lejohen të shtojnë deri në 12 centë mbi çmimin e furnizimit, ndërsa ata me shumicë deri në 2 centë.

Rritja e çmimeve në tregun vendor është reflektim i situatës së tensionuar në nivel global.

Që nga 28 shkurti, tregjet e naftës janë destabilizuar pas nisjes së konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Situata është rënduar veçanërisht pas vendimit të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Kjo pikë strategjike është jetike për ekonominë botërore, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, duke shkaktuar kështu mungesa dhe rritje të menjëhershme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Të kërkuara