Lajmet

​Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban

Published

on

Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga zgjedhja si kreu i Kishës Katolike në maj.

Arqipeshkvi Paul Sayah, zëvendës i liderit më të lartë katolik të Libanit, i tha BBC-së se Vatikani po studion udhëtimin, por Kisha ende po pret datat zyrtare.

Kjo vizitë do të shënonte një moment të rëndësishëm për Papën e parë amerikan, i cili ka bërë thirrje të përsëritura për paqe në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesë ndërfetare.

“Libani është një vend multikulturor dhe multifetar dhe është një vend dialogu”, tha ipeshkvi Sayah. Është një nga mjediset e rralla ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin.. kështu që dërgon një mesazh për rajonin” tha ai.

Ka pasur spekulime mbi destinacionin e parë ndërkombëtar të Papës Leo, pasi udhëtimet e hershme papale shpesh përcaktojnë tonin e pontifikatit.

Udhëtimi i parë i madh jashtë Romës i Papës së ndjerë Françesku, në ishullin italian Lampedusa në 2013, vendosi fokusin e tij mbi migracionin dhe komunitetet e margjinalizuara.

Në dekadat e fundit, udhëtimet jashtë vendit janë bërë thelbësore për papatinë, duke lejuar papët të lidhen me katolikët në mbarë botën, të shpërndajnë mesazhin e tyre dhe të angazhohen në diplomaci.

Gjatë 12 viteve të tij si pontif, Françesku vizitoi 68 vende në 47 udhëtime të huaja, shpesh duke zgjedhur destinacione në periferitë e botës, të cilat ai i përshkroi si periferitë e Kishës.

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara