Kronikë e zezë

Vjedhen 25 mijë euro në një market, caktohet masa e paraburgimit për pesë të pandehur

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve M. B., G. S., A. M., M. M. dhe Z. M.

Sipas gjykatës, më datën 01.06.2023, rreth orës 02:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Viti, marketin “B….”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, të pandehurit kanë kryer vjedhje të rëndë në dëm të të dëmtuarit A. H.

“Të njëjtit kanë shkuar në marketin e lartcekur, ashtu që fillimisht të pandehurit M. B. dhe G. S. hapin me forcë dyert e marketit, depërtojnë në brendi dhe në zyre të marketit marrin shumë prej 28.000€, e më pas largohen në drejtim të parkingut ku ishin duke i pritur të pandehurit M.M., A.M. dhe Z.M., të cilët ishin duke e siguruar terrenin. Po ashtu me datë 05.10.2023, rreth orës 23:00, në Viti pikërisht në marketin e njëjtë me qëllim që ti sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme kryejnë grabitje në dëm të dëmtuarit A. H., në atë mënyrë që me përgatitje paraprake dhe duke i ndarë rolet, ashtu që të pandehurit M. B. dhe G. S., të maskuar e me përdorim të forcës apo kanosjes serioze duke mbajtur armë në dorë, ndaj të dëmtuarit H. H., ashtu që derisa i dëmtuari i kishte mbyllur dyert kryesore të marketit, të pandehuri i dalin para, në afërsi të marketit, në errësirë me ngjitës i’a mbyllin gojën të njëjtit… e më pas me forcë hapin dyert e marketit, depërtojnë në brendësi dhe aty marrin shumë prej 2500 €, e më pas dalin nga marketi dhe bëhen bashkë me të pandehurit M.M, A.M. dhe Z.M. të cilit ishin duke i pritur me veturë. Më këto veprime të pandehurit kanë kryer veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “grabitje”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktvendimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit.

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara