Published
4 years agoon
By
Betim GashiRomani “Të lirë” i autores dhe akademikes shqiptare Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. Vepra autobiografike rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël të paralelizuar me tranzicionin politik të një shoqërie dhe shteti që kalon prej një fortifikate komuniste në një vend të hapur liberal (Shqipëria). Në libër shpërfaqet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e deri në vitin 1997, në vendin më të izoluar e më të varfër në Europë. Ky roman është botuar nga prestigjiozja e librave “Penguin Books” në Londër dhe deri më tani është pritur mjaft mirë nga kritika e shtypit elitar britanik.
Nga: Tim Judah
Në pjesën e pasme të Galerisë Kombëtare të Tiranës gjenden disa statuja të vjetra që përkujtojnë portretin e ish-kreut të shtetit sovjetik Lenin-it me krahë të thyer, dy statuja të tjera të ushëheqësit komunist Stalin dhe një e fundit e diktatorit shqiptar Enver Hoxha me hundë të thyer. Statuja të tilla ishin më se të zakonshme në Tiranën e përgjumur të kohës, në vitet ’90, kur autorja Lea Ypi jetonte në Shqipëri. Ndonëse ish-udhëheqësi Hoxha kishte vdekur në vitin 1985, hija e diktatorit paranojak ende sundonte mbi jetët e popullit shqiptar.
Në një fragment të librit të saj “Të lirë”, Ypi kujton mësuesen e edukatës morale, Norën, të cilën njëherë e pyeti: “A i donte Stalini fëmijët po aq sa xhaxhi Enveri?”. Me një buzëqeshje të ngrohtë, mësuesja i kthen një përgjigje të shpejtë e pa hezitim: “Ti e di përgjigjen”.
Përgjigja e mësueses nuk ishte vetëm një veçse një tregues i qartë i izolimit të madh ideologjik të Shqipërisë, vend në të cilin regjimi komunist u rrëzua më vonë se kudo në Evropë. Ndonëse Muri i Berlinit kishte rënë një vit më parë, mësuesja e Ypit, Nora vijonte të shpjegonte e pashqetësuar konceptet bazë të shoqërisë socialiste dhe siguronte nxënësit e saj se nuk kishte asnjë arsye pse të shqetësoheshin për ngjarjet e ndodhura në Europë. Pas shkolle, 11-vjeçarja Ypi shkoi të përqafonte statujën e Stalinit në qytetin e saj, të Durrësit. Kur Lea ngriti sytë për të parë fytyrën e statujës kuptoi se demostruesit, që ishin mbledhur përreth shtatores duke bërë thirrje për liri dhe demokraci, i kishin hequr kokën. Ypi kujton se në ato momente ajo mbuloi gojën për të mbytur një britmë teksa vriste mendjen se çfarë donin këta demonstrues. “Ne kishim shumë liri,” pandehte ajo.
Asnjë vend tjetër europian, që nuk ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, nuk ka ndryshuar aq shumë në tre dekadat e fundit sa Shqipëria, me përjashtim të Jugosllavisë dhe pjesëve përbërëse të saj. Shqipëria komuniste u bë fillimisht aleate e më pas u shkëput me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe me vonë me Kinën. Por në kohën kur komunizmi u shemb, vendi ishte në skamje të plotë, njerëzit ishin të uritur dhe të trembur. Kolapsi i regjimit solli lirinë, por bashkë me të erdhi kaosi që kulmoi në vitin 1997, kohë kjo kur vendi iu afrua pragut të kalimit në një luftë civile. Në mars të po këtij viti, Ypi shkroi në librin e saj se i gjithë vendi po ‘kryente vetëvrasje’ dhe se situata ishte shumë më keq se viti 1990.
“Të paktën atëherë kishte shpresë në demokraci. Tani nuk ka asgjë, vetëm një mallkim”, vijon Ypi.
Ishin këto ngjarje të vitit të trazuar 1997, që shënjuan jetën e autores dhe akademikes shqiptare Ypi. Nëse vendi nuk do të kishte regresuar deri në pikën e shkatërrimit të ekonomisë, bankave e bizneseve, Ypi ndoshta nuk do të kishte kishte migruar jashtë vendit dhe sot me gjasa nuk do të ishte profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics. Fillimisht Ypi donte të shkruante një libër filozofik për “idetë e mbivendosura të lirisë në traditat liberale dhe socialiste”, por vendosi se kjo nuk ishte historia që donte të tregonte.
Megjithatë, për shumë lexues, edhe një libër me në qendër një adoleshente shqiptar që emigroi në vitet 1990 nuk tingëllon si ndonjë kryevepër, por thjesht si një tjetër histori e trishtë shqiptare. Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë roman tjetër, ndër shumë libra që janë botuar për këto vite të vështira në historinë shqiptare, ndoshta termi “i zakontë” do të ishte shumë me vend. Por ky nuk është rasti i veprës “Të lirë” nga Lea Ypi. Ky roman trajton një histori të dhimbshme në mënyrë aq tërheqëse sa nuk është për t’u habitur fakti që ndonëse ka pak muaj që është botuar vëllimi është përkthyer tashmë në gjashtë gjuhë. Mos u befasoni nëse libri do të pasohet edhe nga një film.
Një roman autobigrafik shpërthyes, që fare mirë mund të titullohej “Si i mbijetuam komunizmit dhe madje qeshëm”, nëse autorja kroate Slavenka Drakulic nuk do e kishte shkruar tashmë një libër me këtë titull. Me shumë mjeshtëri Ypi kalon mes realitetit komik dhe vdekjeprurës të vendit ku u rrit. Autorja përshkruan se kur ishte fëmijë, ajo dëgjonte të rriturit të diskutonin për një vend që i referoheshin vetëm me shkronjën e parë të emrit. Më vonë, ajo e kupton se ata po flasin me kode dhe se shkronja “S”, për shembull, do të thotë Spaç, burgu më famëkeq i ish-diktaturës komuniste. Nëse thuhej se “studenti” kishte studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare kjo do të thoshte se ai ishte akuzuar për tradhti.
Por ajo çfarë erdhi më pas, nuk ishte në asnjë formë më e lehtë për t’u përballuar. Me rënien e komunizmit erdhi kaosi, një katrahurë jo vetëm politike. Të dy prindërit e Ypit provuan të futen në politikë dhe dështua. Lea kujton një incident të paharrueshëm kur një delegacion i grave franceze vjen për të vizituar nënën e saj dhe ajo i përshëndet me një fustan nate. Ngjarja ndodhi në vitin 1992, atëherë kur rrobat ‘perëndimore’ filluan të vijnë në tregun shqiptar dhe gratë e kishin të vështirë të dallonin se cilat ishin rroba nate dhe cilat jo. Kjo është edhe periudha kur Ypi vë në dukje se fjalorit iu shtua “shoqëria civile”, “pak a shumë si zëvendësim i “Partisë”.
Koleksioni i librave për Shqipërinë dhe shqiptarët në anglisht është i vogël, gjë që është disi e pabesueshme sidomos kur kujtojmë se shtrirja e popullsisë është e ndarë midis republikës së Shqipërisë dhe katër prej shteteve ish-jugosllave. Për këtë arsye, me siguri mund të thuhet se shqiptarët luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e stabilitetit dhe fatit të Europës Juglindore. Diaspora e vendit numëron më shumë se 1.5 milionë banorë dhe përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë emigrante në disa vende.
Për sa u përket librave të botuar për Shqipërinë mund të thuhet se pasqyrimi i ngjarjeve në to është shumë mbrapa asaj që po ndodh realisht në këtë vend. Një devijim i këtyre botimeve është vepra “Mud Sweeter than Honey” i autores polake Margo Rejmer, e cila tregon, historitë e shqiptarëve gjatë komunizmit dhe veçanërisht ato të të burgosurve të regjimit. Koleksioni i tregimeve të Rejmen, njësoj so libri i Ypit, ka në fokus zhgënjimin pas rënies së komunizmit. Në një nga historitë e rrëfyera një peshkar tregon se nëse dikush përpiqej të arratisej nga vendi, rojet kufitare nuk kishin mëshirë. Ai risjell në mendje një fëmjë që u përpoq të notonte jashtë vendit dhe u copëtua nga helikat e varkave shqiptare, teksa rojet shijonin ‘shfaqjen’.
Autorja Rejmer thotë se qëllimi i saj ishte të sigurohej që viktimat e atij regjimi të kishin një zë dhe të dëgjoheshin. Qëllimi i Ypit është i ndryshëm. Në librin e saj ajo e konsideron veten si socialiste, edhe pse gjyshi i saj kaloi 15 vjet në një burg komunist, sepse babai i tij kishte bashkëpunuar me italianët. Ypi tregon se gjithë sistemi i ka lënë një ndjesi faji të ngujuar në të, a thua se dëgjimi dhe bindja sipas ideve të sistemit komunist, e bënte atë përgjegjëse për gjithë të kqëijat që ky sistem solli.
Lea kujton një moment (ndër shumë) kur babai i saj, i cili ishte drejtor i përgjithshëm i portit të Durrësit, u detyrua të pushonte nga puna qindra romë të dëshpëruar në emër të “reformave strukturore”. Prindërit e saj e refuzuan socializmin, shkruan ajo, sepse ai sistem u mohonte atyre gjithë identitetin e tyre. Megjithkëtë Ypi, shkruan se, ajo tashmë e barazon liberalizmin me premtimet e thyera, me shkatërrimin e solidaritetit, të drejtën për të trashëguar privilegjin, shpërfilljen ndaj padrejtësisë. Në pamje të parë këto mund të duken akuza të ashpra, por Ypi thotë se meqenëse ajo ka parë një ndryshim të sistemit një herë, “nuk është aq e vështirë të besosh se ai mund të ndryshojë përsëri“.
©Përktheu: Lapsi.al
You may like
Kulturë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig
Published
14 minutes agoon
March 19, 2026By
UBT News
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.
Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.
Kulturë
Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë
Published
16 minutes agoon
March 19, 2026By
UBT News
Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.
Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.
Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.
Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.
Kulturë
Tenori shqiptar debuton në Staatsoper Berlin
Published
21 hours agoon
March 18, 2026By
UBT News
Një sukses i ri ndërkombëtar është shënuar nga një artist shqiptar, i cili do të ngjitet në një nga skenat më prestigjioze të operës botërore.
Tenori shqiptar do të bëjë debutimin e tij në Staatsoper Berlin gjatë sezonit artistik 2026/27, i cili tashmë është publikuar zyrtarisht. Ky debutim konsiderohet një arritje e madhe në karrierën e tij artistike, duke e vendosur atë në mesin e emrave që performojnë në këtë teatër historik.
Ai do të paraqitet në rolin e Alfredo Germont në operën e njohur La Traviata, një prej veprave më të dashura të repertorit operistik botëror.
Për artistin, ky është një moment i veçantë dhe një nder i madh, pasi emri i tij do të jetë pjesë e programit të një prej institucioneve më të rëndësishme të muzikës klasike në botë. Ai është shprehur i lumtur dhe krenar për këtë arritje, duke theksuar se mezi pret ta sjellë këtë rol në skenën e Berlinit.
Ky sukses përbën një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të artistëve shqiptarë, të cilët po vazhdojnë të depërtojnë dhe të shkëlqejnë në skenat më të mëdha ndërkombëtare.
Kulturë
Ndahet nga jeta arkeologu i shquar Luan Koçbashliu
Published
22 hours agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Lajmi për ndarjen nga jeta të arkeologut të njohur Luan Koçbashliu është përcjellë me nderime të larta nga institucionet e kulturës në vend.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit shkencor, duke e vlerësuar lart figurën e tij.
Koçbashliu cilësohet si një ndër arkeologët e gjeneratave të para në Kosovë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në institucionet e trashëgimisë kulturore.
Puna e tij ishte veçanërisht e rëndësishme në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ku përkushtimi i tij la gjurmë të pashlyeshme në ruajtjen dhe studimin e pasurisë arkeologjike të këtij rajoni.
Në mesazhin e saj, ministrja Bogujevci theksoi se trashëgimia që ai la pas do të shërbejë si një frymëzim dhe shembull i pasqyruar për brezat e rinj të studiuesve. Ndarja e tij nga jeta konsiderohet një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Publikohet traileri i parë i “Spider-Man: Brand New Day”
Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig
Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë
Sulmet e Iranit, Konjufca: Kosova krah Emirateve të Bashkuara
Gjykata urdhëron rikthimin e 1,000 punonjësve të “Zërit të Amerikës” në punë
Pas bastisjeve në ARBK, reagon Ministria: Hetimet lidhen me një rast të ndryshimit të pronësisë së një biznesi
Përballjet vendimtare para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve
Izraeli vret ministrin e Inteligjencës së Iranit: Urdhër ushtrisë për eliminimin e çdo zyrtari të lartë
Një muaj paraburgim për prindërit nga Lipjani që dyshohen për keqtrajtimin e fëmijës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet nga UBT3 months agoZgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
