Sport

Vjen vendimi, a do të lejohet alkooli në Botërorin e 2034?

Published

on

Arabia Saudite do ta mbajë në fuqi vendimin për ndalimin e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034, tha Khalid bin Bandar Al Saud, ambasadori i vendit pritës në Mbretërinë e Bashkuar.

Organi qeverisës global i futbollit FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si mikpritëse të Kupës së Botës 2034 në dhjetor.

Alkooli nuk u shit në stadiumet e Katarit, ku pirja në publik ishte e paligjshme, gjatë turneut të viti 2022, por birra ishte në dispozicion në zona të caktuara të tifozëve dhe në disa hotele.

“Shumë argëtim mund të bëhet pa alkool – nuk është 100% e nevojshme dhe nëse doni të pini pasi të largoheni, jeni të mirëpritur, por për momentin ne nuk kemi alkool,” tha Khalid bin Bandar në një radio stacioni britanik “LBC” të mërkurën.

“Secili ka kulturën e vet. Ne jemi të lumtur që akomodojmë njerëzit brenda kufijve të kulturës sonë, por nuk duam ta ndryshojmë kulturën tonë për dikë tjetër“, shtoi ai.

Vitin e kaluar, Saudia njoftoi hapjen e një dyqani alkooli në Lagjen Diplomatike të Riadit për të luftuar tregun e zi dhe importet e paligjshme. Dyqani është vetëm për diplomatët jomuslimanë, të cilët duhet të paraqesin identifikimin diplomatik përpara se të blejnë.

Mbretëria ka investuar shumë në sport gjatë viteve të fundit përmes Fondit të saj të Investimeve Publike, i cili ka blerë klubin e Premier League Neëcastle United dhe ka themeluar turneun LIV Golf, duke sfiduar dominimin e PGA Tour me bazë në SHBA.

Kritikët, duke përfshirë grupet e të drejtave të grave dhe anëtarët e komunitetit LGBTQ, pretendojnë se po përdor PIF-në për të shpëlarë të dhënat e saj të të drejtave të njeriut.

I pyetur nëse tifozët homoseksualë do të mund të merrnin pjesë në kampionat, ambasadori u përgjigj: “Ne do t’i mirëpresim të gjithë në Saudi. Nuk është një ngjarje saudite, është një ngjarje botërore. Dhe në një masë të madhe, ne do të mirëpresim të gjithë ata që duan të vijnë“, theksoi ai.

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Sport

Interi dhe Milani prezantojnë projektin e stadiumit të ri në San Siro

Published

on

By

Interi dhe Milani kanë zbuluar projektin e përbashkët për stadiumin e ri, i cili do të ndërtohet në zonën e San Siros. Gjatë prezantimit, arkitekti i njohur David Manica ka deklaruar se arena e re, e cila do të mbajë emrin “Generali Stadium”, është konceptuar për të ruajtur shpirtin dhe atmosferën e stadiumit legjendar, duke siguruar një përvojë edhe më afër fushës për tifozët.

Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej rreth 71,500 ulësesh, ndërsa tribunat tradicionale të tifozëve më të zjarrtë, të njohura si “Curva”, do të kenë nga 11,700 vende secila. Projekti, në të cilin janë angazhuar edhe studio të njohura si ajo e Norman Foster dhe David Manica, parashikon ndërtimin e stadiumit në hapësirën që aktualisht shërben si parking, pas marrëveshjes së blerjes së tokës nga dy klubet në nëntor të vitit 2025.

Përveç tribunave afër fushës dhe hapësirave premium, stadiumi i ri do të dallohet edhe për nga aspekti i qëndrueshmërisë mjedisore, ku kulmi i tij do të mbulohet me 27,500 metra katrorë panele diellore. Kjo nismë vjen pak ditë para derbit të madh të qytetit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së dy klubeve italiane. /Tutosport/

 

Continue Reading

Të kërkuara